Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Ekonomia Shqipetare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AK__47
antar i ri
antar i ri
AK__47


Male
Postime : 25
Age : 31
Vendodhja Vendodhja : GrAmSh Albania
Emploi : ERR0R 404 ERR0R
Loisirs : ERR0R 404 ERR0R
Anėtarėsuar : 25/12/2009

Ekonomia Shqipetare Empty
MesazhTitulli: Ekonomia Shqipetare   Ekonomia Shqipetare Icon_minitimeThu Dec 31, 2009 7:24 pm

Monitorimi i buxhetit
Investimet e larta ne fundvit, ne rrezik inflacioni

Edhe kete vit rrezikon te perseritet e njejta situate si vitet e kaluara per realizimin e investimeve. Sipas eksperteve te ekonomise, pavaresisht deklaratave te bera deri me tani nga zyrtare te qeverise, edhe kete vit rrezikohet qe realizimi i investimeve te perqendrohet ne fund te vitit. Por kjo do te shtonte rrezikun e rritjes se nivelit te inflacionit. Sipas ekonomistit Gjergj Teneqexhi, rreziku eshte qe ne fund te vitit te kete presion rritje investimesh, por se sa efektive jane ato kjo mbetet per t’u pare. Ndersa ish-zevendesministrja e Financave, Adriana Berberi, e shton edhe me tej dyshimin e saj mbi realizimin e investimeve.

Sipas zyrtareve te qeverise, kete vit realizimi i investimeve dhe sidomos ato publike eshte ne rruge te mbare. Sipas te dhenave nga Ministria e Transporteve, e cila eshte edhe gllaberuesja me e madhe e fondit per investime, deri ne fund te 7-mujorit realizimi i investimeve me financime buxhetore ne sektorin rrugor eshte 67%, ndersa financimi i huaj eshte 56%. Pjesa me e madhe e fondit te investimeve shkojne per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine, e cila eshte planifikuar te perfundoje ne qershor te vitit te ardhshem. Por jo pak here realizimi apo jo ne kohen e duhur e projekteve infrastrukturore eshte bere objekt debati mes pozites dhe opozites, ku shpeshhere kjo e fundit e ka akuzuar qeverine per abuzime me fondin e investimeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
AK__47
antar i ri
antar i ri
AK__47


Male
Postime : 25
Age : 31
Vendodhja Vendodhja : GrAmSh Albania
Emploi : ERR0R 404 ERR0R
Loisirs : ERR0R 404 ERR0R
Anėtarėsuar : 25/12/2009

Ekonomia Shqipetare Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomia Shqipetare   Ekonomia Shqipetare Icon_minitimeThu Dec 31, 2009 7:25 pm

Borxhi, qeveria jep 100 mln USD pėr 2008
Akti normativ, me anė tė tė cilit qeveria ka rialokuar rreth 100 milionė USD, ėshtė vlerėsuar si i rėndėsishėm nga Bode. “Pėrmes kėtij akti normativ dhe njė herė do tė dėshiroja tė theksoja, qė qeveria mundėson pėrdorimin efikas tė fondeve publike, mundėson rritjen e vėllimit tė investimeve, pasi vetėm pėrmes kėsaj ndėrhyrjeje ne pakėsojmė deficitin e vitit, qė vjen me rreth 100 milionė dollarė, kryesisht me fonde tė huaja.
Nė vitin 2008 qeveria parashikon qė tė marrė njė sasi tė madhe borxhi, pėr tė realizuar investimet e huaja qė mund tė shkojė deri nė 700 milionė dollarė. Edhe interesat qė do tė paguhen pėr borxhin nė 2008 kapin njė nivel tė lartė. Interesat e larta kanė rritur ndjeshėm koston e borxhit qeveritar, qė pėr vitin 2008 shkon nė rreth 39.7 miliardė lekė ose 467 milionė dollarė amerikanė. Nė harkun kohor tė njė viti, interesat shtesė qė qeveria duhet tė paguajė pėr borxhin nė vitin e ardhshėm shkojnė nė 104 milionė dollarė. Pjesa dėrrmuese e interesave qė do tė paguhen pėr vitin 2008 i janė tė dedikuar borxhit tė brendshėm, rreth 29 miliardė lekė. Ndėrsa pėr borxhin e jashtėm interesat e paguara nė vitin 2008 shkojnė nė 4.3 miliardė lekė. Rreth 6.4 miliardė lekė shpenzime pėr borxhin publik nė vitin 2008 i janė dedikuar ripagesave tė jashtme. Qeveria parashikon nga ana tjetėr qė tė rrisė mė tej borxhet e vendit gjatė vitit 2008, kryesisht borxhin e jashtėm. Nė vitin e ardhshėm parashikohen qė tė merren 85.4 miliardė lekė borxh, qė ėshtė planifikuar qė tė merret nga jashtė dhe qė do tė pėrdoren nė financimin e rrugės Durrės-Kukės.
Njė nga shkaqet e rritjes sė shpejtė tė kostos sė borxhit qeveritar kanė qenė interesat tepėr tė larta me tė cilat ai merret. Gjatė gjithė kėtyre viteve, qeveritė e ndryshme kanė marrė nė pjesėn mė tė madhe tė kohės borxh nga burime brenda vendit, ku bėjnė pjesė bankat e nivelit tė dytė dhe Banka Qendrore. Por interesat e diktuara nga ana e tregut, kanė qenė nė pjesėn mė tė madhe tė kohės tepėr tė larta. Edhe nėse i referohemi tabelės sė interesave nė ankandet e fundit tė Bonove tė Thesarit, tė emetuara nga ana e Ministrisė sė Financave, qė janė edhe forma klasike e borxhit qeveritar, interesat shkojnė 8-9%. Megjithėse qeveria ka deklaruar se do tė hapė tregun e borxhit, nė mėnyrė qė nė tė tė marrin pjesė shumė aktorė, fleksibiliteti i normave tė interesit mbetet i vogėl, duke bėrė nė kėtė mėnyrė njė burim i mirė fitimi pėr bankat e nivelit tė dytė. Pjesa dėrrmuese e borxhit qeveritar kontrollohet nga bankat e nivelit tė dytė, qė zotėrojnė rreth 70 pėr qind tė portofolit, ndėrsa individėt dhe grupet e tjera zėnė vetėm 7.39% tė borxhit publik.(Shekulli)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
AK__47
antar i ri
antar i ri
AK__47


Male
Postime : 25
Age : 31
Vendodhja Vendodhja : GrAmSh Albania
Emploi : ERR0R 404 ERR0R
Loisirs : ERR0R 404 ERR0R
Anėtarėsuar : 25/12/2009

Ekonomia Shqipetare Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomia Shqipetare   Ekonomia Shqipetare Icon_minitimeThu Dec 31, 2009 7:25 pm

Monedha
Rifreskohet 100 lekeshi

Banka e Shqiperise do te freskoje shporten e monedhave qe qarkullojne ne treg. Ne mbledhjen e ardhshme Keshilli i Mbikeqyrjes do te miratoje rishtypjen e monedhes metalike 100 leke. Sipas burimeve nga Banka e Shqiperise, nuk do te kete ndryshime ne konfigurimin e monedhes ekzistuese te 100 lekeshit prej hekuri, qe qarkullon ne treg. Banka e Shqiperise ka pergatitur nje strategji per terheqjen nga qarkullimi te prerjeve te kartemonedhave 100 dhe 200 lekeshe. Ky proces do te shtrohet ne dy faza. E para konsistoi ne heqjen e kursit ligjor deri ne fund te dhjetorit te vitit 2007. Ndersa faza e dyte perfshin mbledhjen e kartemonedhave nga 1 janari 2009 deri me 31 dhjetor 2010 per kembim kundrejt pageses se vleres fillestare te emetimit me kartemonedha dhe monedha te tjera te qarkullimit. Dorezimi dhe kembimi i tyre me kartemonedha e monedha metalike me kurs ligjor do te behet prane sporteleve te bankave te nivelit te dyte pa pagese. Banka e Shqiperise udhezon bankat e nivelit te dyte qe ne periudhen 1 janar 2009 deri ne 31 dhjetor 2010, te pranojne nga te gjithe personat fizike e juridike me kembim prerjet e mesiperme, kundrejt vleftes se plote fillestare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
AK__47
antar i ri
antar i ri
AK__47


Male
Postime : 25
Age : 31
Vendodhja Vendodhja : GrAmSh Albania
Emploi : ERR0R 404 ERR0R
Loisirs : ERR0R 404 ERR0R
Anėtarėsuar : 25/12/2009

Ekonomia Shqipetare Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomia Shqipetare   Ekonomia Shqipetare Icon_minitimeThu Dec 31, 2009 7:26 pm

FMN:
Shqiperia rritje reale ekonomike


Shefja e misionit te FMN-se per Shqiperine, Ann Margaret Westin vlereson rritjen ekonomike prej 6%, qe ka ndodhur ne ekonomine tone pergjate ketij viti. Ne nje interviste per Koha Jone, perfaqesuesja e FMN-se e vlereson kete rritje si reale, duke shtuar se Shqiperia ka mundesi edhe per nje rritje me te madhe. Westin vlereson edhe buxhetin suplementar te miratuar pak dite me pare. Po keshtu, ajo thekson se ulja e nivelit ne 10% te tatim-fitimit per korporaten ka sjelle shume me teper kompani ne sektorin formal te ekonomise.

“Rritja ekonomike prej 6% eshte shume e larte, sidomos ne Europe, ku ka shume ekonomi qe nuk duhet te mbajne nje rritje ekonomike prej 6%. Flitet per nje rritje ne ritme reale sepse po t'i shtojme inflacionin prej 4%, atehere rritja nominale eshte 10%. Rritja ekonomike potenciale ne Shqiperi mund te jete dhe me shume se 6%, megjithese 6 eshte shume, por mund te jete dhe 7%, nese vazhdohet me reformat dhe permiresohet klima e biznesit. Atehere mund te kete nje rritje dhe me te larte se kaq”, tha shefja e misionit te FMN-se per Shqiperine.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
AK__47
antar i ri
antar i ri
AK__47


Male
Postime : 25
Age : 31
Vendodhja Vendodhja : GrAmSh Albania
Emploi : ERR0R 404 ERR0R
Loisirs : ERR0R 404 ERR0R
Anėtarėsuar : 25/12/2009

Ekonomia Shqipetare Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomia Shqipetare   Ekonomia Shqipetare Icon_minitimeThu Dec 31, 2009 7:26 pm

Shqiperia pertej klisheve




Nga Yves Bourdillon*

Aq me keq per amatoret e stereotipeve. Karrocat me kuaj, apo 4x4 luksoze te ngarkuara me arme, droge apo qenie njerezore nuk i gjen me ne rruget e Tiranes. Ne vend te tyre shikon nepunes qe shkojne ne pune. Ndersa funksionaret e larte te shpjegojne se vendi i tyre, gjithsesi me i varfri ne Evrope pervec Moldavise dhe Kosoves, mendon te hyje ne Bashkimin Evropian pas afro 10 vjetesh. Gjithsesi, ai ka marre ftesen per te hyre deri ne prill 2009 ne ate NATO, qe Franca (Nikola Sarkozi sapo e ka njoftuar), do te bashkohet shume shpejt me komanden e saj te integruar.

Nje ndjenje sipermarrjeje e shfrenuar

"Kjo Kore e Veriut alla italiane" ra perpara 17 vjetesh. Nje perjetesi. Ne ate kohe, duhej te rrije dy ore ne radhe per te blere qumesht. Shteti impononte emrat qe mbaronin me "a" per vajzat dhe me "i" per djemte . Te degjoje nje radio te huaj mund te denoheshe deri ne 10 vjet burg. Kishte me pak se 1000 vetura gjithsej. "Ndersa pagat shkonin ne rreth 10 euro ne muaj", kujton Genc Liskendaj, qe krijoi ne 1993 CCS-ne, nje kompani informatike qe vlen sot 10 milione dollare. Ky pronar i ri shpreh kenaqesine per linjen pro biznesit qe ndjek qeveria aktuale e qendres se djathte, e drejtuar nga Sali Berisha. "Te gjithe shqiptaret duket se posedojne nje restorant, nje garazh, nje dyqan te vogel ose jane gati te kene nje te tille", permbledh Dan Berg, drejtor i Bankes Evropiane per Ndertim dhe Zhvillim (BERZH) ne Tirane. Shkurt, Shqiperia me nje popullsi me moshe mesatare 28 vjec eshte nje vend relativisht i ri. Per ta provuar, supermarketi i pare "alla perendimor" u hap vetem ne 2005-en nga grupi Euromax, i krijuar jo shume kohe me pare nga nje i ri i diplomuar per gjeologji, Saimir Mane. "Te gjitha studimet e tregut ishin negative", kujton ai , "por diten e inaugurimit autostrada u tejmbush nga klientet e pare...".

Pasoje e kesaj ndjenje sipermarrjeje te shfrenuar dhe e transfertave te nje diaspore prej dy milione personash - te ardhurat e 3,5 milione shqiptareve u rriten me 2,5 here brenda 10 vjetesh. Pa cekuilibrime makroekonomike, edhe pse eksportet mbulojne vetem nje te treten e importeve te fryra nga posta, energjia dhe agroushqimoret. Borxhi i jashtem mbetet i kufizuar, inflacioni afro kater per qind ne saj te nje Banke Qendrore vigjilente. (dy rreshta nuk lexohen) dhe permasat e nevojes per rindertim, pasi infrastruktura e trasheguar nga regjimi i Enver Hoxhes eshte ne gjendje te mjerueshme. Por, me mbeshtetjen e Bankes Boterore dhe te BERZH-it, ato jane ne rrugen e rindertimit dhe kane si qellim te jene objekt i njeres prej vales se fundit te privatizimeve ne Evrope.

Potencial i forte turistik

Keshtu, aeroporti i Tiranes, qe i eshte dhene me koncesion nje grupi gjerman, eshte fringo i ri. Rrjeti hekurudhor, me nje linje te vetme, jo i lidhur me Greqine apo Maqedonine do te zgjerohet. Paradoks per nje vend malor, tuneli i pare ne historine e vendit do te ndertohet ne kuader te rinovimit te aksit Tirane-Kosove, ku ecja me mbi 25 km/ore eshte e rrezikshme. Per here te pare qe prej 25 vjetesh, nje central termoelektrik prej 100 megavatesh eshte parashikuar te ndertohet ne Vlore. Ndersa Suezi hedh hipotezen e ndertimit te hidrocentralit te Ashtes. Energjia e siguruar nga hidrocentralet perben 92 per qind te energjise se vendit, nje faktor situate jo te qendrueshme ne periudha thatesire, qe vitin e kaluar cuan ne nderprerje deri ne 12 ore ne dite ne zonat rurale. Kompania publike e energjise KESH, eshte, dhe kjo eshte e vertete, e keqadministruar. Fatura e mbuluar nga shteti per te mbuluar humbjet vjetore mund te jete ekuivalente me buxhetin e Shendetit Publik? Rrjeti i saj i shperndarjes do te privatizohet kete vit.

Kjo infrastrukture e re do t'i mundesoje vendit te shfrytezoje atute e tij natyrore ne industrine e lehte, tekstile, lekure, cimento apo nxjerrjen e kromit si dhe ne turizem. Vendi i shqiponjave ka ne fakt nje nga bregdetet e fundit te virgjera te Mesdheut, te nje natyre qe mund te coje ne nje "shperthim" te numrit te vizitoreve, aktualisht 600000 ne vit, kryesisht "rrugetare".

Situata politike eshte qetesuar ndjeshem qe pas zgjedhjeve te 2005-es, zgjedhjet e para te deklaruara te lira dhe te ndershme nga komuniteti nderkombetar. Instinktet autoritare te Sali Berishes jane frenuar nga nevoja per te punuar brenda nje koalicioni prej pese partish. Ne te vertete, fakt i rralle ky ne Kontinentin e Vjeter, asnje nga 11 formacionet e perfaqesuara ne parlament nuk eshte ksenofob apo anti-evropian. Ndersa nje shoqeri e gjalle civile permbush detyren e saj me vigjilence sipas shembullit te levizjes rinore "Mjaft". Se fundi, ne planin diplomatik, pa neglizhuar marredhenien e saj te privilegjuar me Uashingtonin (150 ushtare shqiptare luftojne ne Afganistan), Shqiperia eshte integruar ne hapesiren evropiane, sic e ilustron edhe nenshkrimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit me Unionin ne vitin 2006. Ne Ballkan "armiqesite e djeshme ia kane lene vendin bashkepunimit rajonal", nenvizon Sali Berisha. Keshtu, pavaresia e Kosoves e shpallur ne shkurt eshte pranuar nga shumica e fqinjeve te saj.

Bankat e huaja po vendosen ne vend

Me gjithe kete stabilitet dhe dinamizem ekonomik, firmat e huaja nuk eshte se po vershojne. Volumi i investimeve te huaja per banor eshte me i uleti ne rajon. Vetem sektori financiar, me nje potencial te forte per shkak te nje perqindjeje qesharake bankarizimi ka terhequr greke, gjermane, italiane, austriake apo franceze, te cilet kontrollojne pothuaj te 17 bankat lokale, nenvizon Herni Maus de Rolley, drejtor i deges lokale te "Societe Generale", nje nga tre ndermarrjet e vetme franceze te vendosura ne Shqiperi.

Reputacioni i Shqiperise vuan pa dyshim ende nga pamjet e tmerrshme te shkurtit 1997 gjate falimentimit te "skemave piramidale", atyre mashtrimeve qe pllakosen nje numer vendesh pas daljes se tyre nga komunizmi. Kursimet e gjysmes se popullsise, dy miliarde dollare u zhduken, ndersa perleshjet ne vend shkaktuan 2000 te vdekur, duke cuar ne rrezimin e qeverise se pare Berisha dhe grabitjen e arsenalit ushtarak te vendit. Armet e zjarrit ishin ne ate kohe aq te shumta ne numer saqe sherbenin si monedhe kembimi. Autoriteti i shtetit u rivendos vetem pas nderhyrjes ushtarake nderkombetare qe drejtohej nga Italia.

Qe nga ajo kohe, Shqiperia paraqitet si nje vend i rrezikshem dhe si strofulla kryesore e mafiozeve dhe trafikanteve te qarkut te Mesdheut. Gjithsesi, te gjithe vezhguesit e takuar ne vend e vleresojne kete opinion si te ekzagjeruar. "Ka zera qe flasin per pastrim parash pas ndertimit te kantiereve, por keto fonde vijne thjesht dhe kryesisht nga transfertat e diaspores, qe perbejne nje te gjashten e GDP-se", vlereson njeri prej tyre, perpara se te shtoje " se ndihet me i sigurt ne rruge ketu sesa ne Paris". Krimi i madh shqiptar qe kontrollon proksenetizmin apo "korridorin jugor" te trafikut te heroines eshte "zhvendosur" ne Evropen Perendimore. Ndersa ironia e sloganit dikur ne mode: "Te dashur turiste gjermane, ejani ne Shqiperi, sepse makinen e keni aty tashme", duket se e ka humbur aktualisht forcen.

Per sa i perket korrupsionit, ai mbetet, sigurisht, "shqetesues, si ne te gjithe Ballkanin dhe eshte ne nje nivel me te larte se ne Bullgari, por jo ne permasa te pabesueshme", vlereson Saimir Mane. Kryeministri Sali Berisha konfirmon ne nje interviste dhene gazetes "Les Echos" se i "ka ndryshuar rregullat e lojes duke shkurtuar burokracine. Mund ta regjistrosh nje SH.P.K. brenda disa ditesh vetem me nje mesatare prej nje euro, ne saje te hapjes se nje sporteli unik per formalitetet" . Ekzistojne vetem 62 licenca apo autorizime aktiviteti qe rregullojne jeten e ndermarrjeve kundrejt 160 te tillave me pare. "Ndersa tre te katertat e tregjeve publike nuk ishin objekt i tendereve, kjo procedure eshte tashme e detyrueshme kur eshte fjala per shuma mbi 2000 dollare". Sali Berisha vlereson keshtu se i ka zgjidhur konfliktet e interesave publik-privat, ndersa dikur nje minister mund te posedonte monopolin e importit te prodhimeve bujqesore.

Drejtoresha e OJQ-se "Citizen Advocacy Office" , Mariana Papa e pranon se "situata duket se eshte permiresuar me nje indeks prej 2,9 kete vit kundrejt 3,5 qe ishte vitin e kaluar ne studimin e references se Transparency International, por se ai mbetet shume shqetesues", perderisa 70 per qind e shqiptareve e pranojne se kane dhene ryshfet gjate vitit ne vazhdim.

Ekonomia paralele (me hamendje sepse nuk duket)

Nje plage tjeter, ekonomia "gri" qe vazhdon te perbeje nje te treten e GDP-se. Niveli i cmimeve neper dyqane nuk eshte ne koherence me pagen mesatare zyrtare prej 200 eurosh ne muaj. Keshtu, qeveria nisi vitin e kaluar nje plan spektakolar per vendosjen e "takses se sheshte" prej 10 per qind si mbi te ardhurat edhe mbi fitimet. Kjo takse, nje nga me te uletat ne Evrope i ka nxitur kompanite informale te regjistroheshin duke permiresuar ne menyre spektakolare grumbullimin e taksave. Vec te tjerash, cdo page mbi 300 dollare cash eshte e ndaluar, nje revolucion ky ne nje vend kur deri ne 2005-en, edhe vete administrata i paguante nepunesit e saj me leke ne dore.

Gjithsesi, nese renia e ekonomise gri u mundeson punonjesve t'i vleresojne me mire te drejtat e tyre, ajo nuk sjell reduktim te pabarazive, padrejtesive dhe as te mjerimit. Ne zonat malore te Veriut, 45 per qind e popullsise jeton nen pragun e varferise, qe vleresohet ne tre dollare ne dite. Ndonjehere, shteti i se drejtes zevendesohet me "Kanunin", nje ligj zakonor i Mesjetes i ngritur mbi gjakmarrjen qe detyron qindra familje te jetojne te mbyllura. Ne mungese te institucioneve te specializuara te kreditit dhe parcelave me siperfaqe jo te mjaftueshme, fshataret praktikojne bujqesine " e vjeter" shume pak rentabel, megjithese plotesisht "bio". Papunesia, sigurisht e rene ne 13, 5 per qind ne nivel kombetar, pasi arriti ne 40 per qind gjate krizes se 1997-es, mbetet ende shume e larte ne rajonet e varfra. E shoqeruar me investime te pamjaftueshme ne arsim, varferia i shtyn nje numer te madh te rinjsh shqiptare te imigrojne ne menyre ilegale ne Itali, ku jane nje milion, apo ne Greqi, edhe pse ka pak kohe qe po shihet nje kthim ne vend. Per te penguar trafiqet dhe imigracionin klandestin drejt botes, Sali Berisha miratoi ne 2005-en nje zgjidhje radikale dhe disi cenuese ndaj lirive publike, por qe e koordinuar me patrullat e marines italiane, pati nje efekt te menjehershem. Deri shtatorin e ardhshem, cdo lundrim me motobarke ne ujerat shqiptare te detit Adriatik eshte i ndaluar!

Rilindja konfuze e te drejtes se prones

Shpata e Damokleut. Ne fakt, problemi kryesor per investitoret e huaj ashtu si per shqiptaret nuk eshte aq korrupsioni sesa pasiguria mbi te drejten e prones deri ne piken sa "askush s'i jep dot zgjidhje, perderisa shumica e pronave mund te kontestohen nga ndonje qe zhvarros ndonje certifikate te perpara nentorit 1944", nenvizon nje vezhgues. Nje shpate Damokleu qe shpjegon perse Klubi i Mesdheut vazhdon te hezitoje te vendoset ne jug te vendit.

E drejta e prones u hoq ne fakt totalisht gjate regjimit te Enver Hoxhes. Nje heqje kaq radikale saqe legjitimimit te ketij koncepti prane popullsise iu desh kohe pas renies se komunizmit. Rikthimi i pronave te grabitura, qe gjithsesi kerkoi tri deri ne kater vjet, po ecen me veshtiresi, shpjegon Shaban Memia, presidenti i Aluizni-t, Agjencia per Urbanizimin, Integrimin e ndertimeve informale, e krijuar para dy vjetesh. Afro nje e treta e shqiptareve posedojne tituj te vjeter pronesie sepse, per t'u cuditur, kadastra nuk ishte zhdukur. Ata gjenden ndonjehere ne situata skizofrenie, pasi kane ndertuar paralelisht mbi nje terren te grabitur dikur.

Sigurisht eshte e paimagjinueshme te rrafshohen ndertimet moderne apo te "debohen pronaret informale te pas 1991-it" ne avantazh te "pronareve te perpara 1945". Shteti mendon pra t'u propozoje ketyre te fundit, me ndihmen e Bankes Boterore, nje zhdemtim ne para, me cmimin e tregut aktual, ose dhenien e nje pasurie te patundshme publike. Sipas nje ligji te koheve te fundit, 29 ndertesa, 72000 hektare pyje dhe 17000 ha toke bujqesore do t'u jepen atyre. Por, miliona dosjet qe duhen trajtuar kerkojne teorikisht dy miliarde dollare. Nje pjese e kostos se programit do te financohet nga e drejta e regjistrimeve qe do te vilen kur pronat informale te legalizohen, vlereson Shaban Memia, per kete duhet mbeshtetur tek fotot satelitore, sepse nje numer i ketyre ndertimeve jane vendosur neper rruge qe nuk ekzistojne ligjerisht, ne kurriz te faktoreve...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Ekonomia Shqipetare Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomia Shqipetare   Ekonomia Shqipetare Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ekonomia Shqipetare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» INSTAT: Ekonomia, ritme minimale zhvillimi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Ekonomi-
Kėrce tek: