Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Almeda Abazi: “Une missi, qe kryej rite fetare”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Almeda Abazi: “Une missi, qe kryej rite fetare”   Sun Jan 03, 2010 2:54 pm

Rikthimi i saj ne Shqiperi ka qelluar me fat, duke i ndryshuar,
madje, gjithe projektet per me tej. Almeda Abazi eshte vajza, qe vetem
pak kohe me pare eshte kurorezuar “Miss Shqiperia 2008″. Nuk kishte
menduar se do te ishte fituesja, megjithate i dha vetes nje mundesi per
te provuar. Pasi ka kaluar nje pjese te femijerise ne Turqi ku edhe ka
studiuar, Almeda eshte rikthyer ne Tirane, vetem nje vit me pare me
idene per t’u larguar serish. Por e drejta e studimeve, qe ka fituar se
bashku me kuroren e missit e kane bere te ndryshoje teresisht mendim.
Tani ajo ka nje jete tjeter ne Shqiperi. Njerezit e njohin, ka nje
shkolle, qe e pret dhe synime per te qendruar ne boten e spektaklit.
Cfare ka ndryshuar pas marrjes se kurores se “Miss Shqiperia” ne marredheniet e tua me te tjeret?
Besoj, se kurorezimi im si “Miss Shqiperia” ishte nje kthese e forte
per sa i perket rrjedhes se te ardhmes sime si Almeda, por jo nje arsye
per te me ndryshuar ne marredheniet e mia me njerezit ne pergjithesi,
sepse kam qene perhere e kujdesshme ne kete aspekt.
Po marredheniet me shoqerine, kane ndryshuar?
Une u kurorezova pikerisht ne kohen, kur sezoni shkollor perfundoi,
por e gjithe shoqeria nuk ngurroi te me uronte me mesazhe e telefonata,
gjithashtu dhe jemi takuar. Asgje nuk ka ndryshuar, une vazhdoj te jem
po ajo Almeda e meparshme ne shoqeri.
A mendon, se pas kurorezimit do te vazhdosh ne boten e spektaklit, apo kjo eshte per ty nje pervoje kalimtare?
Mendoj se po, pasi une tashme, edhe para se te kurorezohesha si
“Miss Shqiperia”, kisha hedhur hapin e pare ne boten e spektaklit. Me 1
qershor kam qene si bashkeprezantuese ne Pallatin e Kongreseve ne krah
te shoumenit te njohur, Reiz Cico, ne shfaqjen madheshtore te Ansamblit
turk, “Zjarri i Anadollit”. Ishte nje pergjegjesi e madhe, por qe e
kreva me sukses. Shpresoj, qe ofertat te mos mungojne ne te ardhmen ne
lidhje me boten e artit.
Mendon se nje kurore bukurie do te te ndihmoje per te ecur me tej dhe ne cilat fusha?
Kurora e bukurise me ndihmoi, qe ne momentin qe e vura ne koke. Ju e
dini qe une fitova bursen 4-vjecare ne Universitetin “Marin Barleti”.
Burse, e cila lehtesoi shume preokupimet mendore dhe financiare te
prinderve te mi. Per sa i perket fushes eshte pak heret, por mund te
jete cdo fushe qe do ndihmoje ne formimin tim profesional.
Sipas mendimit tend, cfare cilesish duhet te kete nje vajze per te qene miss?
Per te qene nje miss nuk mjafton vetem bukuria dhe permasat trupore.
Keto duhet te jene te nderthurura me menyren e komunikimit me te
tjeret, menyren e te menduarit, menyren e te shprehurit te asaj bukurie
qe t’i perfaqeson. Te gjitha keto se bashku e bejne nje vajze miss edhe
pa mbajtur kuroren ne koke.
Per te pasur trupin dhe linjat e nje missi duhet bere palester e dieta, apo mendon se eshte dhurate e natyres?
Trupi eshte nje trashegimi familjare, besoj, por qe gjithmone duhet
mbajtur ne forme me sport. Une jam gjithmone pro sporteve, pasi vij dhe
nga nje familje sportistesh, babai im, Muhamet Abazi, eshte rekordmeni
i Shqiperise ne kercim se larti prej 22 vjetesh. Sporti eshte i
nevojshem per cdo moshe.
A eshte gjithmone nje miss, nje vajze qe djemte e ngacmojne shume ne rruge?
Cdo vajze eshte gjithmone e ngacmuar nga djemte ne rruge dhe per
kete nuk eshte nevoja te jesh nje miss. Por te qenit miss ben qe shume
sy, pa dallim seksi, te kthehen nga ty, pasi je bere nje person publik
i njohur tashme nepermjet televizionit. Keshtu qe, kurioziteti te shtyn
ta shohesh me teper kur e sheh ne rruge.
Si reagon ndaj tyre?
Jam gjithmone indiferente ndaj ngacmimeve.
Cili eshte komplimenti me i bukur, qe ke marre?
Komplimentet jane te shumta, por me i bukuri me duket ai kur me
thone “engjell”, pasi mendoj se nuk ka te beje vetem me pamjen time te
jashtme, por dhe me bukurine time shpirterore, sinqeritetin dhe
pastertine, keshtu qe ndihem mire kur mendoj, qe dikush arriti te
shikonte kete lloj bukurie tek une dhe jo vetem ate qe sheh nga jashte.
Po vajzat te bejne komplimente, apo jane xheloze per pamjen tende?
Normal qe dhe nga vajzat kam marre komplimente, por ka dhe nga ato
qe nuk shprehen ose dhe qe bejne komente jo pozitive, por qe gjithmone
nuk mund t’i paragjykoj, pasi kesaj i thone “merr syte e mi dhe shiko”.
Duke qene se ke jetuar per disa vite ne Turqi, nje vend qe njihet edhe si konservator, sa ke mesuar nga tradita e ketij vendi?
Mund te them, qe vitet qe une jetova ne Turqi kane qene kohet me te
bukura te jetes sime deri ne kete moment. Me ka ndihmuar ne formimin e
karakterit tim, pasi atje ka rregull dhe disipline ne menyren e te
jetuarit. Ju e quani nje vend konservator, por une mund te them, qe te
pakten per aq sa jetova dhe pashe ne ato vite, atje njerezve nuk ua
ndjen shume per ate qe ndodh me politiken. Ata kane krijuar menyren e
vet moderne te te jetuarit, bizneset e veta, mundesite per te studiuar
dhe levizur ne cdo vend te botes, mundesite e te argetuarit ne stilin
evropian shume te zhvilluar. Une isha pjese e kesaj menyre te te
jetuarit atje dhe me ka pelqyer shume, te them te drejten.
Beson ne Zot dhe a i ndjek ritet fetare?
Sigurisht qe besoj ne Zot, perpiqem te ndjek me aq sa mundem ritet
tona fetare, por jo mjaftueshem per arsye te ndryshme. Besimi ne Zot me
ka bere te kem nje karakter te qendrueshem, mendohem 2 here para se te
bej dicka, pasi nuk dua te bej ate, qe nuk eshte e pranueshme per t’u
bere.
Te dhenat
Emri: Almeda
Mbiemri: Abazi
Mosha: 16 vjece
Gjatesia: 1.74 cm
Pesha: 57 kg
Studimet: Viti 3 ne shkollen jopublike “Vellezerit Kajtazi”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Almeda Abazi: “Une missi, qe kryej rite fetare”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: