Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Gjakova

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 1579
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

MesazhTitulli: Gjakova   Wed Jan 06, 2010 1:43 am




Qyteti i Gjakovės shtrihet nė bregun e majtė tė
lumit Erenik ndėrkaq nga tė dy anėt e pėrroit Krena shtrihet kodra e
Ēabratit. Lartėsia mesatare mbidetare e Gjakovės ėshtė 365m. Qyteti
gjendet nė gjatėsi gjeografike nė mes tė 42.24 skallė nė veri dhe 20.26
shkallė nė lindje.

Sipas
tė dhėnave arkeologjike tė bėra nga ekipet e pėrbashkėta nga Shqipėria
dhe Kosova, nė territorin e Gjakovės, nė bazė tė materialeve tė gjetura
ėshtė vėrtetuar se i pėrkasin kulturės antike ėshtė vėrtetuar dhe
dėshmuar se kėto treva kanė qenė tė banuara edhe mė parė.
Gjakova si
qytet mė kėtė emėr daton nga shekulli XV, por lulėzimi i vėrtet i saj
fillon nė fund tė shekullit XVI dhe nė fillim tė shekullit XVII. Nga
kjo periudhė veēojmė ndėrtimin e Xhamisė sė Hadumit nė vitin1554,
Mejtepit, Bibliotekės, Haremit, Hamamit, ndėtimit tė Sahat-Kullės,
Medreses sė Madhe, Hanit tė vjetėr, Kompleksit tė Teqės sė Madhe si
edhe urave lidhese tė qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e
Taliqit etj.tė cilat edhe sot ekzistojnė.
Komuna e Gjakovės sot ka 586 km katrorė tė cilėn e pėrbėjnė qyteti dhe 84 fshatra.


Sipas
regjistrimit tė fundit i bėrė nė vitin 2000 nga UNMIK-u, komuna e
Gjakovės ka 150.800 banorė, duke e renditur si komuna e tretė pėr nga
madhėsia nė Kosovė.


Komuna e Gjakovės ka lidhje tė mira me
rrugė tė asfaltuara me qytetet e Prizrenit, Pejės, Rahovecit, Klinės,
Prishtinės, Deēanit, Malishevės etj.
Ė shtė me rėndėsi tė ceket se
Komuna e Gjakovės pas luftės sė vitit 1999 ka lidhje edhe me Republikėn
e Shqipėrisė, pėrmes dy pikave kufitare ate tė Qafės sė Prushit dhe
Qafės sė Morinės.


Kultura

Qyteti
i Gjakovės ėshtė i njohur si qendėr kulturore, jo vetėm nė suazat
komunale por edhe si regjionale e besa edhe gjithė kombėtare. Bartės
kryesorė tė kulturės sė qytetit tė Gjakovės janė:


- Muzeu
- Arkivi
- Instituti pėr mbrojtjen e monumenteve
- Biblioteka
- Pallati i kulturės
- Teatri Kombėtar i Gjakovės
Instituti
pėr mbrojtjen e monumenteve tė kulturės sė Gjakovės ėshtė themeluar me
datė 10.06.1990 nga Kuvendi i Komunės sė Gjakovės me emėrtimin : Enti
pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės.
Motivi pėr themelimin e
kėtij institucioni ėshtė domosdoshmėeria pėr krijimin e njė
institucioni pėr ruajtjen dhe kultivimin e trashigimisė kulturore nė
Komunen e Gjakovės. Punėt e para tė kėtij institucioni kulturorė ishin
pėrpilimi i dokumentacionit tė nevojshėm pėr fillimin e punės. Nė kėtė
kuadėr fillimishtė u pranuan me statusin e bashpunėtorėve 13 arkitektė,
njė arkeolog dhe njė prof.i historisė. Ky ekip pėr afro katėr vite ka
kryar njė punė kapitale nė evidentimin,inēizimin,pėrpunimin dhe
dokumentimin e monumenteve tė tė gjitha llojeve si kulla, Xhamija,
Kisha, Hamame, Varreza, lokalitete arkeologjike, komplekse historike,
Mullinjė, Kroje dhe objekte tė banimit individual.
Pallati i
kulturės “ Asim Vokshi “ i ndėrtuar me vetėkontributin e qytetarėve tė
Gjakovės ka filluar punėn me 7 Korrik tė viti 1977. I lokalizuar nė
qendėr tė qytetit tė Gjakovės ka afro 6000 metra katrorė.


Ekonomia

Deri
mė datė 31.12.2008 janė regjistruar afro 3120 subjekte ekonomike pėr tė
zhvilluar veprimtari afariste, si prodhuese, bujqėsore, shėrbyese,
zejtare, tregtare, hoteljere, e tė ngjajshme.


Numri i pėrgjithshėm i punėtorėve tė paraqitur nė kėto subjekte ekonomike - afariste tė regjistruara ėshtė afro 9.850.


Prej
numrit tė pėrgjithshėm tė subjekteve afariste tė regjistruara 60 janė
ndėrmarrje nė pronėsi Shoqėrore – Akcionare dhe subjekte tjera dhe 3060
janė nė pronėsi private si NVM.
Nga 60 Ndermarrje ekonomike
shoqėrore-akcionare, vetėm dy zhvillojnė veprimtari tė rregullt
ekonomike ajo IMN – Fabrika e tullave dhe tjegullave dhe Fabrika e
Gazit. Njė pjesė e kėtyre Ndermarrjeve kohė pasė kohe kryen ndonjė
shėrbim pėr palėn e tretė, njė pjesė e Ndermarrjeve kanė lėshuar me
qera pjesė tė objekteve, kurse shumica e tyre presin privatizimin.


Nga
3060 Ndermarrje tė vogla dhe tė mesme private tė regjistruara, 60% e
tyre zhvillojnė veprimtarinė afariste, kurse tė tjerat pėr shkak tė
kushteve financiare dhe tregut nuk funkcionojnė.
Ekonomia e komunės sė Gjakovės deri nė vitin 1989 ishte relativisht e zhvilluar.
Degėt
mė tė zhvilluara tė ekonomisė dhe bartėse tė zhvillimit ishin:
Industria metalike, Industria e tekstilit, Industria e materialit
ndėrtimor, Industria ushqimore, Industria kimike dhe e gomės, Industria
e drurit, Agroindustria, Tregtia, etj ka qenė mjaftė e zhvilluar edhe
Operativa ndėrtimore (si nė ndėrtimin e ulėt ashtu edhe nė atė tė
lartė, ku ka funkcionuar edhe prodhimi i asfaltit dhe betonit tė
freskėt).


Ekonomia shoqėrore nė vitin 1989 ka numėruar 45
ndėrmarrje ku kanė qenė tė punėsuar 18.640 punėtorė. Nė veprimtaritė
joekonomike (arsimi, shėndetėsia, kultura, institucionet shtetėrore,
bankat etj. ) kanė qenė tė punėsuar 4000 punėtor. Ka qenė e zhvilluar
gjithashtu edhe ekonomike private ku kanė qenė tė regjistruara 920
subjekte afariste me afro 2000 tė punėsuar.


Ekonomia e
komunės sė Gjakovės mė sė shumti ka pėsuar gjatė sanksioneve ekonomike
si dhe me rastin e aplikimit tė masave tė dhunshme nga okupatori serb.
Gjendja ėshtė keqėsuar edhe mė tepėr gjatė sulemeve tė NATO-s si pasojė
e veprimeve shkatėrruese tė forcave tė shumta ushtaroko-policore serbe,
tė cilat kanė qėndruar dhe vepruar nė objektet e ndėrmarjeve ekonomike,
ashtu qė gjatė tėrheqjes sė tyre kanė vjedhur, plaqkitur dhe
shkatėrruar pjesėn mė tė madhe tė mjeteve themelore dhe inventarit,
mjetet e transportit, etj.


Humbjet e krijuara nga lufta nė ekonominė shoqėrore janė afro 190 milion DM kurse nė ekonominė private afro 100 milion DM.


Me
pėrfundimin e luftės dhe vendosjen e administrimit civil ndėrkombėtar
(UNMIK) u krijuan kushtet pėr rimėkėmbjen dhe zhvillimin e ekonomisė
dhe hapjen e saj ndaj botės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Gjakova
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Qytetet Shqiptare-
Kėrce tek: