Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Elvana Gjata rrėfen: Klipi “Gjaku im” dhe prapaskenat

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Elvana Gjata rrėfen: Klipi “Gjaku im” dhe prapaskenat Empty
MesazhTitulli: Elvana Gjata rrėfen: Klipi “Gjaku im” dhe prapaskenat   Elvana Gjata rrėfen: Klipi “Gjaku im” dhe prapaskenat Icon_minitimeSun May 20, 2012 9:54 am



Ēdo projekt apo angazhim i saj nė art, pėrkthehet gjithnjė me sukses. Bėhet fjalė pėr kėngėtaren e mirėnjohur, Elvana Gjata, e cila kohėt e fundit nxorri nė treg kėngėn e saj “ Gjaku im”. Si ēdo kėngė edhe ky projekt i ri i saj, ėshtė pėlqyer shumė nga publiku.

Duke e cilėsuar atė si nga projektet e saj mė tė mira, Elvana shprehet se, kjo kėngė trajton njė temė qė ka e shqetėsuar vėrtet mendjen dhe zemrėn e saj. Kėngėtarja thotė se, kėtė kėngė e ka interpretuar me aq ndjenjė, saqė nga duart e saj tė lidhur me zinxhirė, ka dal vėrtet gjak.
Por nuk ėshtė vetėm muzika ajo qė zė njė vend tė rėndėsishėm pėr Elvanėn. Prej 7 javėsh publiku shqiptar, po e shikon kėngėtaren tė mbėrthyer nga ethet e garės tė “Dancing With the Stars”. E shoqėruar nė kėtė kompeticion nga balerini Gerd Vaso, Elvana edhe nė kėtė angazhim tė ri tė sajin, duket se po ecėn mjaft mirė duke u renditur, ndėr konkurrentet e para mė tė votuara dhe tė pėlqyera nga publiku shqiptar. Ndonėse gara nė DWS po bėhet mė e fortė, edhe Elvana Gjata, po pėrgatitet mė shumė pėr tė arritur suksesin nė kėtė kompeticion. Por sfidat pėr artisten nuk pėrfundojnė kėtu.

Pjesė e axhendės sė saj artistike, do tė jetė edhe njė tjetėr konkurs i rėndėsishėm, siē ėshtė “Balkan Music Award”, ku Elvana konkurron me klipin e saj “ Afėr dhe Larg”, pėrkrahė emrave tė njohur tė muzikės ballkanike.

Ka pak javė qė ėshtė lanēuar, kėnga juaj “Gjaku im”, dhe duket se ka marr mė shumė se 280 mijė klikime, si ndiheni?

Ndihem shumė mirė qė interesimi i publikut sa vjen dhe rritet ndaj projekteve tė mia mė tė reja. Kjo mbėshtetje e publikut mė motivon shumė pėr punė edhe mė tė mira.

Nė kėtė kėngė vini ndryshe, nė rrymėn nė pop rock, pse kjo zgjedhje?

Gjithmonė kam dashur tė vij ndryshe. Larmishmėria pėr njė artist ėshtė mė se e nevojshme, pėr tė pasuruar figurėn e tij. Duke qenė njė kėngė me mesazh tė fortė njė rrymė e tillė i pėrputhet mė sė miri. Por nė repertorin tim nuk ėshtė e vetmja kėngė nė kėtė rrymė, pasi edhe kėtu e gjej veten shumė mirė.

Edhe kjo kėngė mban vulėn e kompozitorit Flori Mumajesi, pse ja besoni gjithnjė Florit kėngėt tuaja?

Do thoja qė ėshtė njė marrėdhėnie reciproke.

Do tė kemi njė tjetėr projekt muzikor nga ju, meqėnese vjen edhe sezoni veror? Keni ndonjė projekt gati?

Po jam duke punuar pėr njė singėll tė ri.

Sa ju pengon Dancing pėr tu marr me muzikė?

Asgjė nuk mė pengon tė merrem mė muzikė (qesh), edhe pse mė duhet tė pranoj qė pjesėmarrja nė “Dancing with the Stars”, kėrkon njė impenjim dhe pėrkushtim maksimal. Megjithatė jam e aftė ta organizoj ditėn nė mėnyrė, qė tė bėj atė ē’ka duhet me energjitė e duhura, duke pėrfshirė muzikėn dhe kėrcimin.

Jemi nė javėn e shtatė tė DWS, sa e pėrgatitur ndihet Elvana tani kur gara po bėhet akoma mė e fortė?

Sa mė e fortė bėhet gara aq mė e fortė bėhem edhe un (qesh). Mė shtohet dėshira pėr tė punuar dhe kėrcyer ēdo ditė e mė shumė. Po e shijoj shumė si eksperiencė. E ndjej qė po plotėson dhe pasuron njė pjesė tė rėndėsishme tė figurės time artisike.

E shikoni veten nė finalen e kėtij spektakli?

Tė them tė drejtėn besoj shumė, tek aftėsia ime pėr tė kėrcyer, por kjo gjė bėhet dhe mė e fortė kur e ndjen, qė ke njė publik mbarė shqiptar qė tė mbėshtet.

Sa suport e keni Gerdin nė kėtė kompeticion?

Gerdi ėshtė partneri mė perfekt qė mund tė mė shoqėronte gjatė kėtij kompeticioni. Profesionalizmi i tij mė shtyn pėr tė dhenė mė tė mirėn time. Tė kėrcesh me njė yll tė baletit shqiptar, ėshtė jo vetėm kėnaqėsi por edhe pėrgjegjėsi shumė e madhe pėr mua.

Mendoni qė pjesėmarrja nė Dancing do t’iu ndihmojė, gjatė performancave nė kėngėt tuaja?

Po besoj qė kėrcimi do tė zė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė vazhdimėsi.

Nė cilėn nga disiplinat, ndiheni mė komode?

Nė kėrcimet latine. Tango, Pasodoble, Rumba i ndjej shumė afėr vetes. Janė disiplina qė kėrkojnė shumė interpretim, ndjenjė, personalitet, forcė.

Cili ju duket kėrcimi mė i vėshtirė?

Deri tani mė e sikletėshme ka qenė Jive.

Elvanė 10 pikėshin tuaj tė parė nė DWS, e keni marr nga ish- profesori juaj, Alfred Kaēinari, si u ndjetė?

Shumė mirė. Uroj tė mė shoqėroj deri nė fund (qesh). Mė riktheu edhe njė herė nė kujtimet e “Etheve” dhe pse jam koshiente pėr vitet qė kanė kaluar. U binda edhe njė herė qė koha ėshtė treguesi mė i mirė.

Nė fakt si i merrni vlerėsimet e jurisė, jeni mėrzitur me komentet e tyre?

Unė e vlerėsoj gjykimin e jurisė, qoftė pozitiv apo negativ. Nė rastin tim kanė shėrbyer pėr mirė, pasi kam rregulluar defektet e mija. Pastaj unė jam pro slloganit tė kėtij kompeticioni, “Juria gjykon, publiku vendos”.

Tani qė provuat eksperiencėn e kėrcimit, jeni penduar qė e latė baletin?

Jo. Mendoj qė ēdo gjė ka ardhur nė kohėn dhe momentin e duhur.

Cilin shikoni si konkurrentin mė tė fortė tė DWS?

Gjithsecili prej konkurruesve ka njė karakteristikė, qė i bėn konkurrent tė fortė.

Me cilėn nga konkurrentėt keni mė shumė miqėsi?

Me tė gjithė kam raporte shumė tė mira.

Keni rivale nė kėtė garė, nisur edhe nga fakti qė ky edicion i tretė ėshtė cilėsuar si njė nga spektaklet me konkurrentet me tė bukura femra?

Po ėshtė e vėrtet qė ka pasur femra shumė tė bukura konkurrente kėtė vit, por kjo nuk pėrbėn kriterin kryesor tė konkurrimit. Pėr mua kėrcimi ėshtė ai qė duhet evidentuar dhe vlerėsuar mė tepėr.

Elvana sapo tė mbarojė Dancing, ju keni njė tjetėr kompeticion tė rėndėsishėm ku do tė merrni pjesė dhe qė ėshtė , “Balkan Music Award”, ndiheni e emocionuar?

Vitin e kaluar kur kam performuar nė Sofie, nė “Balkan Music Award” me shumė artistė tė tjerė tė mėdhenj ballkanas si, Alexandea Stan, Ana Vissi, Akcent, Inna etj dhe jam ndjerė shumė krenare. Kėtė vit nominimi i videos “Afėr dhe Larg” me Provideo nė 5 videot mė tė mira nė Ballkan, duke pėrfshirė dhe Alexandra Stan dhe grupin nga tė cilėt janė tė nominuar, mė bėn tė ndihem dhe mė shumė. Mė emociononte pa masė pėrkrahja e publikut shqiptar duke votuar nė ēdo formė, qė kjo kėngė dhe video tė fitonte. Jam e lumtur qė kam mundėsinė tė pėrfaqėsoj Shqipėrinė, me punėn time.

Do ti vazhdoni mė tej bashkėpunimet tuaja me Pro video?

Pro video ėshtė njė nga produksionet mė tė mira shqiptare, me njė staf profesional. Ka treguar qė kur bashkohet me “Thredoots”, japin gjithmonė njė produkt tė suksseshėm. Unė jam shumė e kėnaqur me ēdo bashkėpunim tonin, secili ka nga njė sukses mė vete. Video “Me ty” “Afer dhe Larg” dhe “Gjaku im”.

I keni ndjekur videot e tjera pjesėmarrėse, si ju duken ato?

Padyshim konkurrimi mė duket shumė i fortė, duke pėrmendur artiste si Alexandra Stan, Lepa Brena, Severina, Manga.etj

Kujt i trembeni mė shumė?

Pėr mua ėshtė arritje, qė ndodhem e nominuar krahė kėtyre artistėve dhe ky fakt vetėm mė gėzon.

Ku qėndron e veēanta e klipit ‘Afėr dhe larg”?

Veēantia e tij qėndron nė koncept dhe kombimini i vendodhjes sė, xhirimit me fabulėn e tekstit vjen shumė natyrshem dhe i drejtėpėrdrejt. Pa lenė pas dhe fotografinė dhe kualitetin e videos.

Nga tė gjitha klipet dhe kėngėt tuaja cilėn keni mė tė preferuar?

Do veēoja “Gjaku im” projektin tim mė tė fundit. Trajton njė temė qė ka shqetėsuar vėrtet mendjen dhe zemrėn time. Jetojmė nė njė tokė me bukuri tė rralla natyrore por tė varfėr dhe me shumė probleme dhe kemi kaluar kohė e situata tė vėshtira. Kėto dhe shumė faktorė tė tjerė kanė breė, qė ne tė jemi tė pasigurt, tė prirur drejt se keqes, mos tė kemi besim nė vetvete ndaj dhe vendosa tė bėj njė thirrje pėr tė gjithė kombin shqiptar. Pėr tė reflektuar dhe besuar nė vetvete dhe nė atė c’ka quhet “Gjaku jonė”, gjak shqiptari. Besoj se ne jemi njerėz shumė tė zgjuar dhe me zemėr shumė tė madhe ndaj mos tė kemi frikė, nėse rritemi ngadalė, por tė mendojmė sesi tė rritemi dhe njė ditė tė arrijmė aty ku meritojmė tė jemi. Dua tė ndaj dhe njė moment gjatė xhirimeve me publikun. Nė kėtė video kam interpetuar me aq ndjenjė saqė nga duart e lidhur me zinxhirė, tė vėrtet hekuri ka dal gjak realisht. Dhe kjo do tė shihet nė njė “Making OFF”, qė ėshtė bėrė dhe do tė transmetohet shumė shpejt.

Do tė merrni pjesė nė ndonjė nga festivalet e rėndesishme shqiptare kėtė vit ?

Deri tani nuk kam diēka nė plan.

Jeni aktualisht “mbretėresha” nė fuqi, e Top Fest e keni ndjekur sadopak Top fest 9. Kujt ia uroni fitoren?

Shikoj qė edhe kėtė vit ka prurje muzikore shumė tė mira dhe duket qė disa prej tyre kanė zenė vend, nė zemrat e publikut. Unė kam shumė tė preferuara kėtė vit si “Pėr mua je dashuri” Julka, “Fishekzjarre” nga Besa ,”Si shiu”, Argjentina Ramosaj”, “Ajo ėshtė ajo” nga Eric dhe superhiti “Mamica” i kėngėtarit, Klajdi Haruni. Uroj qė ashtu siē ndodhi vjet me mua fituesi, tė jetė ai qė ka mbėshtetjen absolute tė publikut!

Kohėt e fundit ka qarkulluar nė media lajmi, se ju do tė jeni imazhi i “Tring dixhital”, sa tė vėrteta janė kėto thashetheme?

Nuk ka asgjė tė vėrtet.

Elvana keni njė njeri qė ju frymėzon nė jetė?

Kam familjen time qė e kam shumė tė shtrenjtė dhe miq tė mi tė zemrės, qė mė japin dashuri ēdo ditė.

Kujt ia dedikoni suksesin tuaj?

Falemindeit Zotit, qė nė jetė mė dha njerėzit, mė tė cilėt ndaj ēdo sukses dhe gėzim.

Duket se keni fituar njė popullaritet tė madh nė publik, si ėshtė raporti juaj me fansat?

Fansat janė njė shtyllė shumė e fortė e karrierės time. Falenderime tė sinqerta. Gjithmon nuk do rreshtin sė daluri nga zemra ime pėr ta.

E konsideroni veten njė njeri me fat?

Kur shikoj familjen, miqtė qė kam pranė, Shqipėrinė e bukur ku jetoj, muzikėn qė bėj, pėr atė c’ka sot jam, po jam me fat!

Ėshtė e dashuruar Elvana Gjata?

E vėrteta ėshtė qė jam dashuruar me makinėn time tė re FIAT 500. Mė bėn tė ndihem kaq mirė (qesh).

Cila ėshtė blerja juaj mė e “ēmendur”?

Ēdo blerje nė vetvete ėshtė njė ēmenduri mė vete (qesh). Sidomos kur janė me vlera tė konsiderueshme.

Ku do ti kaloni pushimet verore?

Ende nuk kam vendosur asgjė, pasi bashkė me menaxherin tim Andy Dj, kemi njė axhendė shumė impenjative, kėtė verė me koncerte.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Elvana Gjata rrėfen: Klipi “Gjaku im” dhe prapaskenat
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: