Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Antigjenet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
SmiLey
antar i ri
antar i ri
avatar

Female
Postime : 24
Age : 28
Vendodhja Vendodhja : Climbing the Ladder of Success
Anėtarėsuar : 24/06/2010

MesazhTitulli: Antigjenet   Wed May 23, 2012 8:22 pm

I. PĖRKUFIZIMET

A. Imunogjenet
Substancat qė shkaktojnė pėrgjigje specifike imunologjike.

B. Antigjenet (Ag)
Substancat qė reagojnė me prodhimet e pėrgjigjes specifike imunologjike ose me antitrupat.

C. Haptenet
Substancat qė nuk janė imunogjene, por mund tė reagojnė me antitrupa. Haptenet janė molekula tė vogla, tė cilat veēmas, nuk mund tė indukojnė pėrgjigje imunologjike, por kėtė mund ta bėjnė nėse lidhen me njė molekulė tjetėr bartėse. Haptenet e lira mund tė reagojnė me produktet e pėrgjigjes imunologjike pasi kėto tė jenė nė dispozicion. Haptenet kanė veti antigjenike, por jo imunogjenike.

D. Epitopet ose determinantat antigjenike
Janė pjesėt e veēanta tė antigjenit, tė cilat lidhen me antitrupa.

E. Antitrupat (At)
Janė proteina specifike qė prodhohen si pėrgjigje ndaj njė imunogjeni dhe reagojnė me antigjenin.





II. FAKTORĖT QĖ NDIKOJNĖ NĖ IMUNOGJENITET

A. Substanca imunogjene

1. E huaja
Sistemi imunologjik normalisht i dallon molekulat e veta nga ato tė huajat, prandaj vetėm molekulat e huaja ushtrojnė veprim imunogjen.

2. Madhėsia
Nuk ka ndonjė madhėsi tė caktuar mbi tė cilėn njė substancė do tė jetė imunogjene. Megjithatė, sa mė e madhe tė jetė njė molekulė, aq mė i madh do tė jetė veprimi i saj imunogjen.

3. Pėrbėrja kimike
Zakonisht, nėse njė substancė ėshtė komplekse nga aspekti i pėrbėrjes kimike, atėherė ajo do tė ketė veprim mė tė fuqishėm imunogjen. Determinantat antigjenike krijohen me sekuentimin primar tė mbetjes nė polimer dhe/ose strukturėn sekondare, terciare apo kuaternare tė molekulės.

4. Forma fizike
Antigjenet nė formė thėrmizash, zakonisht kanė veprim mė tė theksuar imunogjen sesa ato tė tretshėm. Poashtu, antigjenet e denatyruar janė mė imunogjen sesa ato qė ndodhen nė formėn native.

5. Zbėrthyeshmėria
Pėr tė zhvilluar pėrgjigjen imunitare, shumica e antigjeneve (antigjenet qė varen nga limfocitet T) duhet paraprakisht tė fagocitohen, tė pėrpunohen dhe pastaj t’iu prezentohen limfociteve ndihmėse T(T-helper cells) pėrmes qelizave qė prezentojnė antigjenin. Prandaj, antigjenet qė fagocitohen mė lehtė nga qelizat mbrojtėse tė organizmit, janė mė imunogjen.




B. Sistemi biologjik

1. Faktorėt gjenetik
Substancat e ndryshme mund tė kenė veprim tė ndryshėm imunogjen. Disa substanca mund tė kenė efekt imunogjen te njė njeri, por jo te disa tė tjerė (reaguesit dhe joreaguesit). Individėt e caktuar mund tė kenė mungesė ose dėmtim tė gjeneve qė kodojnė pėr receptorėt e antigjeneve nė limfocitet B dhe T; apo mund tė kenė mungesė tė gjeneve qė iu nevojiten qelizave antigjen-prezentuese pėr t’i prezentuar antigjenet tek limfocitet T.

2. Mosha
Mosha, poashtu mund tė ndikojė nė imunogjenitet. Zakonisht, personat shumė tė moshuar dhe ata shumė tė rinj kanė aftėsi mė tė kufizuar pėr prodhimin e pėrgjigjes imunologjike ndaj substancave imunogjeneve.

C. Metoda e dhėnies

1. Doza
Doza e dhėnies sė imunogjenit mund tė ndikojė nė imunogjenitet. Ekziston njė dozė e caktuar e antigjenit, mbi ose nėn tė cilėn pėrgjigja imunologjike nuk do tė jetė optimale.

2. Rruga
Pėrgjithėsisht rruga subkutane ėshtė mė e mirė sesa ajo brendavenoze ose intragastrike. Rruga me tė cilėn jepet antigjeni, poashtu mund ta ndryshojė natyrėn e pėrgjigjes imunologjike.

3. Adjuvantėt
Substancat qė mund ta rrisin pėrgjigjen imunologjike ndaj njė imunogjeni quhen adjuvansė. Nganjėherė, pėrdorimi i tyre kufizohet pėr shkak tė efekteve tė padėshirueshme anėsore siē janė ethet dhe inflamacioni.



III. PĖRBĖRJA KIMIKE E SUBSTANCAVE IMUNOGJENE
A. Proteinat
Shumica e substancave imunogjene kanė pėrbėrje proteinike. Kėto proteina mund tė jenė tė pastra apo pėrzierje nė trajtė tė glikoproteinave ose lipoproteinave. Nė pėrgjithėsi, proteinat e kanė efektin mė tė madh imunogjen.

B. Polisaharidet
Polisaharidet e pastra dhe lipopolisaharidet, poashtu kanė veprim tė mirė imunogjen.

C. Acidet nukleike
Acidet nukleike zakonisht kanė veti tė dobėta imunogjene. Megjithatė, kėto cilėsi mund tė shtohen nėse kanė rradhitje njėvargore ose janė tė lidhura bashkė me proteinat.

D. Lipidet
Nė pėrgjithėsi, lipidet nuk kanė veprim imunogjen, edhepse nganjėherė mund tė kenė veti tė hapteneve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Antigjenet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Kimia & Biologjia-
Kėrce tek: