Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Reflektime Filozofike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 403
Age : 26
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

MesazhTitulli: Reflektime Filozofike   Mon Dec 05, 2011 5:01 pm


Tė ecim vetė apo tė na terheqin?

‘’Nėse do tė pranojmė se gjendemi nė rrjedhėn e Zhvillimit,duhet tė marrim parasysh se tė gjitha rrethanat nė tė cilat ndodhemi janė tė drejta pėr ne’’ H.P Blavatski

Njė gjė ėshtė tė lihemi tė na terheqin dhe tjetėr gjė ėshtė tė ecim me mjetet tona: kjo e fundit , sipas fjalėve tė frazės sė mėsipėrme,do tė thotė tė pranojmė se ndodhemi nė rrymėn e zhvillimit. Do tė thotė tė pėrceptojmė se jeta nuk mund tė jetė njė total rrethanash tė padobishme qė pėrsėriten vazhdimisht, shumica e tė cilave na sjell mė tepėr dhimbje se sa kėnaqėsi. Pėrkundrazi, cdo ngjarje,sa do qė e vogėl tė jetė, merr njė rėndėsi tė vecantė dhe na transmeton njė mėsim tė drejtė: atė qė kemi nevojė, nė kėtė moment tė ekzistencės sonė.

Cfarė dua tė bėj nė jetėn time?

Cdonjeri duhet tė mund ti pėrgjigjet vetes sė tij se cfarė kėrkon nėjetėn e tij. Ėshtė e pamundur tė pėrparojmė nėse nuk dimė se ku duam tė arrijmė. Cfarė dua tė bėj nė jetėn timė? Kjo ėshtė njė pyetje e rėndėsishme. Dhe nėse nuk kemi njė ide relativisht tė qartė, atėhere cfarė fitoresh duam tė arrijmė?

Pasi tė kemi caktuar pikėnisjen tonė, na mbetet dicka tjetėr po aq erėndėsishme: tė kryejmė rrugėn. Nuk mjafton tė shikojmė qiellin,nevojitet tė ndėrtojmė njė shkallė qė do tė bėjė tė mundur arritjen deri atje. Kėtu luajnė rolin e vet, fitoret e mėdha dhe tė vogla,fitoret e pėrditshme, qė tė shumėzuara dhe tė ngritura nė fuqi do tė na lejojnė tė arrijmė nė qėllimin tonė tė dėshiruar.

Pėrse lindėm nė kėtė botė?

Pėrse lindėm nė kėtė periudhė dhe jo nė njė tjetėr? Sepse ėshtė e drejtė, ose nga nevoja personale, ose nga nevoja pėr tė ndihmuar tė tjerėt duke u bazuar tek pėrvoja qė kemi mbledhur nė periudha tė tjera. Ėshtė e mundur tė kemi jetuar shumė herė, nė rrethana tė shumėllojshme, disa tė mira, dhe tė tjera jo aq, por cdo here ekziston dicka pėr tė mėsuar dhe pėr tė bėrė. Ne kemi lindur nė momentin e duhur: tani dhe kėtu, aty ku na korrespondon saktėsisht,pėr tė vepruar. Jemi aty ku na ka drejtuar vetė Shpirti ynė I Pavdekshėm.


Sekreti i gjėrave tė vogla

Mund tė imagjinosh njė orator tė mirė qė ‘’ha’’ shumicėn e fjalėve dhe argumenteve, sepse nxitohet tė arrijė nė shfaqjen pėrfundimtare tė idesė sė tij? Mos ndoshta nuk ėshtė mė i mirė ai icili di tė flasė ngadalė dhe pastėr, duke na udhėhequr dorė pėr dore nga njėra ide nė tjetrėn, derisa tė arrijmė nė konkluzionin pėrfundimtar? Do tė mund tė thonim se keto fjalė qė pėrbėnin kėtė fjalim retorik janė tė mėrzitshme dhe mekanike?

Kini kujdes gjėrat e vogla. Ato kanė gjuhėn e tyre, shprehjen e tyre. Tek cdo gjė e vogėl ekziston njė shpresė e madhe. Tė jesh i kujdesshėm me detajet. Mos i pėrbuz, sado qė tė parėndėsishme tė tė duken, akoma dhe nėse nuk shikohen nga tė tjerėt. Ti respektosh ato dhe tė respektosh veten tėnde: tė respektosh ato qė ti shikon dhe ti di se duhet tė bėsh. Tė respektosh gjėrat e vogla qė janė tė fshehura nė cepet e kohės dhe tė vėndit, pasi ato janė bazat e padukshme tė gjėrave tė mėdha. Mos harro, detajet bėjnė Kampionin.

____________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Reflektime Filozofike
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Filozofia-
Kėrce tek: