Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Dardania - Kosova

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Dardania - Kosova  Empty
MesazhTitulli: Dardania - Kosova    Dardania - Kosova  Icon_minitimeMon Dec 05, 2011 4:26 pm

Kosova (historikisht: Dardania,zyrtarisht Republika e Kosovės,Republika Kosovo; anglisht: Republic of Kosovo), ėshtė shtet i pavarur nė Evropėn Juglindore. Shtrihet nė qendėr tė Siujdhesės Ballkanike dhe kufizohet nė veri me Serbinė, nė juglindje me Republikėn e Maqedonisė, nė jugperėndim me Shqipėrinė dhe nė perėndim me Malin e Zi. Ka sipėrfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 2 milion banorėsh,[1] prej tė cilėve afro 600 mijė banojnė nė Prishtinė, kryeqytetin dhe qendrėn mė tė rėndėsishme tė vendit. Shumica dėrmuese e popullsisė janė shqiptarė, ndėrsa komunitetet tjera pėrfshijnė serbėt, turqit, boshnjakėt, romėt, ashkalinjtė, egjiptasit dhe goranėt.[4]
Me shpalljen e pavarėsisė mė 2008, Republika e Kosovės u bė shteti mė i ri nė botė. Ka prodhuar stabilitet vendor dhe rajonal,[5] si dhe synon anėtarėsim nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Kosova ėshtė vatėr e vazhdimėsisė sė qytetėrimit tė lashtė iliro-dardan dhe e zhvillimit tė gjuhės shqipe si pasardhėse e vetme e gjuhėve ilire.[6][7] Nė shek. IV p.K. u themelua Mbretėria Dardane, ndėrsa mė vonė pasuria nėntokėsore e Kosovės luajti rol tė rėndėsishėm nė ekonominė e Perandorisė Romake, Perandorisė Osmane dhe ish-Jugosllavisė.[8] Megjithatė, politikat antishqiptare, luftėrat, statusi politik dhe keqadministrimi ndėrkombėtar e vendor nė vitet e fundit kanė bėrė qė Kosova tė radhitet si vendi mė i varfėr nė Evropė dhe ndėr mė tė varfrit nė botė.[9] Mė 29 qershor u nėnshkrua anėtarėsimi i Republikės sė Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore.[10] Remitancat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-sė dhe Shteteve tė Bashkuara janė shtyllė e ekonomisė kosovare, qė shėnon mbi 40% tė papunė.[11]
Ish-njėsi federale e Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė,[12][13] Kosova ėshtė vendi i fundit qė e fitoi mėvetėsinė si rrjedhojė e shpėrbėrjes sė pėrgjakshme tė kėsaj federate. Mė 1990, Kosova u shpall republikė dhe mė 1991 shtet i pavarur, mirėpo nuk arriti ta jetėsonte shtetėsinė e vet nė rrethanat e okupimit ushtarak serb qė zgjati plot njė dekadė (1989-1999). Qėndresa paqėsore mbarėpopullore, Lufta e Ushtrisė Ēlirimtare (1997-1999) dhe ndėrhyrja ajrore tė NATO-s nė pranverė 1999 i dhanė fund gjenocidit tė Serbisė mbi popullatėn shqiptare tė Kosovės. Trupat e NATO-s hynė nė Kosovė nė qershor 1999, ndėrsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga njė mision i Kombeve tė Bashkuara deri mė 2008. Mė 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri mė tani ėshtė njohur nga 62 vende nė mbarė botėn,[14][15] por vazhdon kundėrshtohet nga Serbia qė pretendon sovranitet mbi mbarė.
Dardania - Kosova  KOSOVO-W1
Shpallja e republikės dhe qėndresa paqėsore
Nė kushtet e okupimit serb, mė 2 korrik 1990, deputetėt e Kuvendit tė
KSA tė Kosovės, tė ndaluar tė hyjnė nė godinėn zyrtare, nxorėn para
dyerve tė saj Deklaratėn e Pavarėsisė, duke e shpallur Kosovėn republikė
anėtare tė federatės jugosllave. Mė 7 shtator tė po kėtij viti, u
miratua nė Kaēanik Kushtetuta e Republikės, e para kushtetutė
demokratike e shtetit kosovar. Nė pamundėsi pėr tė ushtruar pushtet
efektiv dhe e pėrndjekur nga forcat okupatore serbe, qeveria e Kosovės u
tėrhoq nė ekzil nė Gjermani. Rol kyē nė ngjarjet vijuese luajti Lidhja
Demokratike e Kosovės, e themeluar mė 1987 nėn udhėheqjen e Jusuf
Buxhovit dhe e kryesuar mė pas nga Dr. Ibrahim Rugova. Mė tetor 1991, u
zhvillua referendumi mbarėpopullor qė zyrtarisht e shpalli Kosovėn tė
pavarur e sovrane, ndėrsa Ibrahim Rugova u zgjodh njėzėri Kryetar i
Republikės nė zgjedhjet e vitit pasues dhe organizoi rezistencėn
paqėsore kundėr pushtimi serb.[43] Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua edhe
fushata pėr pajtimin e gjaqeve nėn kryesimin e veprimtarit Anton Ēetta.
Gjendja e popullsisė shqiptare nė Kosovė gjatė viteve ’90-tė mbeti
jashtėzakonisht e vėshtirė. Gati tė gjithė tė punėsuarit nė sektorin
publik u dėbuan, u mbyll universiteti dhe shkollat e mesme nė gjuhėn
shqipe, shtypi dhe radiotelevizioni. Pėr t’u pėrballur me kėtė sfidė,
shqiptarėt lėshuan shtėpitė e tyre pėr tė zhvilluar arsimin dhe ndihmuan
nė hapjen e klinikave mjekėsore. Ndėrkohė, u burgosėn, u keqtrajtuan e u
vranė me mijėra shqiptarė, ndėrsa me qindra e mijėra u detyruan ta
lėshojnė vendin dhe tė kėrkojnė azil nė Evropėn Perėndimore. Protestat
studentore, ndonėse ishin ndėrprerė nė fillim tė ’90-ave, u rinisėn mė 1
tetor 1997 tė organizuara nga Albin Kurti e Bujar Dugolli dhe vazhduan
edhe gjatė vitit 1998, ndėrsa policia serbe brutalisht iu kundėrpėrgjigj kėrkesave tė shqiptarėve pėr liri.



Gjatė viteve ‘90, shoqėritė shqiptare nė mėrgim u angazhuan pėr ngritjen
e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pjesėtarėt e sė cilės u trajnuan nė
Shqipėri dhe u deplikuan mė pas nė territorin kosovar. Dėshmorėt e parė
tė Luftės Ēlirimtare, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha,
ishin ndėr drejtuesit e sulmeve tė para guerile, pas sė cilave UĒK-ja u
shfaq botėrisht mė 28 nėntor 1997.[46] Duke pėrdorur si pretekst
ndjekjen e UĒK-sė, Serbia intensifikoi terrorin e vet mbi popullsinė
shqiptare dhe kreu njė numėr tė madh masakrash mbi civilė nė Drenicė mė
28 shkurt 1998. Pas dy dėshtimeve tė mėparshme, nė mars 1998, forcat
serbe rrethuan rezidencėn nė Prekaz tė kryekomandantit shqiptar Adem
Jashari, i cili u flijua me armė nė dorė bashkė me tė vėllanė Hamzėn dhe
mbi 50 anėtarė tė familjes.


Popullsia civile shqiptare e dėbuar nga shtėpitė e tyre
Luftimet u ashpėrsuan gjatė pranverės 1998 me mėsymjen e Dukagjinit dhe
gjatė verės me ofensivėn serbe dhe masakrat nė Rahovec. Mė 15 janar
1999, Masakra e Reēakut, e dėshmuar nga misioni vėzhgues i OSBE-sė nėn
udhėheqjen e ambasadorit William Walker, fitoi simpatinė ndėrkombėtare
pėr popullin e Kosovės. Nė shkurt 1999 nė Rambouillet tė Francės, u
organizuan bisedime shqiptaro-serbe pėr t’i dhėnė fund luftės. Pala
shqiptare nėnshkroi marrėveshjen e propozuar nga ndėrmjetėsuesit
ndėrkombėtar, kurse serbėt refuzuan tė nėnshkruanin. Nė vėshtrim
afatshkurtėr, serbėt fituan mundėsi tė shkallėzonin gjenocidin mbi
shqiptarėt dhe tė zbatonin planet e tyre pėr spastrim etnik. Shqiptarėt,
ndėrkaq, mbetėn tė ndarė nė dy qeveri dhe dy krahė politikė—atė tė
luftės dhe UĒK-sė dhe atė tė rezistencės paqėsore tė Dr. Rugovės.
Zhvendosja e popullsisė e shkaktuar nga luftimet shėnoi kulmin gjatė
muajit mars, kur forcat serbe filluan dėbimin me dhunė tė shqiptarėve.
Gati 1 milion banorė apo gjysma e popullsisė sė Kosovės u ēatdhesuan;
650,000 gjetėn strehė nė Shqipėri, me qindra mijėra u hodhėn nė vagonė
mallrash ose u ndrydhėn nė automjete private gjatė udhėtimit njėjavor nė
drejtim tė Maqedonisė. Me pėrjashtim tė disa viseve urbane, popullsia e
mbetur brenda territorit tė Kosovės ishte nė zhvendosje tė pandėrprerė
dhe nėn kėrcėnim tė vazhdueshėm pėr shfarosje. Nė pėrfundim tė luftės,
Kosova numėroi gati 15.000 tė vrarė, 5.000 tė zhdukur, 20.000 vajza e
gra tė dhunuara dhe dėme tė rėnda materiale.[47]
Tė pėrballur me dėshtimin e negociatave pėr paqe dhe bllokimin e
veprimeve multilaterale pėrmes Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, Shtetet
e Bashkuara ndėrmorėn fushatėn pėr bombardimin e Jugosllavisė nė
bashkėpunim me Aleancėn Veriatlantike, NATO-n. Tė shtyrė nga qėllime
humanitare, aleatėt e NATO-s filluan mė 24 mars 1999 sulmet ajrore ndaj
caqeve ushtarake jugosllave pėr 73 ditė me radhė. Gjatė kėsaj kohe,
UĒK-ja vazhdoi konfrontimet ushtarake me trupat serbe, theu kufirin
Shqipėri-Kosovė dhe mori nėn kontroll pika strategjike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Dardania - Kosova
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Per pavaresi, Kosova miqesore me Fenerbahcen apo Kanadane?
» Miss Universe of Kosova - Marigona Dragusha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Gjeografia & Gjeologjia-
Kėrce tek: