Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Eposi Ramajana ne shqip

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 403
Age : 26
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

MesazhTitulli: Eposi Ramajana ne shqip   Mon Dec 05, 2011 5:22 pm


Ramajana ėshtė njė epos i famshėm i Indise se lashte , por mjaft mė i vogėl se eposi Mahabharata. Numėron rreth 48.000 vargje, por megjithatė ėshtė mjaft mė i madh se eposet Homerike. Pavarėsisht se procesi i formimit tė tij filloi nė shekullin e 5 para erės sonė, mori formėn tė cilėn e njohim sot vetėm nė shekullin e 3 para erės sonė.

Ky epos tregon aventurat e Ramės, njė Avatara (i dėrguar i Perėndisė) i Visnu, qė bashkė mė vėllain e tij Laksmana shkon pėr tė cliruar gruan etij, Sitėn, tė cilėn kishtė grabitur Ravana, mbreti-demon i ishullit Lanka, mishėrimi i tė keqes.

I gjithė eposi konsiderohet, nga ana esoterike , si njė lavdi ndaj nderit dhe tė vėrtetės , si rrugėt e vetem qė dikush tė arrijė tek Perėndia. Kėto ngjarje heroike supozohet se ndodhėn nė epokėn e pushtimit tė Indisė Jugore nga Arianėt pushtues. Por nga ana esoterike, elementėt simbolikė qė referohen nė kėtė epos shfaqin njė lashtėsi shumė mė tė madhe. Pėrshkrimi i armėve tė pėrparuara, aeroplanėve ose ‘’Vimana’’, ashtu si edhe raporti mbi ekzistencėn e njė race arkaike njerėzo-majmunėsh me mbretin e tyre Hanuman (i ngjashėm me Perėndinė Thot tė Egjiptianėve), pėrbėjnė njė tregues se bashkė me ngjarjet historike janė pėrmbledhur dhe elemėntė mitikė nga epoka e Atlantisit, kur qytetėrimi i Toltekėve arriti nė kulmin teknologjik, tė nėnracės sė 3 tė racės Atlante.

Sipas njė interpretimi esoterik, ishulli Lanka ( qė sot quhet Kejlan) thuhet se ishte me tė vėrtetė njė nga ishujt e copėtuar , pas pėrmbytjes sė madhe tė Atlantisit. Sipėrfaqja gjeologjike e tokės nė atė periudhė ishte shume e ndryshme nga ajo e sotmja. Edhe sipėrfaqja e Indisė dhe ishulli Lanka ishin maja malesh, ashtu sic referohet tek Magavata Purana. Gjigandi Ravana, mbreti-demon, ishte njė nga magjistarėt e zinj tė mėdhenj –ngjasohet me vetė Odhuarpėn- tė cilėt nė atė kohė komandonin Atlantisin dhe referohen nga traditat esoterike qė flasin pėr pėrplasjen e Vėllezėrve tė Errėsirės apo tė Dorės sė Majtė me Vėllezėrit e Dritės apo tė Dorės sė Djathtė, sikur i quan E. Keisy.

Pas shumė aventurash tė ndryshme Rama dhe Laksmana arrijnė tė futen nė ishull dhe tė mundin gjigandin Ravana, duke arritur tė shpėtojnė Sitėn nga burgimi i saj. Por ajo duhet tė vėrtetojė se ruajti nderin e saj gjatė qėndrimit tė saj afėr Ravanės. Pėr kėtė do ti nėnshtrohet testimit tė zjarrit, nga i cili do tė dalė e gjallė. Me ndihmėn e Perėndisė Visnu do tja arrijė tja dalė me sukses.

E gjithė procedura fsheh njė simbolizėm tė thellė brendėsor. Ashtu si edhe nė mite tė tjera, Sita simbolizon Psikinė (Psikikėn) e njeriut , qė burgoset nga fuqitė e liga, tė errėsirės, tė pasioneve inferiore tė njeriut dhe te materies, qė simbolizohen me Ravanėn, demonin tiran. Kur Psikia lirohet nga vargonjtė e saj, duhet tė vėrtetojė se nuk ishte ndotur, nuk u tundua nga e liga, pavarėsisht tundimeve, mbeti e pastėr dhe e ndershme. Pėr kėtė simbolikisht, ju nėnshtrua testimit tė zjarrit, qė do tė shaktėrronte cdo lloj njolle , duke lėnė tė paprekur delirėsine brendėsore qė karakterizon natyrėn e saj shpirtėrore. Sic thotė dhe nje fjalė e urtė lindore, ‘’ pėr tė testuar floririn e vėrtetė duhet ta vėsh mbi zjarr’’. Por lumturia e ciftit nuk do tė zgjasė shumė, pasi Rama akuzon pėrsėri Sitėn pėr tradhėti, dhe kėshtu ajo e braktis dhe tėrhiqet pėr tė jetuar nė pyll, ku dhe do tė takojė tė diturin Valmiki. Falė kėtij takimi mistik, Valmiki do tė shkruajė eposin e Ramajanės.

Nė fund, pas testimit tė fundit nė tė cilin Rama do tė vendosė Sitėn, ajo do tė zhduket nė thellėsi tė tokės, pasi toka hapet nėn kėmbėt e saj . Kjo figurė mitike kutjon shumė zbritjen e Evridikit nė Hades, ku Orfeu nuk do tė mund ta marrė mbrapsht. Por, ashtu si edhe nė mitet orfike, Rama pėrfundimisht do tė arrijė tė ngjitet nė qiell ku dhe tė tė gjejė pėrsėri Sitėn, qė nė mėnyrė misterioze ndodhet aty. Kėshtu mbyllet kjo aventurė simbolike e Psikisė, e cila, pas njė ecurie mistagogjike aventuroze, plotėson ciklin e testimeve initacionuese mbi tokė.

____________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Eposi Ramajana ne shqip
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Filozofia-
Kėrce tek: