Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Degėt e Gjeografisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Degėt e Gjeografisė  Empty
MesazhTitulli: Degėt e Gjeografisė    Degėt e Gjeografisė  Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 3:59 pm

Gjeografia si shkencė ndėr mė vjetrat ndahet nė:
Gjeografinė pėrgjithshme dhe nė
Gjeografinė regjionale.

Gjeografia e pėrgjithshme ndahet nė:
Gjeografinė fizike (natyrore) ku shkencat komponente:
Gjeomorfologjia
Gjeologjia
Klimatologjia
Hidrologjia
Pedogjeografia
Biogjeografia
Paleogjeografia
Gjeografinė shoqėrore (Antropogjeografike) ku shkencat komponente janė:
Demografia
Gjeografia e vendbanimeve
Gjeografia ekonomike
Gjeografia politike
Gjeografia sociale
Kohėve tė fundit gjeografisė sė pėrgjithshme i bashkohet edhe gjeoekologjia. Dikur nė kuader tė gjeografisė fizike kanė qenė edhe gjeografia matematike gjegjėsisht gjeografia astronomike me gjeodezinė dhe hartografinė, por pasi qė janė zhvilluar si shkenca nė vete nuk mund tė radhiten nė sistemin e gjeografisė sė pėrgjithshme.
Gjeografia regjionale mund tė definohet si aplikim i njohurive gjeografike pėr studime konkrete tė teritoreve,ndamas nė bazė tė ndonji kriteri tė regjionalizimit gjeografik. Pra ajo ėshtė njė disiplinė sintetike shkencore.
Gjeografia regjionale mandej ndahet nė gjeografinė e pėrgjithshme regjionale dhe gjeografinė e veēantė regjionale.
Gjeografia ėshtė njė lėndė shumė e rėndėsishme sepse tregon tėrėsinė territoriale dhe studion gjeografinė e njė vendi dhe tė botės.Ka shumė zbulime tė rėndėsishme gjeografike p.sh zbulimi i Amerikės,Australisė,Antartikut etj.Zbulime gjeografike mund tė quajmė edhe zbulimet natyrore tė njė vendi.
``````````````````````````````````````````````````````````````

Gjeografia fizike

Gjeografia fizike ėshtė disiplinė e Gjeografisė e cila merret me studimin e dukurive natyrore (natyrės) pa ndikimin e shoqėrisė njerėzore nė tė (dorės sė njeriut).
Gjeografia fizike ndahet ne Gjeografi te pėrgjithshme edhe regjionale.
````````````````````````````````````````````````````````````````
Gjeomorfologjia

Gjeomorfologjia (nga greqishtja : γη, ge, "tokė"; μορφή, morfé, "formė"; dhe λόγος, logos, "dituri") ėshtė disciplinė qė merret me studimin e relievit, hulumton krijimin dhe zhvillimin e tij, mandej proceset qė i japin formen. Fjala gjeomorfologji rrjedh nga greqishtja geo (toka) dhe morphe (formė). Gjeomorfologėt mundohen tė mėsojn historinė dhe dinamiken e relievit, mandej parashikimin e ndryshimeve tė ardhshme tė truallit.
Kjo disiplinė shkencore shfrytėzohetnė kuadėr tė gjeografisė, gjeologjisė dhe arkeologjisė. Relievi krijohet si pėrgjegjje e proceseve natyrore dhe antropogjeografike...
`````````````````````````````````````````````````````````````````

Gjeologjia e xeherorėve

Shkembinjte me te vjeter formojne bazamente te Neo – Proterozoikut, qe eshte i perbere nga shiste kristaline dhe granite, qe perfaqesojne produktet e metamorfizimit krahinor te shkalles se larte. Keta shkembinj dalin kryesisht ne verilindje te Kosoves. Mbi bazamentin kontinental shtrihet nje sekuence e sedimenteve detare te ujrave te lehta (klastike dhe kimike) te Permianit te Vonshem – Triasik i Hershem, qe jane pershkuar nga magma acide, pasi korja kontinentale eshte holluar duke rezultuar anateksin e shkembinjve, qe kane ekzistuar me pare. Tendosja dhe hollimi i vazhdueshem kane ēuar ne ndarjen fizike te kores kontinentale duke rezultuar ne ekstruzionin e bazalteve, qe kane perfshire ne gjirin e tyre forma te ērregullta te perqendrimeve te kromiteve me permbajtje te larte. Kjo ndarje eshte mjaft e gjere duke shpene ne formimin e oqeanit Paratethys qe u formua permes Ballkanit duke perfshire dhe Kosoven. Paratethys ishte nje dege e oqeanit kryesor Tethys qe u formua permes Europes Jugore, Mesdheut dhe Afrikes Veriore. Nje ndryshim i levizjes se tektonikes se pllakave ēoi ne mbylljen e rastit te Oqeanit te Tethys – t ne Mesozoik, duke perfshire nje segment te quajtur Oqeani i Vardarit (Parathethys – i) permes Kosoves. Ne kohen e Jurasikut te Vonshem, prania e mbetjes se oqeanit te Vardarit si nje det i ceket ēoi ne depozitimin kimik te platformave karbonatike te trasha dhe me shtrirje te gjere. Ne kohen Kretake, terheqja e ndodhur e ketij e deti dhe stabiliteti i vendosur si nje lugine kontinentale pasive, ēoi ne depozitimin e sedimenteve klastike qe renditen nga te origjines detare ne ate toksore. Perplasja midis masave tokesore qe pati vendosur ne krah Oqeanin e Vardarit, shkaktoi obduksionin me drejtim perendimor te mbetjeve te kores oqeanike mbi koren kontinentale. Si rezultat i mbetjeve te kores oqeanike te gjetura neper Ballkan, duke formuar sekuencat ofiolitike lineare te vendosura gjate drejtimit strukturor krahinor VVP – JJL. Keto ngjarje obduksioni jane shume fazore dhe do te perfaqesonin akrecionin e kores, duke sjelle si pasoje zhvillimin e shume bazave lineare te ofioliteve, duke renditur moshen e obduksionit nga Jurasiku ne Kretak. Shkembinjte qe jane mbihipur gjate zhvendosjes se ofioliteve jane quajtur shkembinj te “Shtrojes” dhe formojne njesite te quajtura “Melanzhe”. Melanzhe te tilla ofiolitike jane te karakterizuara nga perberja e silicoreve, serpentiniteve, vullkanikeve mafike dhe karbonateve, qe mund te takohen ne forme fragmentesh brenda njesive te olistostromeve te sortuara ne menyre kaotike. Me Kretakun e Vonshem, perplasja kontinentale e gjere gjate orogjenezes Alpine ēoi ne formimin e Alpeve dhe shoqeroi vargjet malore permes Europes Qendrore dhe jugore. Erozioni i shpejte i ketyre shkembenjve me origjine kontinentale dhe detare, solli si pasoje depozitimin e sekuences se flishit qe i mbulon dhe qe eshte i perbere nga gelqerore mergelore dhe shkembinj klastike. Kur orogjeneza Alpine u dobesua, vargje te reja malore u eroduan per te prodhuar molaset kontinentale mbuluese, qe formian ne menyre mbizoteruese pellgjet ndermalore permes zones Alpine. Disa nga sedimentet klastike kontinentale te ruajtura ne Kosove perfaqesojne probabilisht depozitime molasike. Pellgjet e depresioneve brenda Kosoves kane qene vendi i lulezimit te rritjes se bimesise qe pas mbulimit nga sedimentet ēoi ne formimin e vendburimeve shtresore te linjitit qe shfrytezohen nga KEK. Akullimet Pleistocenike qe prekin Europen, kane levizur sasi te medha te mbuleses se truallit nga unaza e Kosoves e maleve rrethues, gje qe ka shpene ne formimin e depozitimeve te shpatit gjate aneve te pjerrta te maleve. Nga :Kristi Abrashi shkolla Omiros Klasa e V c
``````````````````````````````````````````````````````````
Gjeokimia

Gjeokimia ėshtė shkenca qė studjon historinė e elementeve kimike tė tokės (atmosferes, hidrosferes dhe biosferes),prejardhjen, jetegjatesine, ciklin dhe ndikimin e tyre ne ambjent, efektet pozitive dhe negative si dhe parandalimin dhe reduktimin e ketyre te fundit.
Disa ndarje kryesore tė Gjeokimisė janė:
Gjeokimia e izotopeve ben percaktimin e moshes absolute dhe relative te shkembinjve e mineraleve si dhe studjon gjenezen (prejardhjen) e tyre.
Gjeokimia e Mjedisit studjon ndryshimet kimike ne Mjedisin natyror si pasoje e veprimtarise njerezore (antropogjene)dhe pasojat qe ato sjellin ne qeniet e gjalla.
Kerkimi gjeokimik i mineraleve te dobishem Nje sere metodash gjeokimike qe perdoren per te kerkuar vendburimet e mineraleve te dobishem.
Kozmokimia studjon perhapjen e elementeve kimike ne Kozmos.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Degėt e Gjeografisė  Empty
MesazhTitulli: Re: Degėt e Gjeografisė    Degėt e Gjeografisė  Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 4:00 pm

Gjeokronologjia

Gjeokronologjia ėshtė degė e gjeologjisė qė merret me studimin e kohės gjeologjike. Emri krijohet nga fjalet greke Gjeo(tokė) dhe kronos (kohė). Sipas parimeve tė saj koha gjeologjike ndahet nė intervale konvencionale qė kanė secila emėrtimin e vet (era, periudha, epoka dhe shekulli), dhe vendosen nė njė vijueshmėri tė pėrcaktuar.
````````````````````````````````````````````````

Gjeodezia

Gjeodezia ėshtė shkenca qė merret me pėrcaktimin e formės dhe pėrmasave te tokės. Qė nė fillimet e tij, njeriu ka qėnė i interesuar tė mėsojė rreth tokės ku jetonte, punonte dhe zhvillohej. Dukuri tė ndryshme natyrore tė vrojtuara pėrreth tij, ngjanin si tė lidhura me dukuri tokėsore. Pėr ti kuptuar kėto dukuri njeriut i nevoiteshin njohuri mbi tokėn, tė tilla si forma dhe madhesia (pėrmasat ) e saj. Gjeodezia mbase mund tė quhet gjeometri, meqėnėse kjo e fundit do tė thotė: (geo) tokė, (metri) matje. Fjalė pėr fjalė gjeodezi nėnkupton : (gjeo) – tokė, desy (ndarje). Matja e tokės pėrfshinte jo vetėm principet teorike tė gjeometrisė, por mjeshtri mė tė rėndėsishme dhe tė sofistikuara pėr tė zbatuar teorinė nė praktikė. Kjo spjegon atė qė filozofi i lashtė Grek Platoni tha se gjeodezia ėshtė njė art, ndėrkohė qė gjeometria ėshtė vetėm njė teknikė. Zgjerimi i matjes sė tokės pėr tė pėrcaktuar figurėn tėrėsore tė saj sė bashku me vrojtimet mahnitėse astronomike, krijuan tė parin “portret planetar tė botės” qė nė fillimet mė tė para tė qytetėrimit tonė. Detyra e Gjeodezisė moderne pėrfshin studimet e figurės dhe tė fushės gravitative tokėsore, si dhe tė ndryshimeve tė tyre nė lidhje me kohėn. Gjeodezia ėshtė jo vetėm njė shkencė natyrore e pėrcaktimit tė figurės dhe gravitetit tokėsor por edhe njė teknologji e zbatuar, e dobishme pėr pozicionim mbi dhe pranė sipėrfaqes sė tokės. Njė prej detyrave mė rėndėsishme tė gjeodezisė moderne ėshtė tė ndėrtojė dhe mbajė sistemet koordinative gjeodezike referencė (mbėshtetėse) nė shkallė kombėtare e globale, si dhe tė mbėshtesė prodhimin, pėrdorimin dhe shpėrndarjen e informacionit gjeografik nė komunitete tė gjera pėrdoruesish.
Ky tekst ka burim informacioni nga.[1](Shqip) Gjeodezia Matematike merret me llogaritjet gjeodezike ne siperfaqen dhe rreth siperfaqes se Tokes dhe lidhshmeria e tyre me elipsoidet referent, te cilet me se miri e aproksimojne Token.
``````````````````````````````````````````````````
Gjeomorfologjia

Gjeomorfologjia (nga greqishtja : γη, ge, "tokė"; μορφή, morfé, "formė"; dhe λόγος, logos, "dituri") ėshtė disciplinė qė merret me studimin e relievit, hulumton krijimin dhe zhvillimin e tij, mandej proceset qė i japin formen. Fjala gjeomorfologji rrjedh nga greqishtja geo (toka) dhe morphe (formė). Gjeomorfologėt mundohen tė mėsojn historinė dhe dinamiken e relievit, mandej parashikimin e ndryshimeve tė ardhshme tė truallit.
Kjo disiplinė shkencore shfrytėzohetnė kuadėr tė gjeografisė, gjeologjisė dhe arkeologjisė. Relievi krijohet si pėrgjegjje e proceseve natyrore dhe antropogjeografike...
``````````````````````````````````````````````````````````````
Glaciologjia

Glaciologjia ėshtė shkencė qė i takon shkencės se hidrologjisė, e cila ka pėr qėllim studimin e akullnajave, proceset e krijimit tė tyre si dhe studimin e ndikimit tė tyre nė mjediset jetėsorė. Fjala gleēer rrjedh nga latinishtja "glacies" qė do tė thotė akull ose acar. Glaciologjia ėshtė shkencė interdisiplinare e tokės e cila ndėrthuret ngushtė me gjeologjinė, klimatologjinė, meteorologjinė, hidrologjinė, biologjinė dhe ekologjinė.
``````````````````````````````````````````````````````````
Petrologjia

Petrologja ėshtė shkencė qė merret me studimin e shkėmbijve. Ndahet nė dy pjesė nė Petrografi (Petrologjia sistematike) dhe nė Petrogjenezė (Petrologjia teorike). Petrografia merret krysisht me pėrshkrimin dhe klasifikimin e shkėmbijve, kurse Petrogjeneza merret me studimin e mėnyrės sė formimit tė shkėmbijve dhe ambientit litologjik tė vendėndodhjes sė tyre.
`````````````````````````````````````````````````````````````````
Sedimentologjia

Sedimentologjia ėshtė njė disiplinė relativisht e re e gjeologjisė e cila ka lindur nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XX. Objekti i studimit tė saj janė pellgjet sedimentare tė cilėt i studion nė ecurinė horizontale e vertikale, duke bėrė sintezėn cilėsore e sasiore tė mardhėnieve tė tyre me mjedisin rrethues.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Degėt e Gjeografisė  Empty
MesazhTitulli: Re: Degėt e Gjeografisė    Degėt e Gjeografisė  Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 4:02 pm

Sizmologjia

Sizmologjia (nga greq. seismos - lėkundje dhe logos shkencė) ėshtė shkenca e cila merret me studimin e tėrmeteve, tė proceseve dhe dukurive nė lidhje me to. Sizmologjia, duke studiuar shkaqet e tėrmeteve, lidhjet e tyre me proceset tektonike dhe rėndėsinė e paralajmėrimit tė tyre, shėrbehet edhe me rezultatet e shkencave tė pėrafėrta – gjeologjisė, tektonikes, gjeofizikės etj. Njohuritė pėr tėrmetet shfrytėzohen pėr studimin e ndėrtimit tė brendshėm tė Tokės dhe pėrcaktimin e kufijve tė rėndėsishėm mes mbėshtjelljeve tė saj. Detyrė e rėndėsishme e sizmologjisė ėshtė edhe ndarja e rajoneve dhe mikrorajoneve sizmike.
````````````````````````````````````````````````````````````````````````

Speleologjia

Speleologjia (greq: spelaion-shpellė + logos-shkencė) ėshtė shkėncė e cila merret me hulumtimin e krijimit dhe zhvillimin e shpellave dhe humnerave. Speleologjia ėshtė shkencė interdisiplinare e cila shfrytėzon hulumtimet nga kimia, biologjia, gjeologjia, meteorologjia dhe hartografia: analizon dhe bėnė pėrcjelljen e ujrave nėntokėsorė.
```````````````````````````````````````````````````````````
Stratigrafia

Fjala Stratigrafi do tė thotė pėrshkrim i shtresave (stratum, lat.-shtresė).
Ka dy pėrshkrime, bazuar nė Fjalorin e Gjeologjisė nga Dėfrim Shkupi tė vitit 1984
1. Degė e gjeologjisė historike qė studion formėn, vendosjen, pėrhapjen, vijueshmėrinė, kronologjinė, klasifikimin dhe mardhėniet e shtresave shkėmbore nė renditjen e tyre normale, sipas njė tipari ose sipas tė gjitha karakteristikave, vetive e cilėsive tė shkėmbinjve. Stratigrafia studion dhe origjinėn, pėrbėrjen, historinė, moshėn, mardhėniet me evolucionin organik dhe karakteristika tė tjera tė shumta tė shkėmbinjve sedimentarė si dhe tė shkėmbinjve vullkanogjenė e intruzivė, duke pėrcaktuar moshėn e tyre relative e absolute.
2. Pėrshkrimi i vijueshmėrisė sė shtruarjes sė formimeve gjeologjike tė njė vendi ēfarėdo ose tė njė krahine.
`````````````````
Klimatologjia

Klimatologjia ėshtė disiplinė shkencore mbi klimėn. Lėndė e studimit tė klimatologjisė janė veēoritė e klimės nė pjesėt e ndryshme tė botės, klasifikimi dhe shtrirja e sajė.
Klimatologjia ndahet nė:
Klimatologjinė e pėrgjithshme (fizike) dhe
Klimatografi.
Klimatologjia e pėrgjithshme studjon vetitė fizike tė klimės si gjendje mesatare e atmosferės. Klimatografia pasqyron klimėn e regjioneve tė ndryshme.
Klimatologjia moderne ėshtė disiplinė komplekse sepse pėrveē disa elemeteve meteorologjik hulumton edhe mardhėnjet nė mes tyre pėr tė ardh deri te shėnimet e rėndėsishme. Se si ndryshon klima nė hapsirėdhe nė kohė, nė kuadėr tė klimatologjisė ėshtė zhvilluar edhe paleoklimatologjia, e cila studjon klimėn nė tė kaluarėn.
``````````````````````````````````````````````````````````````
Faktorėt klimatik

Faktorėt klimatik janė modifikatorė tė klimės, forcojnė ose dobsojnė intenzitetin ose madhėsinė elementėve klimatik.
Rrotacioni i Tokės,
Revulucioni,
Gjėrsia gjeografike,
Lartėsia mbidetare,
Pėrhapja e masave ujore dhe toksore,
Largėsia nga detrat dhe oqeanet,
Rrymat detare,
Relievi,
Liqenet,
Atmosfera,
Trolli (dheu) dhe vegjetacioni,
Njeriu.
`````````````````````````
Elementet klimatik

Elementet klimatik pėrcaktohen nga qarkullimi i pėrgjithshėm atmosferik dhe janė:
Diellosja (insolacioni),
Rrezatimi toksorė (radiacioni),
Gjtėsia e zgjatjes sė rrezatimit diellorė,
Dukshmėria horizontale,
Temperatura e ajrit dhe shtresave tė sipėrme tė tokės,
Shtypja e ajrit,
Lagėshtia e ajrit,
Tė vrenjturit,
Lartėsia e reshjeve,
Lartėsia e mbulesės sė dėborės,
Dendėsia e dėbores,
Drejtimi dhe shpejtėsia e erės.
``````````````````````````
Hidrologjia

Hidrologjia (rrjedh nga gjuha greke: hidro -ujė, logos –shkencė; shkenca mbi ujin) ėshtė shkenca qė studion ujrat, vetitė fizike tė tij dhe paraqitjen e tij nė natyrė. Pra hidrologjia studjon sė bashku ciklin hidrologjik dhe pasuritė ujore. Nė laminė e hidrologjisė radhitet edhe hidrometereologjia, hidrologjia sipėrfaqėsore dhe hidrogjeologjia, oqeanografia dhe meteorologjia nuk jan tė radhitura nė kėtė lami pėr shkak se uji kėtu ėshtė njė nga aspektet tė shumt pėr nga rėndėsia.
Hulumtimet hidrologjike janė tė rėndėsishme jo vetėm se na ndihmojn qė mė mirė tė njohim botėn ku jetojmė, por edhe dukshėm iu ndihmon shkencave tė tjera tė cilat merren me mjedisin jetėsor.
`````````````````````
Biogjeografia

Biogjeografia studion biosferen pėrkatėsisht nė botėn bimore dhe shtazore nė tė, shpėrndarjen e tyre dhe varėsinė e tyre nga mjedisi gjeografik .
Organizmat e gjallė, qė e pėrbėjnė biosferėn ndahen nė dy grupe tė mėdha: bimėt dhe shatazėt. Shpėrndarja e madhe gjeografike e bimėve dhe tė shtazėve, si dhe prania e njė periudhe kohore shumė tė gjatė nė Tokė, e bėjnė njė ndėr faktorėt kryesorqė kanė ndikuar dhe ndikojnė nė pamjen e tashme tė mjedisit gjeografik.
Boigjeografia varėsisht nga lėnda e studimit ndahet nė fitogjeografi dhe zoogjeografi. Pra Fitogjeografia – greq.phytos - bimė, studion botėn bimore ose florėn kurse zoogjeografia – greq, zoon- shtazė, studion botėn shtazore ose faunėn nė tokė.
Zhvillimi i biosferės ėshtė i lidhur ngushtė me evulucionin gjeologjik tė zhvillimit tė korės sė tokės dhe ndahet nė dy etapa:
Etapa abiogjene, e cila pėrfshinė periudhėn prej formiomit tė korės sė tokės e deri te paraqitja e jetės sė parė.
Etapa biogjene, e cila pėrfshinė periudhėn prej paraqitjes sė jetės nė tokė dhe nė vazhdimsi. Etapa biogjene pastaj ndahet nė dy pjesė, deri nė shfaqjen e njeriut dhe pas tij.
``````````````````````````````````````

Gjeografia politike

Gjeografia politike ėshtė disiplinė shkencoree e cila hulumton mardhėnjet nė mes forcave dhe hapsirės dhe implikimin e hapsirės nė focat gjegjėse. Disiplinė tė afėrt shkencore e ka gjeopolitikėn. Nė nivel ndėrkombtar, hulumtimet e gjeografisė plitike merren me ndarjen, gjegjsisht organizimin, e botės nė shtete, organizata tjera mė tė mėdha, lidhje regjionale,njėsi drjtuese politike, tė cilat jan kjart tė pėrkufizuara dhe kan kryeqytetet e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
Sponsored content





Degėt e Gjeografisė  Empty
MesazhTitulli: Re: Degėt e Gjeografisė    Degėt e Gjeografisė  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Degėt e Gjeografisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Deget e fizikes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Gjeografia & Gjeologjia-
Kėrce tek: