Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Beatrix Ramosaj bashkėpunim me Anxhelinėn dhe Argjentinėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Beatrix Ramosaj bashkėpunim me Anxhelinėn dhe Argjentinėn Empty
MesazhTitulli: Beatrix Ramosaj bashkėpunim me Anxhelinėn dhe Argjentinėn   Beatrix Ramosaj bashkėpunim me Anxhelinėn dhe Argjentinėn Icon_minitimeTue Jan 10, 2012 2:31 pm

Beatrix Ramosaj rrėfen pėr klipin e ri, njė bashkėpunim me kushėrirat e saj, detaje tė tjera rreth produksionit dhe planet e ardhme pėr njė koncert…pėrsėri tresh. Megjithatė bukuroshja e fisit Ramosaj ka ndarė edhe shumė detaje tė tjera nė kėtė prag festash…
Qarkullon nė formė thashethemi lajmi pėr njė bashkėpunim mes tre kushėrirash. Do tė publikosh vėrtet njė kėngė me Anxhelinėn dhe Argjentinėn?
Po ėshtė e vėrtetė qė sė shpejti ne tė treja do tė dalim me njė kėngė tė re. Prej kohėsh kishim qejf ta realizonim njė projekt tė tillė dhe mė nė fund erdhi koha. Kėnga ėshtė produksion i Nesti Dukės, i cili ka bėrė muzikėn dhe tekstin. Ėshtė njė kėngė RnB por megjithėse do tė jemi tė treja, secila do tė ketė mundėsinė tė shfaqė karakterin e vet.
Secila do tė jetė nė karakterin e vet? Ēdo tė thotė kjo?
Kjo do tė thotė qė njerėzit do tė na shohin ndryshe ku secila do tė tregojė menyrėn e vet tė tė kėnduarit.
Ku dalloni nga njėra-tjetra? E kam fjalėn pėrsa i takon ndryshimeve profesionale e qė kanė lidhje me muzikėn?
Fillimisht dua tė tė tregoj si ndryshojmė nga ana e karakterit e pastaj tė tė shpjegoj edhe ndryshimet pėrsa i takon muzikės. Argjentina ėshtė kushėrira mė e ndrojtur nga ne tė tria, Anxhelina ėshtė padiskutim mė shkathėta, kurse unė jam njė miks mes tė dyjave. Jam e qetė si Argjentina dhe ndonjėherė bėhem shpejt gjaknxehtė si Anxhelina. Pėrsa i takon ndryshimeve qė na dallojnė nė muzikė e qė duket edhe nė pėrzgjedhjen e materialeve janė: Argjentina preferon mė shumė muzikėn e qetė dhe baladat dhe e gjen mė shumė veten te baladat. Anxhelina preferon mė shumė RnB. Kurse unė i pėlqej tė gjitha rrymat muzikore pa pėrjashtim. Pėlqej muzikėn RnB, pop, baladat dhe po kaq shumė e gjej veten edhe te muzika klasike. Madje mund tė them qė muzika klasike ėshtė pjesė e imja dhe nuk rri dot pa dėgjuar muzikė klasike.
Kjo po qė ėshtė diēka interesante…
Nuk ka asgjė pėr t’u ēuditur. Unė vazhdoj shkollėn pėr kanto ku studioj muzikė klasike. Domosdo qė e adhuroj muzikėn klasike. Kam kėnduar muzikė klasike.
Kur ka ndodhur kjo?
Para njė viti “Liceu artistik” ku unė studioj dhe “Akademia e Arteve” organizuan njė aktivitet nė “Teatrin e Operas dhe Baletit” me pjesė tė muzikės klasike. Unė kėndova serenatėn e Shubertit.
Mė thuaj disa pjesė nga muzika klasike qė i ke tė preferuara.
Janė kaq shumė sa nuk di nga t’ia nis. Pėlqej shumė Serentat e Shubertit, disa pjesė tė Vivaldit, veprat e Bethoven janė tė shkėlqyera…
Ti rikthehemi edhe njėherė treshes sė kushėrirave. E keni vėnė re qė njerėzit ju marrin si “paketė” dhe jo individualisht.Pėrshembull dilni treshe nėpėr kopertina revistash, jepni intervista treshe. Kjo gjė zakonisht ndodh me dy motra ose njė ēift tė njohur. Bashkė me tezen tuaj, Albėrie Hadėrgjonaj mė kujtoni pak familjen mė tė famshme tė show biz-it nė Amerikė “Kardashianėt”…

Ėshtė e vėrtetė. Nė fakt, ne jemi treshja e vetme e kushėrirave kėngėtare dhe pėrveēse jemi shumė tė talentuara jemi edhe shumė tė lidhura me njėra-tjetrėn. Kjo lidhja jonė mesa duket vlerėsohet nė show biz. Por nga ana tjetėr edhe ne kemi dashur qė njė gjė e tillė tė ndodhė. Kur jemi bashkė ne ndihemi shumė tė forta. Pėrveē bashkėpunimee tė tilla siē janė kėngėt, klipet apo edhe intervistat, ndoshta nė tė ardhmen do tė japim koncerte bashkė. Pse jo, meqė jemi kushėrira ē’tė keqe ka tė kėndojmė me njėra-tjetrėn. Pėr tė krijuar kėtė lloj uniteti mes nesh ka ndikuar edhe tezja, Albėrija e cila na rri gjithmonė afėr. Mė tepėr ka qenė ideja e tezes pėr tė krijuar kėtė treshe pastaj edhe ne na pėlqeu dhe mė nė fund kjo ėndėrr pėr tė kėnduar sė bashku u bė realitet.
Beatrix ke vetėm njė vit karrierė dhe mund tė thuhet qė suksesi yt ka ecur me hapa galopantė. A ishe e pėrgatitur pėr kėtė sukses, je trembur ndonjėherė sepse gjėrat po tė vinin shumė shpejt?
Nuk jam trembur asnjėherė. Unė qė herėn e parė qė kam dalė nė skenė ndihesha sikur kisha qenė dhe herė tė tjera. Sa herė dal nė skėnė e bėj me pasion, e adhuroj punėn qė bėj, e adhuroj skenėn dhe publiku ėshtė i ndjeshėm ndaj kėsaj gjėje. Pėr kėtė arsye ndoshta kam pasur edhe njė sukses tė shpejtė. Megjithatė, unė nuk dua tė ngutem dhe nuk dehem nga suksesi. Jam nė kėmbė nė tokė. Dua tė eci ngadalė dhe kur tė arrij nė majė do tė mundohem tė qėndroj aty lart dhe besoj kjo do tė jetė sfida mė e madhe. Ėshtė e vėrtetė qė kam vetėm njė vit nė skenė. Zyrtarisht e kurorėzova vitin e parė me pjesėmarrjen time tė dytė nė edicionin e sivjetshėm tė “Kėnga magjike” ku pėr fat tė keq kėnga ime nuk hyri nė finale.
U mėrzite pėr kėtė gjė?
Sigurisht! Kush nuk do tė mėrzitej. Mua kėnga ime mė pėlqeu shumė, por pak a shumė e parandieja qė nuk do tė hyja nė finale. Dihet si shkoi puna e votimit tė kėngėve, por nga ana tjetėr kishte shumė prurje tė mira kėngėsh dhe shumė kėngėtarė me emėr ndaj eleminimi nuk mė erdhi i papritur.
Cilėn kėngė pėlqeve mė shumė?
Kėngėn e tezes time e pėlqeva shumė. Ndoshta, ngaqė e kisha dėgjuar shumė shpesh e mė ishte rrahur veshi dhe pėr kėtė arsye mė vinte natyrshėm ta pėlqeja mė shumė se tė tjerat. Kėngė tė tjera qė mė pėlqyen ishin ajo e Big Bastės dhe Angelos, veēanėrisht kėnga fituese e Redon Makashit. Mund tė them qė ėshtė hera e parė nė jetėn time qė bie plotėsisht dakort me ēmimin e parė qė jepet nė njė festival.
Ti ke bashkėpunuar edhe herė tė tjera me Big Bastėn, do tė kesh ndonjė bashkėpunim tė ri me tė?
Po. Sa shpejt pėrhapen lajmet (qesh). Kam vetėm njė javė qė kam marrė njė kėngė tė tij. Para pak kohėsh isha nė studion e tij ku mes disa propozimeve unė zgjodha kėtė kėngė me tė cilėn po punoj e qė do ta publikoj edhe me klip. Besoj klipi do tė jetė gati nė ditėt e para tė janarit tė vitit tjetėr.
Big Basta dhe Stine janė producentė tė cilėt bėjnė muzikė rrep dhe RnB. Pse ke zgjdhur tė bashkėpunosh vetėm me kompozitorė qė lėvrojnė kėtė zhanėr muzikor?
Kam bashkėpunuar qė nė fillim me ta dhe jam shumė e kėnaqur nga tė dy. Kanė njė pėrgjegjėsi tė madhe nė punė dhe ėshtė e lehtė tė punosh me ta. Bigu ka punuar shumė mirė sė fundmi dhe ka sjellė materiale qė mua mė kanė pėlqyer shumė. Pastaj unė jam lanēuar me muzikėn RnB dhe ndihem rehat nė kėtė rrymė, por kjo nuk do tė thotė qė do tė kėndoj vetėm RnB. Do tė mė shihni edhe nė rock baladė, ndoshta edhe nė rock pse jo. (Qesh)
Pėr momentin cila ėshtė kėngėtarja jote shqiptare e preferuar?
Rita ora.
Pak mė shqiptare nuk gjeje?
Pėr momentin mė pėlqen Elvana Gjata.

E ndjen konkurrencėn mes kėngėtareve tė reja?
Sigurisht sepse janė shtuar kėngėtaret e reja, por konkurrenca ėshtė e mirė sepse rrit cilėsinė.
Ti sa tė aftė e ndjen veten brenda kėsaj konkurrence?
Besoj se pėr njė vit unė kam ecur shumė mirė duke u krahasur me disa kėngėtare tė tjera. Por, si kėngėtare e re qė jam dua tė jap edhe mė shumė.
Edhe koncertet tė janė shtuar dhe besoj se ky ėshtė njė nga treguesit e progresit nė karrierėn e njė kėngėtareje tė re?
Po, kam qenė shumė aktive nėpėr koncerte. Unė kėndoj live dhe kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė mė ftojnė gjithnjė e mė shumė nėpėr koncrte brenda dhe jashtė Shqipėrisė, veēanėrisht nė Kosovė.
Po pagesat janė rritur?
Normalisht qė janė rritur dhe paguhem shumė mirė pėr njė artiste tė re. Pėr mė tepėr theksoj unė jam njė kėngėtare qė kėndoj live dhe jo me play back. Kudo ku shkoj, kėndoj live.
Burimi: LajmeVip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Beatrix Ramosaj bashkėpunim me Anxhelinėn dhe Argjentinėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Argjentina Ramosaj: Jam e famshme dhe gati e martuar
» Argjentina Ramosaj: Mos me pyesni me per ndarjen, thjesht mbaroi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: