Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Kuksi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Kuksi Empty
MesazhTitulli: Kuksi   Kuksi Icon_minitimeWed Jan 06, 2010 1:27 am

Kuksi Kuksi


Para vitit 1925, fshati Kukės banohej kryesisht
nga banorė vendas, aktiviteti kryesor i tė cilėve ishte bujqėsia dhe
blegtoria e cila zhvillohej nė tė dy anėt e lumenjve Drin i Zi dhe Drin
i Bardhė.


Kukėsi ėshtė qytet nė Shqipėrinė verilindore, i shtrire ne koordinatat 42.09°V, 20.43°L

Kronologji:

Nė vitin 1571 shėnohet me emrin "Kukufic" me 12 shtėpi
Nė vitin 1610 rreth 50 shtėpi
Nė vitin 1633 pėrmendet Vau i Kukėsit
Nga fundi i shekullit XVII deri nga fundi i shekullit tė XVII rezultoi i braktisur.
Nga fundi i shekullit tė XVII e fillimi i shekullit tė XIX u riprodhua me banorė te ardhur nga Bicajt
Nė 1869 rishfaqet me emrin "Kukusa"
Nė vitin 1912-1921 u pushtua nga serbėt, bullgarėt dhe austriakėt
Dhjetor 1921 u pėrfshi nė administratėn e shtetit shqiptar
Nė 1923 u bė qender krahinore me 28 shtėpi e 186 banorė
Nė 1925 u bė qytet, qendėr e Prefekturės sė Kosovės, krahinė e bashki
Nė 1938 kishte 1800 banorė
Nė 1939-1943 ishte nėn pushtimin italian e 1943-1944 nėn pushtimin gjerman
Mė 18 nėntor 1944 u ēlirua nga forcat partizane
Mė 31 mars 1962 u vendos pėrmbytja e Kukėsit tė Vjetėr dhe ndėrtimi i Kukėsit tė Ri
Mė 22 korrik 1962 filluan punimet pėr ndertimin e Kukėsit tė ri
Nė prill tė 1965 filloi popullimi i tij
Nė 1970 kishte 6073 banorė
Nė 1978 Kukėsi i Vjeter ua la vendin ujėrave tė liqenit tė Fierzės
Nė 2000 kandidat pėr Ēmimin Nobel


Ekonomia

Para vitit 1925,
fshati Kukės banohej kryesisht nga banorė vendas, aktiviteti kryesor i
tė cilėve ishte bujqėsia dhe blegtoria e cila zhvillohej nė tė dy anėt
e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhė. Pas vitit 1925, Mbretėria
Shqiptare i kushtoi njė rėndėsi tė vecantė kėtij fshati duke i dhėnė
statusin e njė qyteti gjė qė u be shkak qė ai tė popullohet me banorė
tė ardhur nga Shkodra,Prizreni,Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shėnon
dhe futjen nė jetėn e kėtij qyteti tė aktiviteteve tregėtare dhe
prodhuese. Janė kėta banorė tė rinj qė i japin Kukėsit njė pamje tė re
pėrmes ndėrtimit tė shtėpive tė reja dhe moderne dhe krijimit tė njė
fryme tė re qytetare pėrmes aktiviteteve sportive dhe kulturore. Falė
tyre, Kukėsi nis tė bėhet i njohur si njė nyje lidhėse dhe me rėndėsi
pėr tė dy anėt e kufirit. Nė ato vite nisėn aktivitetin zeje tė tilla
si: kafet dhe restorantet, tregėtia me shumicė dhe pakicė, prodhimet e
ėmbėlsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (biēikletat,
veturat, kamionat dhe autobuzėt) ngjyrosja dhe perpunimi i leshit,
pėrpunimi i lėkurės dhe i mishit, prodhimi i rrobave dhe kėpucėve,
shėrbimi postar dhe telegrafik, prodhimi i energjisė elektrike,
pėrpunimi i metalit, prodhimet prej ari dhe argjėndi, arkitekturė dhe
plan urbanistik, njė traditė e re gatimi dhe shėrbimi, etj. Ardhja e
sistemit komunist shkaktoi dhe shkatėrrimin total tė kėsaj pėrvoje,
grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe tė pronarėve, shpronėsimin e
banesave dhe objekteve tregėtare, nėpėrkėmbjen e tė drejtave dhe tė
lirive elementare tė njeriut, degradimin e plotė tė elementėve
kapitalistė etj. Kukėsi gjatė regjimit komunist ishte njė qendėr
industriale nė Shqipėri. Deri nė vitet '90, Kukėsi kishte njė industri
tė nxjerrjes dhe shkrirjes sė bakrit (teknologji sovjetike e viteve
'60), nxjerrjes dhe koncentrimit tė mineralit tė kromit, nxjerrjes sė
mineralit tė kuarcit, prodhimit tė materialeve tė ndėrtimit (materiale
inerte, parafabrikate etj), pėrpunimit tė lėndės drusore dhe prodhimit
tė mobiljeve, prodhimit tė qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore
(pije alkoolike, prodhime tė qumėshtit, prodhime pėrpunuese tė frutave
dhe perimeve, prodhimit te bukės etj.), mbledhjes dhe pėrpunimit tė
bimėve mjekėsore, prodhime tė industrisė mekanike, shėrbim hotelier
pėrmes dy hoteleve turistike tė cilat pritnin dhe pėrcillnin dhe disa
qindra turistė tė huaj, etj.


Kukėsi ishte njė vend i njohur dhe me traditė nė
rritjen dhe mbarėshtrimin e deleve. Cilėsia e mishit dhe e leshit tė
deleve lumjane ishin tė njohura nė tė gjithė Ballkanin. Regjimi
komunist dhe vėēanėrisht fushata antiekonomike e tufėzimit tė bagėtive,
bėri qė numri i krerėve tė vijė vazhdimisht nė rėnje dhe kjo veē kėsaj
ēoi nė ftohjen e dėshirės sė blegtorit pėr tė rritur e mbarėshtruar
bagėti.


Kukėsi ishte gjithashtu njė qėndėr e njohur e
transportit. Krahas llojeve tė tjera tė transportit, aty ishte i
zhvilluar dhe transporti ujor, permes liqenit artificial tė Fierzės, i
cili bėnte tė mundur transportin e mallrave dhe tė udhėtarėve. Njė
pjesė e konsiderueshme e banorėve tė qytetit dhe tė fshatrave punonin
nė zonėn nxjerrėse dhe pėrpunuese tė kromit nė Kalimash, nė minierėn e
nxjerrjes sė bakrit nė Gjegjan etj.


Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut
tė lirė pas viteve '90 bėn qė pjesa mė e madhe e industrisė sė
lartpėrmėndur tė falimentojė tėrėsisht, sepse ajo industri ishte
ngritur pėr tė funksionuar nė kushtet e njė ekonomie tė centralizuar
dhe tė planifikuar. Mirėpo kjo shkaktoi shumė plage sociale, duke cuar
nė krijimin e njė mase tė madhe tė papunėsh.


Moszgjidhja nė kohė e problemeve tė pronėsisė mbi
tokėn (veēmas problemet e shumta tė krijuara nga shpėrngulja e
detyrueshme e banorėve tė Kukėsit tė Vjetėr pas ndėrtimit tė HEC-it tė
Fierzės) shkaktuan shumė konflikte pronėsore dhe bllokuan tėrėsisht
nismat e biznesit vėndas dhe atij tė huaj, duke krijuar njė ngėrē
absurd qė ende dhe sot e kėsaj dite vazhdon t'a mbajė tė mbėrthyer dhe
nėn tension tė gjithė Kukesin.


Njė rol shkatėrrimtar pėr ekonominė e Kukėsit dhe nė
acarimin e mėtejshėm tė problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e
kufirit me Kosovėn, qė nga viti 1948 e mė tej pas viteve 90' dhe
veēanėrisht embargoja e komunitetit ndėrkombėtar ndaj ish-Jugosllavisė,
gjatė konflikteve etnike pas shpėrbėrjes sė saj. Shkak i tyre, sot njė
pjesė e industrisė qė mund tė ringjallej, mbeti e bllokuar, duke ēuar
nė rrėnimin total tė objekteve industriale, falimentimin e bizneseve tė
vogla dhe nė njė shkallė shumė tė lartė tė papunėsisė. Sot ekonomia e
qytetit tė Kukėsit ėshtė e mbizotėruar nga biznesi individual apo ai
familjar dhe kryesisht ėshtė e bazuar tek tregėtia e vogėl. Degėt
zotėruese tė ekonomisė ndėr tė tjera janė: transporti dhe shėrbimet.
Kukėsi zotėron dhe njė aeroport tė pėrmasave ndėrkombėtare (pėrfunduar
sė ndėrtuari nė fund tė vitit 2004), mirėpo pėr dhėnje me koncension tė
aeroportit "Nėnė Tereza" tė Rinasit, ai sot nuk funksionon. Kukėsit i
mungon infrastruktura moderne dhe vėcanėrisht lidhjet me fshatrat dhe
qytetet mė tė afėrta si: Peshkopi, Shkodėr, Krumė, Prizren etj. janė
shumė tė dobėta. Lidhjet telefonike ndonėse janė pėrmirėsuar, ato janė
ende nė njė gjėndje tė mjeruar, pėr tė mos folur pėr internetin, i cili
ende nuk ka gjetur kushtet pėr t'u shtrirė nėpėr familje. Tė gjithė
kėto faktorė, por dhe shumė faktore tė tjerė e kanė detyruar qytetarin
e Kukėsit tė braktisė vendin e tė drejtohet pėr nė Tiranė e zona tė
tjera apo edhe pėr tė emigruar jashtė vendit. Ky proces ka shkaktuar
dhe njė largim nė pėrmasa dramatike tė njerėzve me arėsim tė lartė dhe
me pėrvojė pune, duke shkaktuar kėshtu njė boshllėk shumė tė madh nė
administratėn publike, nė arėsim dhe kulturė, shėndetėsi etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Kuksi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: