Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Skandal ne Lac, dhunohet barbarisht gjyqtari Jemini

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Skandal ne Lac, dhunohet barbarisht gjyqtari Jemini Empty
MesazhTitulli: Skandal ne Lac, dhunohet barbarisht gjyqtari Jemini   Skandal ne Lac, dhunohet barbarisht gjyqtari Jemini Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 6:45 pm

Skandal ne Lac, dhunohet barbarisht gjyqtari Jemini Skandalnelacdhunohetbar
Menjehere pas perfundimit te sfides Laci-Kastrioti, tifoze dhe drejtues te skuadres kurbinase u turren ne fushe, duke e goditur e dhunuar gjyqtarin e FIFA

Kur dukej se ky sezon po kalonte i qete, me ndonje shenje rastesore gjestesh antisportive, dje “gangrena” e futbollit shqiptar, dhuna, ka shperthyer ne Lac. Ne ndeshjen e vlefshme per javen e 11-te te Kategorise Superiore mes Lacit e Kastriotit, ne perfundim te saj eshte dhunuar gjyqtari kryesor Lorenc Jemini.

Ne minuten e fundit, ka qene sulmuesi i Kastriotit, Bruce Inkango, qe shenon golin e barazimit, i cili u kontestua nga tifozet vendes per pozicion jashte loje. Por, menjehere pas vershellimes perfundimtare, ne drejtim te gjyqtarit Jemini, tifoze dhe drejtues te Lacit u turren ne fushe, duke e goditur e dhunuar gjyqtarin kryesor. Fusha e gjelber u kthye ne nje arene perleshjeje, me nje objektiv te vetem, arbitrin Jemini, i cili me pas u shoqerua nga forcat e policise, deri ne Tirane.

Me gjithe nderhyrjen e forcave te rendit, e cila ka qene paska e vonuar, gjyqtari i FIFA-s nuk i ka shpetuar agresionit te turmes se tifozeve, te cilet kane goditur me c’te mundit e si te mundin Jeminin, edhe ne syte e policeve.

Madje, ka qene dhe vete presidenti i skuadres se Lacit, Pashk Laska, i cili, pasi ka urdheruar te mbyllen te gjitha kamerat, ka ushtuar dhune ndaj kryesorit te ndeshjes. Numri 1 i klubit kurbinas nuk ka nguruar te vihet ne rolin e tifozit te thjeshte, duke qene dhe ai protagonist ne dhunen ndaj gjyqtarit.

Rast i perseritur
Ne Lac nuk eshte hera e pare qe ndodh nje fenomen i tille. Para pak sezonesh, ne sfiden me Skenderbeun (0-1), tifozet kurbinas, pasi gjuajten lojtaret korcare me objekte te forta ne fushen e lojes, i dhane “lamtumire” atyre, duke thyer xhamat e autobusit. Ndersa ne ambientet e brendshme te stadiumit, presidenti Pashk Laska qelloi sipas korcareve me grusht futbollistin maqedonas Ristovski.
Dy sezone me pare, ne Lac u kercenua me jete sulmuesi ne ate kohe i Flamurtarit, Migen Memelli.
Ajo ngjarje ndodhi ne pushimin mes dy pjeseve, ku pasi pogradecari kishte shenuar nje gol, presidenti Laska i eshte futur ne dhomat e zhveshjes dhe ka terrorizuar sulmuesin, duke e kercenuar me jete nese ai do te shenonte tjeter gol. Ne ate kohe drejtuesit e Flamurtarit nuk bene denoncim, ndersa gjyqtar i sfides ishte Albano Janku.

Ndeshkimi
Nje ngjarje e tille vertet meriton denim maksimal. Sipas rregullores se Federates Shqiptare te Futbollit, dhuna masive ndeshkohet me perjashtim nga aktiviteti. Ka patur raste ne futbollin shqiptar qe pas situatave te tilla klubet jane perjashtuar, por pas nje fare kohe jane rikthyer serish ne gare. Tashme, pas dhunes masive ndaj gjyqtarit Jemini, pritet nje ndeshkim i rende per skuadren e Lacit, qe rrezikon perjashtimin nga Superliga.
Ndersa nga ana tjeter, nuk dihet se si do te veprohet me shkaktaret e dhunes. Mesohet se nga ana e gjyqtarit Jemini nuk ka patur denoncim, ndersa policia kurbinasve, ndonese gjesti u krye ne syte e forcave te rendit, nuk ka kryer asnje mase arresti.


Precedenti
Ne Ballsh u godit anesori ne sfiden Bylis-Flamurtari
Me 31 tetor te ketij viti, ndeshja Bylis Flamurtari (1-3) perfundoi me nje akt dhune. Ne minuten e 94-t te takimit, tifozet mallakastriote goditen me gur ne fytyre arbitrin anesor Ermal Barushi. Ngjarja e rende beri qe gjyqtari kryesor Artan Taullaraj ta mbyllte takimin 30 sekonda perpara kohe, nderkohe qe veprimi ka qene tejet i cuditshem. Vlonjatet ishin duke fituar 3-1 me merite, pas nje pjese te dyte te jashtezakonshme, por tifozet vendas duket se nuk kane qene dakord me kete, duke shfryre inatin tek arbitri dhe duke e goditur ate keqazi ne fytyre. Anesori Barushi pesoi nje hematome te madhe ne fytyre, ndersa per ate gjest fusha e Bylisit u pezullua kater jave.

Ndeshja
Laci e Kastrioti ndajne nga 1 pike
Nje gol i realizuar ne limitin e ndeshjes nga sulmuesi francez, Brus Inkango (90’), i dhuroi nje pike te cmuar Kastriotin, ne barazimin 1-1 ne Lac. Te dyja skuadrat, te cilat vinin pas humbjeve ne javen e 10-te, Laci me Teuten ne Durres dhe Kastrioti me Shkumbinin ne Kruje, luftuan fort per fitoren. Pas nje morie rastesh te humbura ne te dyja portat, ishte kroati Stipe Buljan, ai qe realizoi golin e kurbinasve ne minuten e 45-te. Pjesa e dyte pasqyroi me shume kembengulje nga ana e krutaneve, te cilet u shperblyen me golin e francezit Inkango ne fund te kesaj pjese. Per Inkango ky ishte goli i tij i shtate ne dhjete ndeshje, duke qene edhe golashenuesi me i mire i Kastriotit. Pas ketij barazimi Laci ndodhet ne vendin e gjashte me 16 pike, ndersa Kastrioti ne te tretin me 19 pike, por i rrezikuar nga Skenderbeu dhe Flamurtari (te dy nga 17), qe do te luajne sot respektivisht kunder Bylisit ne Korce dhe Dinamos ne Tirane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Skandal ne Lac, dhunohet barbarisht gjyqtari Jemini
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjyqtari kunder Milanit, Barca ne gjysmefinale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Sport-
Kėrce tek: