Gjermania ndodhet nė pjesėn qendrore tė Evropės, me dalje nė detin Baltik dhe detin e Veriut, nė mes tė Holandės dhe Polonisė nė veri tė Austrisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Gjermanisė ėshtė 357,021 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00 V, 9 00 L dhe 349,223 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 7,798 km 2 ujė. Vija bregdetare e Gjermanisė ėshtė 2,389 km e gjatė dhe vija kufitare tokėsore ėshtė 3,621 km qė e ndajnė atė nga Danimarka (68 km), Polonia (456 km), Ēekia (646 km), Austria (784 km), Zvicra (334 km), Franca (451 km), Luksemburgu (138 km), Belgjika (167 km) dhe Holanda (577 km).
Relievi
Pjesa mė e madhe e relievit nė veri dhe perėndim e pėrbėjnė terrenet e rrafshėta dhe malet e ulėta,nė pjesėn jugore e posaēėrisht nė Bavari tereni ėshtė malorė dhe pėrshkohet nga Alpet. Pika mė e ultė e relievit gjendet nėn nivelin e detit nė Wilstermarsch (lexo: Vilstemįsh) ėshtė 3.54m nėn nivelin e detit (-3.54m) kurse mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,962 metrave nė vendin e quajtur Zugspitze (lexohet: Cugshpicė).
Klima
Pjesa mė e madhe e Gjermanisė ka njė klimė transitore, nė tė cilėn dominojnė erėrat e lagėshta perėndimore. Klima varet prej Oqeanit Atlantik, pėrkatėsisht Rrymės Veri-Atlantike, qė ėshtė pjesa veriore e Rrymės sė Golfit. Ky ujė i ngrohtė i prek zonat qė kanė dalje nė Detin e Veriut pėrfshirė gadishullin Jutland dhe zonėn pėrgjatė Rinit, qė derdhet nė Detin e Veriut. Rrjedhimisht nė veriperėndim dhe nė veri, klima ėshtė oqeanike; Reshjet i hasim gjatė tėrė vitit me maksimumin gjatė verės. Dimrat nė kėtė pjesė janė kryesisht tė butė kurse verėrat priren si tė freskėta, megjithėse temperaturat mund tė tejkalojnė 30 °C (86 °F) nė disa periudha. Nė lindje, klima ėshtė mė shumė kontinentale; dimrat mund tė jenė shumė tė ftohtė kurse verėrat shumė tė ngrohta, dhe periudha tė gjata thatėsie janė shėnuar shpesh. Gjermania qendrore dhe jugore janė regjione tranzite ku mund tė ketė si klimė oqeanike ashtu edhe kontinentale. Sėrish, temperatura maksimale mund tė arrijė 30 °C (86 °F) gjatė verės.[1][2]
Hidrografia
Gjermaninė e pėrshkojnė lumenjtė Ren (Rajna), Ems, Vezer dhe Laba. Rrjedhi prej pjesėve jugore tė shtetit dhe gravitojnė nė Detin e Veriut. Uji relativisht i mjaftueshėm gjat vitit, pjerrtėsia e vogėl, mundėsia e mirė pėr lidhje me kanale I kanė mundėsuar tė shfrytėzohen pėr lundrim. Ujėrat jugorė i mbledh Danubi, i cili Gjemaninė e lidhė me shum shtete tė Evropės sė Mesme
Pasuritė natyrore
Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: qymyr guri, ligniti, gazi natyrorė, hekuri, bakri, nikeli, uraniumi, kripa, materiali ndėrtimor, pylltaria dhe toka e punueshme.