Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Himara

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Himara Empty
MesazhTitulli: Himara   Himara Icon_minitimeWed Jan 06, 2010 1:05 am

Himara 60924874


Emri Himarė e ka origjinėn nga fjala e vjetėr
Shqipe e pėrdorur nė kėto anė Hi(j) Marė - Eja Marė, qe ka tė bėje me
ftesėn qė i bėhet njė vajze apo fqinje tė marrė pjesė nė njė gėzim
familiar apo ti bashkohet nje grupi qė kėndon njė kėnge shumė-zėrėshe.
Marė eshte emėr i njohur Shqip vajze nė Himarė, nė jug tė Shqipėrisė
dhe nė veri tė saj.


Emri
Himarė e ka origjinėn nga fjala e vjetėr Shqipe e pėrdorur nė kėto anė
"Hi(j) Marė" - "Eja Marė", qe ka tė bėje me ftesėn qė i bėhet njė vajze
apo fqinje tė marrė pjesė nė njė gėzim familiar apo ti bashkohet nje
grupi qė kėndon njė kėnge shumė-zėrėshe. Marė eshte emėr i njohur Shqip
vajze nė Himarė, nė jug tė Shqipėrisė dhe nė veri tė saj.


I ndėrtuar nė pjesėn jugore tė bregdetit shqiptar,
qyteti i Himarės ka qenė gjithmonė qendėr e njė zone qė ka pėrfshirė jo
vetėm fshatrat e jugut, por edhe Labėrinė e Kuveleshin. Ajo pėrmendet
qė nė kohėt e lashta ku parardhėsit ishin fisi Ilir i Kaonėve, por
historia moderne duket se fillon nė 1199, kur nė qytet u vendos sundimi
i Venedikasve. Fqinjet tanė veriorė nuk mundėn ta mbanin pėr shumė kohė
dhe nė shekullin e XIII zona e Himarės u pėrfshi nga Karli i Anzhuve nė
atė qė ai e quajti Mbretėria e Arbėrisė. Zona ka qenė gjithmonė me njė
popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinė nga ajo qė sot
njihet si zona e Labėrisė dhe duke filluar qė nga shekulli i XV edhe me
tė ardhur nga zonat e Mirditės dhe Krujės. Mė 1431 Himara u pėrfshi nga
Perandoria Turke si njė krahine e Sanxhakut tė Shqipėrisė. Duke filluar
qė nga shekulli i XVI, si pasojė e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si
edhe Mirdita, siguroi njė sėrė privilegjesh dhe njė lloj autonomie, qė
e lejoi tė ruante fenė dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqėsisht, mungesa e
rrugėve dhe zona malore krijoi vėshtirėsi nė komunikimin e saj me zonat
e brėndshme tė vendit. Pervec gjuhes amėtare Shqipe, duke shfrytėzuar
detin ata vendosėn lidhje tregtare me Greqinė e Venedikun e kryesisht
me Korfuzin dhe si pasojė e ketyre lidhjeve, filloi te pėrdorej edhe
gjuha Greke e Italiane pėr qellime tregtare. Qė mė 1912 Himara kishte
ngritur flamurin e pavarėsisė dhe kishte dėrguar pėrfaqesinė e saj nė
Vlorė.



Gjeografia


Himara pėrbėhet nga dhjetė fshatra: Himara, Palasa,
Dhėrmi (nga Shqipja e vjetėr - Dhėri Mbi, Dhėr Mbi, Dhėr Mi, Dhėri Im),
Vuno (nga Shqipja e vjetėr - Vėne, Vure, Vono), Qeparo (nga Shqipja e
vjetėr - Qėparė, Qė Para, Qė Par-o, Mė Parė), Kudhės (nga Shqipja e
vjetėr - Kudhėr, Kudhėsi), Shėn Vasil, Pilur (nga Shqipja e vjetėr - Pi
Ulur, Pij Ujė Ulur), Jale dhe Ilia. Himara si krahinė shtrihet nė
jug-perėndim tė Shqipėrisė nė anė tė bregdetit tė detit Jon. Krahina e
Himarės ka njė sipėrfaqe me gjatėsi rreth 50 km dhe gjėrėsi rreth 10
km. Rajoni ėshtė vėnd malor dhe karakterizohet nga male e kodrina qė
thepisen drejtpėrdrejt nė njė det tė kristaltė, dhe ėshtė njė vėnd
detar me klimė mesdhetare. Himara bėn pjesė nė Rrethin e Vlorės.



Demografia


Himara ka rreth 2000 banorė. Disa nga familjet e
njohura dhe me vazhdimėsi tė hershme nė Himare janė familjet: Gjoleka,
Kolila, Gjini, Kokaveshi, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka,
Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Vreto, Memi,
Zoti, Duka, Xhagjika, Milo, etj. Me tė prurat e lėvizjes sė popullsisė
pėr arsye ekonomike dhe sociale familje tė sapoardhura i janė bashkuar
krahinės sė Himarės kėto kohėt e fundit. Familja Bollano pėr shėmbull
ėshtė vendosur nė Himarė nė 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina
e Kurveleshit. Himara mirėpret njerėz dhe familje nga cdo anė e
Shqipėrisė, sepse Himara ėshtė e njohur pėr mikėpritjen e saj tė
vecantė dhe bujare Shqiptare.



Migracioni


Himariotėt kane emigruar nė vėnde tė ndryshme tė
botės si nė SHBA, Itali, France, etj. Kjo ka bėrė qė ata tė ndihmojne
vėndlindjen dhe tė sjellin me vete dituritė dhe aftėsitė e fituara nė
vėnde tė tjera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Himara
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: