Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Fieri

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Fieri Empty
MesazhTitulli: Fieri   Fieri Icon_minitimeWed Jan 06, 2010 1:39 am

Fieri Fieri



Fieri ėshtė qytet nė Shqipėrinė e jugut. Fieri ndodhet nė jug tė rrethit tė Lushnjės, nė perėndim tė rrethit tė Beratit, kufizohet gjithashtu nė jug me Vlorėn dhe nė juglindje me rrethin e Mallakastrės, rreth i cili para ndarjeve tė reja administrative tė viteve '90 bėnte pjesė gjithashtu nė pėrbėrjen e rrethit tė Fierit. Rrethi i Fierit ka njė sipėrfaqe prej 787 km² dhe njė popullsi e cila sipas pėrllogaritjeve tė vitit 2006 i ka kaluar tė 300.000 banorėt. Pėrsa i pėrket qytetit tė Fierit popullsia e tij pas viteve '90 tė shekullit tė XX numėronte 40.000 banorė, kurse nė ditėt e sotme, si rezultat i dyndjes sė popullsisė nga rrethi i Mallakastrės dhe nga rrethet veriore tė vendit, vlerėsohet qė popullsia e qytetit tė Fierit tė ketė arritur nė 75.000 banorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Fieri Empty
MesazhTitulli: Re: Fieri   Fieri Icon_minitimeSat Oct 23, 2010 6:53 pm

Historia


12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne njė koder pranė detit dhe afėr grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te kėtė patur njė popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Pėr rendesine ekonomike dhe kulturore dhe pėr hapėsirėn e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet tė madh dhe hijerende “.

Nė vitin 1769 Fieri ishte njė fshat me rreth 24 shtėpi prej balte dhe qerpiēi tė ndėrtuara nga voskopojarėt qė sapo ishin ngulur nė Fier dhe rrethinat pėrreth. Qyteti modern i Fierit u themelua mė 1864 nga Kahraman Pashė Vrioni dhe djali i tij, Omer Pashė Vrioni, tė cilėt me ndihmėn e urbanistėve dhe arkitektėve francezė hodhėn themelet e qyetit modern tė Fierit. Fizionominė e kėtij plani, qyteti i Fierit e ruan edhe sot ku ndėrthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor. Nė fund tė shekullit tė XIX Fieri kishte 4 lagje: “Shkozė”, “Belik”, “Kishė” dhe “Pasha”. Nė librin e saj “Brenga e Ballkanit” udhėtarja angleze Edit Durham kur shkruan pėr Fierin e vitit 1904, tregon se nė tė janė ngritur godina prej guri me arkitekturė ēuditėrisht moderne.

Monumentet me te rėndėsishme arkeologjike janė : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatė Luftes se Pare Botėrore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mėdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanė vazhduar nga arkeologet shqiptare pas ēlirimit. Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanė qenė edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza, Petova etj.


Regjistrimi I pare I populsise ėshtė ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorė, krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorė. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorė.

Gjatė fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botėrore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorė te ardhur nga Laberia, Ēamėria dhe Kosova si dhe grupe tė ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndėrsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos njė numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte njė siperfaqe prej 1175 km2. ne te bėnin pjesė 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi njė proces I zhvilluar urbanizimi. Pėr te plotėsuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi njė levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorė, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorė. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte njė popullsi prej 226.200 banorė, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndėrsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %o .

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Njė pjesė e madhe e banoreve kanė emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanė ardhur banorė nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit, Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipėrisė. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorė. Ndėrsa qyteti I Fierit ka njė popullsi 82.262 banorė. Dendesia e popullsise pėr rrethin e Fierit 255 banorė/km2, njė nga me te lartat ne Shqipėri. Mosha mesatare e popullsise ėshtė 38 vjeē.


Karakteristika te pergjthsme te mjedisit natyror


Rrethi I Fierit ofron dhe potenciale te rėndėsishme natyrore pėr zhvillimin e tij.Ne pėrgjithėsi kemi te bėjmė me njė rajon fushor me lartesi nga 0-100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumė pjellore.Edhe relievet kodrinore janė pergjithesisht te buta dhe te mundshme pėr shfrytezim bujqesor.Ne zonat e rrafsheta zhvillohen tokat e hirta kafe. Kemi edhe lloje te veēanta tokash si aluvionale qe takohen ne luginat e Semanit e Vjoses, tokat e kripura qe shtrihen ne Hoxhare si dhe tokat mocalishte te Roskovecit. Ne rrethin e Fierit shtrihet njė pjesė e Myzeqese se Madhe, Myzeqeja e Vogel dhe fushat e Frakulles e te Cakranit. Fieri ashtu si e gjithė Shqipėria bėn pjesė ne brezin e klimes mesdhetare, dhe dallohet pėr tipare me te shprehura mesdhetare, e cila karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate me shkelqim tė madh te diellit dhe dimeri i bute dhe me rreshje te mėdha. Ngricat dhe debora janė dukuri tepėr te rralla. I nxehti fillon qysh nga mesi i pranveres dhe vazhdon deri nė fund te tetorit. Klima e Fierit ėshtė e ngrohte sepse Fieri laget nga deti dhe ėshtė i mbrojtur nga lindja prej ererave te ftohta. Fieri dallohet pėr numerin e lartė te ditėve me diell mesatarisht 2800 ore ne vit. Rreshjet kanė rregjim kohor shumė te crregullt ato janė perqendruar kryesisht ne gjysmen e ftohte te vitit,sasia mesatare e tyre arrin 980-1000mm/vit. Vera ne Fier ėshtė e thate dhe shpesh nuk bie shi pėr jave te tera. Muajt me te lagesht janė nentori dhe janari, kurse muajt me te thate korriku dhe gushti. Ererat fryjne ne drejtime tė ndryshme por gjatė dimrit mbizotėron era e jugut, e cila sjell edhe rreshje te mėdha, ndėrsa gjatė veres era fryn nga veriu dhe veriperendimi. Afersia me detin bėn qe klima te jetė e bute dhe vetėm ne raste tepėr te rralla temperaturat te bien nėn zero.Temperatura mesatare vjetore lekundet nga 150C-160C. Klima e Fierit lejon zhvillimin e njė bujqesie shumė degeshe. Gjithashtu tokat bujqesore mund te shfrytezohen 2-3 here ne vit. Ne kuadrin e pasurive natyrore rėndėsi te veēantė kanė pasurite ujore, ku pėrveē detit Adriatik, rrethi pershkohet nga lumenjte Seman, Vjose e Gjanica. Semani -281 km i gjatė formohet nga bashkimi I Devollit me Osumin ne afersi te Beratit.Siperfaqja e pellgut ujembledhes ėshtė 5949 km2, prurja mesatare vjetore e tij arrin ne 96 m3/sek.Semani ėshtė nder lumenjte me eroziv, duke e bėrė lumin me eroziv nė vend. Vjose - 272 km I gjatė buron nga malet e Pindit ne Greqi.Siperfaqja e pellgut ujembledhes ėshtė 6700 km2,ndėrsa prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/sek. Gjanica - 67 km buron nga burimet e Pocemit e te Kalivacit.Siperfaqj a e pellgut ujembledhes ėshtė 234 km2.Ėshtė njė nga lumenjte me te ndotur nė vend, pėr shkak te derdhjes se naftes. Rrethi ka dhe disa liqene artificiale ku me I madhi e me I rendesishmi prej tyre ėshtė ai I Kurjanit me siperfaqe 375 ha, ujerat e tij pėrdoren pėr ujitje. Bota natyrore bimore dhe shtazore e rrethit ėshtė transformuar nga veprimtaria e njeriut. Megjithatė rrethi I Fierit dallohet pėr disa lloje bimesh e kafshesh sidomos ne pjeset bregdetare e fushore. Takohen disa lloje kafshesh si urithi, cakalli, nusja e lales, dhelpra, shkurteza, mellenja, thelleza e fushes si dhe disa lloje te ndryshėm zvarranikesh e gjarprinjsh. Ndėrsa ne ujerat e detit gjenden shumė lloje peshqish si qefulli, levreku, koca etj. Rrethi I Fierit bėn pjes ne brezin e shkurreve dhe te pyjeve mesdhetare. Shkurret perbehen nga nenkati I makies,ku rriten shkurret me gjelberim te perhershem si mareja, shqopa, gjineshtra, dafina. Ne kėtė nenkat bimor rriten edhe disa drure te lartė si selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger, qe ne disa raste formojne pyje te vegjel. Nentoka ėshtė mjaft e pasur me lende djegese siē janė gazi natyror dhe nafta ku dallohet zona e Patos-Marinzes, e cila ėshtė dhe zona naftembajtese me e madhe ne Shqipėri. Gjithashtu nenetoka ėshtė e pasur dhe me materiale ndėrtimi si zhavore, rerera, argjila etj.

Rrethi I Fierit ėshtė njė nga rrethet ku shoqėria njerėzore ka demtuar botėn e gjallė, si dhe me ndotjen mjaft te madhe te ajrit.Ne te bėjnė pjesė disa zona te nxehta mjedisore si : fusha naftenxjerrese Marinez-Patos, Rafineria e Naftes Ballsh, AZOTIKU. Kėto zona kanė sjelle ndotjen e dy lumenjve Gjanica dhe Seman, ujerave nentokesore dhe ne kombinim me automjetet e transportit,qe clirojne njė numer tė madh gazrash, pluhuri dhe bloze, si dhe kanė bėrė qe Fieri te kėtė edhe njė ajėr tepėr te ndotur mbi normat e lejuara. Njė nga problemet kryesore ėshtė edhe eleminimi I 850 m3 me tretesire arseniti dhe arsenati tepėr helmues qe ndodhen ne Uzinen e Plehrave Azotike.


Popullsia


12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne njė koder pranė detit dhe afėr grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te kėtė patur njė popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Pėr rendesine ekonomike dhe kulturore dhe pėr hapėsirėn e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet tė madh dhe hijerende “. Monumentet me te rėndėsishme arkeologjike janė : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatė Luftes se Pare Botėrore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mėdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanė vazhduar nga arkeologet shqiptare pas ēlirimit. Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanė qenė edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza , Petova etj.

Regjistrimi I pare I populsise ėshtė ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorė , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorė. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorė. Gjatė fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botėrore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorė te ardhur nga Laberia, Ēamėria dhe Kosova si dhe grupe tė ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndėrsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos njė numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte njė siperfaqe prej 1175 km2. ne te bėnin pjesė 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi njė proces I zhvilluar urbanizimi. Pėr te plotėsuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi njė levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorė, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorė. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte njė popullsi prej 226 2000 banorė, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndėrsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %o .

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Njė pjesė e madhe e banoreve kanė emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanė ardhur banorė nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit, Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipėrisė. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorė. Ndėrsa qyteti I Fierit ka njė popullsi 82.262 banorė. Dendesia e popullsise pėr rrethin e Fierit 255 banorė/km2, njė nga me te lartat ne Shqipėri. Mosha mesatare e popullsise ėshtė 38 vjeē.


Ekonomia


Rethi I Fierit ėshtė ekonomikisht njė nga rrethet me te zhvilluara te Shqipėrisė. Ne kėtė zhvillim vecojme tre periudha te rėndėsishme kohore : paraclirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990.

Ne periudhėn paraclirimit Fieri ka qenė njė zone e prapambetur bujqesore, qe vuante nga kenetezimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsise jetonte ne fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika te feudalizmit. Njė pjesė e fshataresise kishte toke, ndėrsa pjesa tjetėr punonte ne cifligjet e shtetit dhe ne ato private. Ne vitin 1925 shoqėria anglo-persiane OIL Company mori pėr ta shfrytezuar pėr kerkimin e vendburimeve te naftes njė siperfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit te kėsaj kompanie, vjen shoqėria AIPA qe morri pėr shfrytezim njė siperfaqe prej 164.000 ha. Ne vitin 1938 ekzistonin magazina te mėdha mallrash dhe njė rrjet I dendur tregtar. Deget kryesore te ekonomise ne kėto vite perfaqesoheshin me disa fabrika te industrise se lehtė dhe ushqimore. Ne 1937 dhoma e tregetise se qytetit numeronte 309 zejtare, tregtare dhe industrialiste. Pas pushtimit italiane vershuan shumė sipermarres, punetore , fermere , nenpunes, njerėz te profesioneve tė ndryshme dhe bashke me ta dhe prodhimet e industrise italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative pėr prodhuesit vendas, kryesisht artizane, duke I rrenuar ekonomikisht dhe duke I detyruar te mbyllnin punishtet e tyre, gjė qe solli keqesimin e gjendjes ekonomike te familjeve tė tyre. Pas kapitullimit te Italise , pronat e shoqerise AIPA I morri ne dorė shoqėria gjermane Continental Oil.

Ne periudhėn 45-90, Fieri kthehet ne njė nga qendrat me te rėndėsishme industriale te vendit. Kėtu u ndertua kompleksi me I madh energjitiko-kimik I vendit. Ne prodhimin e pergjithshem industrial te vendit , Fieri zinte 12 % te tij. Deget kryesore te industrise ishin energjitika ( nxjerrja e pėrpunimi I naftes, prodhimi I energjise elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Pėr te mbeshtetur kėto dege te industrise se rėndė u ndertuan dy termocentrale, ne Fier dhe ne Ballsh. TEC-i i Fierit pėr nga kapaciteti ishte me I madhi ne Shqipėri me kapacitet 160.000 kw energji ne vit. Ne vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit te Pambukut, dhe me pas u ngriten edhe fabrikat e imdustrise ushqimore , si ajo e vajit, margarines, e veres etj. Strategjia ekonomike e ndejekur ne kėto vite shtroi nevojen e zhvillimit te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve me te mėdha te vendit, parku automobilistik I Fierit dhe ai I transnaftes ne Patos. Me ngritjen e industrise se rėndė perparesi morri dhe transporti hekurudhor. Ne viet 1967-68 u ndertua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatė, ne 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndėrsa ne vitet 1981-86 ajo Fier-Vlore 35 km. Sipas statistikave bujqesore deri ne vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesė e gjithė kolektivizimit te bujqesise, por u vu ne plan te dytė. Ajo asnjėherė nuk I plotesoi tėrė nevojat e popullsise. Megjthate edhe blegtoria pati njė fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqesore, ku rrethi Fier dallohej pėr numrin me tė madh te gjetheve nė vend, duke dhėnė 1/5 e prodhimit te pergjithshem blegtoral. Komplekse blegtorale te rėndėsishme kishin NB-te e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezes, Pojanit , Cakranit etj. Periudha e tretė pas viteve 90-te ėshtė shoqėruar me ndryshime te mėdha edhe ne strukturen e ekonomise. Kjo si rezultat I ndryshimit te formes se pronesise, nga ajo shteterore ne atė private. Shumica e ndermarrjeve private te krijuara I perkasin aktivitetit trehtar, pas tyre vijnė ato te sektorit te sherbimeve dhe te sektorit te transportit. Ne rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime te huaja kryesisht ne sektoret joproduktive te ekonomise si banka, ndertime, transport si dhe ne industrine tekstile. Sot ne rrethin e Fierit ne industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, veprojnė dy nga kompanite me te mėdha ne Shqipėri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “. Ndėrsa pėrsa I pėrket marredhenieve agrare, edhe ato njohen ndryshime rrenjesore. U kalua nga sistemi I kooperativave dhe NB-ve ne sistemin e prones private dhe te ekonomise te tregut te lirė. Ne rrethin e Fierit procesi I ndarjes se tokave ka pėrfunduar ne vitin 1993 dhe toka ėshtė shperndare sipas kritereve te percaktuara ne Ligjin pėr Token. Shperndarje e tokes ėshtė bėrė ne varėsi te siperfaqes se pėrgjithshme te tokes se punueshme me numrin e banoreve. Kėshtu ēdo person ka pėrfituar nga 0.15-0.3 ha. Kėto kanė sjelle rritjen e shpejte te numrit te njesive te prodhimit bujqesor. Bujqesia private dominohet nga fermat qe operojne ne nivel familjar. Ndėrkohė qe nga shoqatat e fermereve po krijohen ndermarrje tė reja qe synojne drejt ekonomise se tregut bujqesor modern. Sot ne rrethin e Fierit sipas Zyres se Punesimt ka 72.237 te punesuar dhe 18.135 te papune, ndėrkohė qe joekonomikisht aktive janė 51.052. Nga te punesuarit , 44.591 janė te gjinise mashkullore dhe 27.646 te gjinise femerore.


Turizmi


Pasurite Social – Kulturore

Vlerėsimi turistik i kėtyre motiveve nenkupton kulturėn shpirtėrore, materiale e origjinale. E lemente te tillė si : veshja, kėngėt dhe valle, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalėt e urta dhe legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnė shpesh vlera te rralla e te paperseritshme.


Jeta shpirtėrore

Rajoni Vjose – Seman ka veēoritė e veta pėrsa i pėrket jetės shpirtėrore. Ky rajon bėn pjesė ne krahinen etnografike te Myzeqese. Turizmi fetar ėshtė lloji me i vjetėr i turizmit, praktikuar qe ne kohėt e lashta. Ne rajon egzistojne dy bashkesi fetare, ajo ortodokse dhe ajo myslimane. Tė dy bashkesite fetare jetojne ne harmoni te plotė me njera – tjetrėn. Me shumė interes janė objektet e kultit qe paraqesin interes nga ana arkitektonike dhe nga ana e misioneve fetare.Me vlera te shumeanshme do tė veconim kishen e Shen Marise se Pojanit dhe afrekset e shekullit XIV qe ruhen aty. Me interes janė pagezimet dhe kurorezimet qe bėhen ne kishe, si dhe ritet fetare qe i shoqerojne. Ne afersi te Kolkondasit ne vitin 1813 ėshtė ndertuar Manastiri i Shen Kozmait, kun e 24 gusht te ēdo viti organizohet Panairi i Shen Kozmait, ku besimtare nga e gjithė Myzeqeja shkojnė ne ceremoni. Objekte te tjera janė kisha ortodokse e Shen Gjergjit, kisha katolike, xhamia etj.


Folklori

Ne kėtė rajon janė zbuluar shumė tradita kombėtare si ne veshje, instrumenta, kenge etj. Prandaj pėr oferten turistike te rajonit ėshtė mjaft e rėndėsishme organizimi i manifestimeve folklorike dhe format tradicionale te jetės e veprimtarise se tij. Turizmi nėpėrmjet manifestimeve kulturore dhe vleresimit tė tyre ndikon ne ruajtjen e folklorit, kultivimin e tij dhe ngritjen e shkalles artistike tė tyre. Rajoni trashėgon dhe kultivon njė thesar te pasur e te bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe shpirtėrore dhe ndenja fisnike. Ėshtė e vėrtetė qe kostumet popullore dhe orendite e tradites nėn pervetesimin e jetės moderne janė zhdukur nga pėrdorimi i perditshem, por ato mund te shihen dhe gjenden me tėrė bukurine dhe finesen e tyre artistike ne manifestimet folkloristike e ne muzete etnografike.


Veshjet e Burrave

Karakteristike ka qenė veshja me kemishe (linjė). Ky tip veshjesh perbehet nga kėto pjesė: kemishe, te mbathura, brezi, corapet, opingat. Gjeresia e fundit shkonte nga 1015 kinda, kurse menget bėheshin te gjata dhe te gjėra dhe pergatiteshin me pelhure liri.Opingat pergatiteshin nga lekura e regjur e lopes ose e buallit.Njė element qe spikat ėshtė takia, qe mbahej nga burrat myzeqare ne ditė dasme, te kremte fetare, ditė pazari etj.

Veshjet e Grave

Krakteristike ka qenė veshje ne kemishe e gune, qe perbehej nga jeleku, fanella, kemisha, brezi, perparesja, guna, mengorja, corapet, shamite e brezit, shamia e kokės dhe stolite. Kėto pergatiteshin me fije pambuku ose me lesh rud.


Kenget dhe vallet

Muzika vokale ka njė perdorim me te dendur dhe ėshtė karakteristike pėr folklorin tradicional, duke perbere njė specifike kombėtare. Vlera e valleve popullore perqendrohet ne kompozicionet e tyre te cilat mund te jenė edhe primitive, por sit e rrallė ato kerkohen ne programe turistike. Me e njohur dhe me origjinale ėshtė dyshja e njohur myzeqare e burrave. Nga instrumentet popullore permendimsazet qe janė te perbera nga klarineta dhe defi. Kenga polifonike ėshtė mbizoteruese ne kėtė krahine. Zakonisht kenga kėndohet nga njė person dhe te tjerėt i mbajnė iso.


Traditat dhe zakonet

Nga vizitore te shumte flitet pėr zakone te ēuditshme dhe te shumta. Mikepritja ėshtė e kultivuar pergjate shumė shekujve.Respekti pėr mikun, te huajin pa shperblim ėshtė diēka e veēantė. Datat qe festohen me shumė ne kėtė rajon janė 24 – 25 dhjetori, fillimi i Vitit te Ri, 6 janari ( dita e ujit te bekuar), pashket ortodokse, feste te cilrn banoret e kėtij rajoni e festojne ne mėnyrė madheshtore me rite te tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezeve me boje te kuqe. Festa te tjera janė ato te karakterit zyrtar, kombėtar dhe rajonal pėr ngjarje dhe figura te medhaja historike.


Gatimet

Ne mjaft vende me tradite te zhvilluar gastronomia perben pothuajse njė lloj turizmi. Krahina tė ndryshme kanė gastronomi koralet, kėshtu dhe rajoni ynė ka veēoritė etij te gatimit. Llojet e peshkut janė tė ndryshme si ngjala, lavrake, qefulli etj, por gjithashtu nder gjellet karakteristike pėrmenden rosnicat. Meqense rajoni ėshtė fushor njė perhapje te madhe kanė shpezet e buta, mishi i te cilave serviret ne ēdo tavoline. Tipike janė edhe ėmbėlsirat te bėra kryesisht me pete te derdhura si byreku, qumeshtori, bakllavaja. Nga pijet me te pėrdorshme janė rakia e rrushit dhe e manit.


Objektet vizitonjese


Muzeu historik

Muzeu historik paraqet ne mėnyrė te permbledhur gjithė historinė shumeshekullore te Fierit. Njė vend te rėndėsishėm ze pasqyrimi i monumenteve kulmore te histories krahinore si aktivitetet patriotike, kryengritjet fshatare, luftėrat pėr liri e pavaresi. Aty pėrfshihet edhe kultura materiale popullore, kultura etnografike, e kultura krishtere.


Biblioteka

Biblioteka ėshtė njė nga institucionet kulturore mjaft te rėndėsishme me ambiente pune te bollshme te cilat e radhisin atė ne njė nga bibliotekat me te mira nė vend. Ne ambientet e saj zhvillohen mesatarisht 60 – 70 aktivitete te llojeve dhe natyrave tė ndryshme artistike, shkencore, sociale. Numri i lexuesve te regjistruar arrin mbi 5000 persona ne vit.


Teatri Bylis

Teatri Bylis i ndertuar ne vitin 1971 ėshtė njė qendėr shumė e rėndėsishme e artit dhe kulturės. Ka njė kapacitet prej 400 vendesh. Ne te organizohen mjaft shfaqje nga trupa teatrore e estrades Fier, festivale tradicionale lokale dhe rajonale dhe shumė veprimtari te tjera te larmishme.


Qyteti antik i Apolonise

Qyteti antik i Apolonise Kryeqendra e historisė se Fierit ka qenė qyteti antik i Apolonise I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonet korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulezimit te saj ne njė siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorė.

Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vėrtetohet me faktin se se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parė romak Oktavian Augusti studioi ne Akademine e Apolonise. Apolonia ėshtė njė qendėr qe tėrheq me tepėr vizitore e turiste tė huaj te apasionuar pas arkeologjise dhe histories se lashtė te kėtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonise janė Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni.

Prane Apolonise ndodhet Manastiri i Pojanit njė symbol i historisė dhe kulturės se shekullit XIII. Me njė stil bizantin ai konsiderohet si njė kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishen dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veēantė. Para 30 vjetėsh ky manastir u shnderrua ne njė muzeum, ku ruhen statujat e periudhes iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kėshtu ne njė qendėr mjaft te rėndėsishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.


Panorama e qytetit


Apolonia [Pojan] Qyteti antik i Apolonisė Kryeqendra e historisė se Fierit ka qenė qyteti antik i Apolonisė I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonėt korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulėzimit te saj ne njė siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorė. Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vėrtetohet me faktin se se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parė romak Oktavian Augusti studioi ne Akademinė e Apolonisė. Apolonia ėshtė njė qendėr qe tėrheq me tepėr vizitore e turiste tė huaj te apasionuar pas arkeologjisė dhe historisė sė lashtė te kėtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonisė janė Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni. Pranė Apolonisė ndodhet Manastiri i Pojanit njė simbol i historisė dhe kulturės se shekullit XIII. Me njė stil bizantin ai konsiderohet si njė kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishėn dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veēantė. Para 30 vjetėsh ky manastir u shndėrrua ne njė muze, ku ruhen statujat e periudhės iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kėshtu ne njė qendėr mjaft te rėndėsishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.


Plazhet


Deti perben figuren kryesore ne vleresimin dhe shfrytezimin turistik rajonal ne rreth 48 km vijė bregdetare. Ne rajonin tonė dallojme ket plazhe:

Plazhi ne derdhje te lumit Vjose

Ky plazh qe i pėrket tipit te bregdetit me rere te trashe duke bėrė qe te dallohet qartė nga plazhet e tjera te rajonit dhe te perafrohet me tepėr me plazhet e bregdetit Jon. Vende – vende rėra e trashe zevendesohet nga zhavorret e permasave te vogladuke terhequr turiste dhe duke e bėrė kėtė plazh mjaft interesant .


Plazhi Hidrovor - Hoxhare

Plazhi Hidrovor – Hoxhare i pėrket tipit te bregdetit me rere shumė te holle. Plazhi ka njė rere me vlera te mėdha curative duke terhequr me tepėr moshat e mesme dhe te vjetra.

Plazhi Vjose - Seman

Plazhi Vjose – Seman shtrihet ne zonen ku me pare ka qenė grykderdhja e lumit Seman. Ne kėtė zone tani kanė mbetur vetėm aluvionet e sjella nga ky lum gjatė periudhes qe ai derdhej aty.


Plazhi Seman

Plazhi Seman perben njė nga lokalitet turistike mė interesante te rajonit. Ky plazh ka njė shtrirje prej 3,5 km me njė brez 2 m te gjerė. Dy nga karakteristikat e tij janė rėra e imet dhe e ashper e pasur me jod dhe pylli i mrekullueshem i pishave. Pozicioni i favoeshem gjeografik i jep Semanit mundėsi pėr zhvillimin e sporteve ujore net e ardhmen. Zona pėrmban dhe disa laguna qe shquhen pėr variatet e vegjetacionit dhe specie te rralla shpezesh migratore. Bashke me turizmin balnear njė rol te rėndėsishėm ka dhe turizmi rural.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Fieri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: