Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Per pavaresi, Kosova miqesore me Fenerbahcen apo Kanadane?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ares
Ares
Ares



Male
Postime : 424
Age : 37
Vendodhja Vendodhja : Rugve
Anėtarėsuar : 04/10/2007

Per pavaresi, Kosova miqesore me Fenerbahcen apo Kanadane? Empty
MesazhTitulli: Per pavaresi, Kosova miqesore me Fenerbahcen apo Kanadane?   Per pavaresi, Kosova miqesore me Fenerbahcen apo Kanadane? Icon_minitimeSat Dec 26, 2009 3:57 pm

Pėrfaqėsuesja e Kosovės nė futboll mė
17 shkurt, nė dy vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė, pritet tė
zhvillojė njė ndeshje miqėsore me rėndėsi. Takimi miqėsor pritet tė
luhet nė stadiumin e qytetit nė Prishtinė, ndėrsa si ...


... kundėrshtar tė mundshėm pėrmenden emrat e klubit tė njohur turk Fenerbahēe dhe i Pėrfaqėsueses sė Kanadasė.

Futbollistėt
e parė tė ftuar pėr takimin e 17 shkurtit janė vėllezėrit Taulant e
Granit Xhaka. Dy futbollistėt e ekipit zviceran Basel janė ftuar
personalisht nga kryetari i FFK-sė Fadil Vokrri.

"Kryetari
Vokrri na ka ftuar mua dhe Taulantin pėr tė luajtur pėr Kosovėn nė
ndeshjen miqėsore qė luhet nė dyvjetorin e pavarėsisė. Vokrri na ka
thėnė se Kosova do tė luajė kundėr Fenerbahēes apo Pėrfaqėsueses sė
Kanadasė", ka thėnė tė premten pėr gazetėn Granit Xhaka. Ai sė bashku
me familje ėshtė duke i kaluar pushimet dimėrore nė Prishtinė.

"Ne
ftesėn qė tė luajmė pėr Kosovėn mė 17 shkurt e kemi pranuar me shumė
kėnaqėsi. Falėnderojmė Vokrrin pėr ftesėn dhe pritjen e ngrohtė qė na
ka bėrė. Do tė mundohemi maksimalisht qė mė 17 shkurt tė jemi nė
Prishtinė dhe tė luajmė pėr Kosovėn", ka shtuar Xhaka. Granit Xhaka
muajin e kaluar doli kampion bote me Pėrfaqėsuesen U-17 tė Zvicrės.
Vėllai i tij i madh, Taulanti luan pėr U-19 tė Zvicrės. Vėllezėrit
Xhaka deri mė tani ishin pjesė e ekipit U-21 tė Baselit, ndėrsa pas
vitit tė ri do tė gradohen nė ekipin senior.

Kryetari i FFK-sė ka thėnė se ėshtė duke punuar pėr tė aranzhuar ndonjė takim, por sipas tij, ende asgjė konkrete nuk ka.
"Jemi duke punuar nė kėtė drejtim. Po mundohemi, por asgjė konkrete nuk ka pėr momentin", ka thėnė shkurt Vokrri.
Fenerbahēe
ėshtė njėra ndėr skuadrat mė tė famshme dhe mė tė suksesshme turke. Nė
kėtė skuadėr ka luajtur edhe vetė Vokrri nė fillim tė viteve '90.

Pėrfaqėsuesja e Kanadasė mban pozitėn e 56-tė nė renditjen e FIFA-s.
Pėrfaqėsuesja
e Kosovės ndeshjen e fundit me njė pėrfaqėsuese e ka zhvilluar mė 15
qershor tė vitit 2007, kur nė Turqi mposhti Arabinė Saudite me rezultat
minimal 1:0. Mė 14 qershor tė vitit 2008, Kosova luajti ndeshje revyale
me yjet e futbollit shqiptar. Ndėrsa nė pranverė tė vitit 2009
pėrzgjedhja e Superligės luajti dy miqėsore me ekipe suedeze.

tetor tė vitit tė kaluar Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ia ndaloi Kosovės
zhvillimin e ndeshjeve miqėsore me pėrfaqėsueset e huaja.

Ende nuk kanė vendosur

Granit
Xhaka ka thėnė se ai dhe vėllai i tij, Taulanti, ende nuk kanė vendosur
se pėr cilėn pėrfaqėsuese do tė luajnė nė nivelin senior. Pas takimit
tė vėllezėrve Xhaka me kryetarin e FFK-sė, mediumet zvicerane kanė
kontaktuar nėnėn e dy futbollistėve, e cila ka thėnė se ata i takojnė
Zvicrės.
"Ne ende nuk kemi vendosur se pėr kė do tė luajmė kur tė
rritemi, pėr Kosovėn, Zvicrėn apo Shqipėrinė. Ėshtė herėt tė vendoset
pėr kėtė", ka thėnė Xhaka tė premten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Per pavaresi, Kosova miqesore me Fenerbahcen apo Kanadane?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» humor:loja miqesore
» Dardania - Kosova
» Miss Universe of Kosova - Marigona Dragusha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Sport-
Kėrce tek: