Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Gjyqtari kunder Milanit, Barca ne gjysmefinale

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Alibaba_Me_40_Hajdut
Admin
Admin
Alibaba_Me_40_Hajdut


Male
Postime : 570
Age : 36
Vendodhja Vendodhja : Zurich
Anėtarėsuar : 06/06/2007

Gjyqtari kunder Milanit, Barca ne gjysmefinale Empty
MesazhTitulli: Gjyqtari kunder Milanit, Barca ne gjysmefinale   Gjyqtari kunder Milanit, Barca ne gjysmefinale Icon_minitimeThu Apr 05, 2012 7:58 pm

Ne sfiden e madhe ne “Kamp nou”, Barcelona ka nxjerre kuqezinjte jashte nga Liga e kampioneve duke u ndihmuar edhe nga gjyqtaret, me rezultatin 3-1. Milani ka udhetuar drejt “Kmap nout” me shpresen per te vazhduar enderren e saj te madhe, e cila dukej disi e realizueshme pas barazimit ne ndeshjen e pare 0:0 ne “San Siro”. Kuqezinjte ne ndeshjen e djeshme duhet te thyenin ecurine pozitive te vendasve, qe kane plot 30-te muaj pa humbje be Ligen e kampioneve ne shtepi.


Gjyqtari kunder Milanit, Barca ne gjysmefinale Festimi-i-katalanasve

Skuadra e tranjerit Masimiljano Alegrit u paraqit ne kete sfide me nje formacion te ngjashem me ate qe u aktivizua para dy ditesh kunder Katanias. Kjo gje mund te kete ndikuar ndjeshem ne fizikun e lojtarve, duke i ulur shume rendimentin ne loje.
Skuadra e Milanit ka qene e penalizuar nga demtimet e shumta. Mund te permendim ate te Van Bomelit dhe Tiago Silves. Kuqezinjte kane rikuperuar ne fund Nesten, i cili luajti titullar. Ndersa Pato e nisi lojen nga stoli. Nga ana tjeter, surpriza ishte rikuperimi i Ksavi Hernandes qe ne minuten e pare te sfides. Mesfushori Spanjoll ishte ne medyshje, per arsye te nje demtimi te marre ne pulpe gjate ndeshjes me Atletiko Bilbaon.
E reja tjeter ne anen e katalanasve ishte Cesk Fabregas, i cili zuri vendin e Pedros qe nga minuta e pare. Skuadra vendase paraqiteshe ne kete sfide si favorite, meqenese do te luante ne stadumin e saj. Barcelones ne kete sfide i nevojitej vetem fitorja per te kaluar ne fazen tjeter, sepse asnje rezultat i ndryshem nuk do e kualifikonte skuadren spanjolle. Ndeshja filloje me nje loje shume te shpejte dhe agresive nga te dyja skuadrat.
Rastet e para per gol i paten kuqezinjte, te cilet shfrytezuan edhe kundersulmet me anen e Ibrahimovic-it dhe Robinjo-s. Presioni i Barcelones sa vinte e rritej dhe kjo gje i solli golin e pare. Leo Mesi rikuperoje nje top ne mesin e fushes, u pengua nga Luka Antonin ne castin e fundit ne zone, duke realizuar golin me penallti ne minuten e 11-te. Pas golit te pare, loja fillone behet me pak agresive dhe Barcelona fillon te administroje topin duke krijuar raste jo shume te rrezikshme.
Kur pritej qe katalanasit te realizonin golin e dyte, vjen barazimi nga ana e Nocerinos. Pasi Ibra mori topin ne hyrje te zones, nxjerre nje asist per mesfushorin italian, i cili shume qete perballe Viktor Valdesit e con topin ne rrjete.



Loja pas barazimit, ne minuten e 32-te, fillon te marri nje rrjedhe tjeter, sepse Barcelona fillon te behet me agresive dhe sulmuese. Para perfundimit te pjeses se pare, nje nderhyrje shume e cuditcme e Nestes kundrejt Serxho Buskets, sinjalizohet penallti nga gjyqtari. Ky moment eshte shume i diskutueshem dhe kuqezinjte protestojne shume.
Mesi arrin te realizoje perseri penalltine dhe te coj skuadren e tij ne avantazh, ne minuten e 41-te. Pjesa e pare perfundon pa shume raste te rendesishme. Pjesa e dyte fillon sic kishte mbaruar e para, me Barcelonen qe administraton lojen dhe Milani qe perpiqet ne kundrsulm. Pas vetem tete minutave vjen dhe goli i trete, i cili shuan dhe enderren e Milanit. Gjyqtari kunder Milanit, Barca ne gjysmefinale Marrja-e-penalltise-1



Gjyqtari kunder Milanit, Barca ne gjysmefinale Ibrahimovic-1

Goli u realizua nga Iniesta ne minuten e 53-te, pasi topi u devijua nga mbrojtesit ne gjuajtjen e Leo Mesit. Te dyja skuadrat bejne zevendesimet perkatese. I pari qe leviz eshte tranjeri i Milanit, Alegri, i cili hedh ne loje Akuilanin per Sedorf dhe pas disa minutash Paton per Boatengun.
Ndeshja e baraziljanit zjati vetem 14-te minuta, sepse ai u zevendesua nga Maxi Lopez. Largimi i shpejte i Patos nga loja erdhi si pasoje se baraziliani nuk eshte rikuperuar plotesiht nga demtimi.
Pep Guardiola pergjigjet me Tiagon ne vend te Ksavit, Adriano ne vend te Pikes dhe Keita ne vend te Fabregas. Loja gjate gjysmes se pjeses se dyte nuk pati shume emocione. sepse ajo filloje te beheshme gjithnje e me agresive. Barcelona me kete fitore shkon ne gjysemfinale, ku do te ndeshet me fituesin e ndeshjes se sotme midis Celsit dhe Benfikes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shpirtilir.com
 
Gjyqtari kunder Milanit, Barca ne gjysmefinale
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skandal ne Lac, dhunohet barbarisht gjyqtari Jemini
» Barca fiton, Milani ndalet me barazim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Me te fundit-
Kėrce tek: