Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 25 zbulimet me te medha shkencore ne histori

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

25 zbulimet me te medha shkencore ne histori Empty
MesazhTitulli: 25 zbulimet me te medha shkencore ne histori   25 zbulimet me te medha shkencore ne histori Icon_minitimeSat Feb 13, 2010 12:45 am

25 zbulimet me te medha shkencore ne histori.

Cila ėshtė
zbulimi dhe progresi shkencor mė i madh i tė gjitha kohėrave? E
pėrditshmja amerikane “Usa Today” propozon 25 prej tyre, tė cilat
rastėsisht kanė ndodhur nė 25 vitet e fundit. Seleksionimi ėshtė
arbitrar, i kryer nga njė grup ekspertėsh. Shkencėtarė tė ndryshėm kanė
mendime tė ndryshme, megjithatė, kėto mbeten zbulimet dhe arritjet qė
kanė modeluar teoritė moderne dhe kanė hapur rrugė tė reja pėr
mjekėsinė dhe shkencėn.

1. Universi zgjerohet me shpejtėsi gjithnjė e mė tė madhe (1998)

Galaktikat
largohet gjithnjė e mė shpejt nga njėra-tjetra. Nė tė njėjtėn kohė edhe
universi zgjerohet nė mėnyrė pėrshpejtuese, ndryshe nga ajo qė besohej
mė parė. Kjo shpikje i mahnit shkencėtarėt, tė cilėt ende kėrkojnė njė
shpjegim.

2. Genomi njerėzor (2000)

Dy
konkurse tė shkencėtarėve tė famshėm, njė i publikuar dhe njė privat,
deklarojnė se kanė hartuar njė genom njerėzor. Hapet njė epokė e re pėr
kėrkimet mjekėsore dhe biologjike.

3. Marrėveshja pėr klimėn (2001-2007)

Paneli
Ndėrqeveritar pėr Klimėn modifikon pozicionin e ēdo vendi nė lidhje me
ngrohjen globale, i cili nga “shumė i mundshėm” bėhet “i
pakontrollueshėm”.

4. “Hubble” (1990)
Del nė treg
“Hubble”, teleskopi i parė hapėsinor, i destinuar pėr t’u kthyer nė
“syrin” mė produktiv nė univers dhe njė simbol i progresit shkencor.

5. Gjurma e Big Bengut (1992)

Sonda
e “NASA Cosmic Background Explorer (COBE)” gjen gjurmėt e lėna nga
radioaktiviteti kozmik prej tė cilit janė lindur galaktikat.

6. ADN “e ligjshme” (1985)

Sėr
Alec Jeffreys, i Universitetit “Leicester”, nė Angli, njofton njė
metodė pėr identifikimin e personave nė bazė tė ADN-sė, njė metodė qė
mė vonė kthehet nė njė prej instrumenteve kryesore tė mjekėsisė sė
ligjshme dhe njė ndihmė e jashtėzakonshme pėr hetimet e policisė.

7. Delja e parė e klonuar, Dolly (1996)

Ian
Wilmut, nga instituti “Roslin” nė Skoci, njofton lindjen e Dolly-it,
delja e parė e klonuar. Dolly shumė shpejt do tė ndiqet nga klone tė
shumė kafshėve tė tjera.

8. Interneti, “WORLDWIDE WEB” (1989)

Fizikani
Tim Berners-Lee, nė “CERN” tė Gjenevės, krijon njė metodė pėr tė lidhur
faqet pėrmes internetit, qėllimi i sė cilės ėshtė tė transmetojė tė
dhėnat e kėrkimeve. Ky ishte njė zhvillim i rėndėsishėm pėr pėrparimin
e rrjetit informativ.

9. Vrima e ozonit (1987)

Shkencėtarėt
e NASA-s zbulojnė qė nė Antarktidė po shkrihet ozoni i stratosferės,
njė pengesė mbrojtėse e rėndėsishme ndaj rrezeve ultravjollcė.

10. Planetė jashtėdiellorė (1995)

Astronomėt
zviceranė, Michel Mayor dhe Didier Queloz, zbulojnė njė planet orbita e
tė cilit ndodhet brenda yllit 51 Pegasi B, e ngjashme me diellin. Qė
nga ajo ditė janė identifikuar rreth 200 planetė jashtė sistemit
diellor, mes tė cilėve njėri konsiderohet “i banueshėm”.

11. Interferenca me “RNA”-nė (1998)

Biologėt
Andrew Fire dhe Craig Mello zbulojnė se si “Rna”-ja mund tė interferojė
nė mėnyrė selektive me gjenet. Njė zbulim qė mund tė ketė zhvillime tė
jashtėzakonshme nė fushėn mjekėsore.

12. Top Quark (1995)

Shkencėtarė
nga “Fermilab”, nė Shtetet e Bashkuara, zbulojnė “top quark”, njė
pjesėz nėn-atomike e cila kėrkohej prej kohėsh. Konfirmimi pėr
ekzistencėn e saj siguron baza solide pėr teoritė mė moderne tė
strukturės sė materies.

13. Zbulohet dinozauri primat (1992)

Kėrkues
kinezė dhe amerikanė zbulojnė fosilet e mbetura tė njė dinozauri
primat. Njė konfirmim pėr teorinė qė thotė se zogjtė janė pasardhės tė
dinozaurėve.

14. Plutoni “ulet nė pozitė” (2006)

Bashkimi
Astronomik Ndėrkombėtar dekreton se Plutoni nuk klasifikohet mė si njė
planet klasik, por si njė planet “nano”, njė kategori e re sė cilės,
pėrveē Plutonit, i pėrkasin dhe tė gjitha trupat me njė dimension tė
pėrcaktuar qė rrotullohen, ashtu si Neptuni.

15. Qeliza tė qėndrueshme embrionale (1997)

Njė
skuadėr shkencėtarėt i Universitetit “Wisconsin” izolon pėr herė tė
parė qeliza tė qėndrueshme embrionale njerėzore. Kėshtu hapet njė erė e
re pėr mundėsitė terapeutike, po kėshtu edhe pėr debatet bio-etike.

16. Ujė nė Mars (2000-2004)

Sonda
e “NASA Opportunity” gjen nė Mars gjurmė tė cilat nė epokat e hershme
duhet tė kenė qenė ato tė kėnetave tė kripura, me siguri tė ngjashme me
jetėn.

17. Hominoidi mė antik (1994)

Njė fosil
etiopian i mbetur prej 4,4 miliona vitesh mė parė, “Ardipithecus
ramidus”, zbulohet nga njė skuadėr i Universitetit tė Kalifornisė nė
Berkeley, duke u kthyer nė pėrfaqėsuesin mė tė lashtė tė njohur nga
specia njerėzore.

18. Jo “krijimit” nė shkolla (2005)

Gjykatėsi federal, Jones ndalon njė shkollė amerikane tė mėsojė se njė mendje inteligjente ka krijuar dhe projektuar jetėn.

19. Zbulohet masa e neutrinit (1998)

Kėrkues
japonezė dhe amerikanė tregojnė se neutrini, njė pjesėz elementare me
rėnie tė radioaktivitetit, pėrmban njė masė, duke ofruar elementė tė
rinj pėr njė teori tė materies tė universit.

20. Ndryshime dramatike klimatike (1982-1985)

Gjeologė
dhe paleoklimatologė zbulojnė se gjatė 600 milionė vitet e fundit, janė
verifikuar ndryshime edhe mė shumė dramatike nė temperaturė, me pasoja
tė thella nė shirat e disa zonave tė planetit. Njė teori tjetėr thotė
se modifikime tė ngjashme mund tė jenė provokuar nga aktivitete
njerėzore.

21. Shpėrtimi i neuroshkencave (1990-deri mė sot)

“Dekada
e trurit”, e filluar nė vitet ’90, nuk ka pėrfunduar nė vitin 2000, por
vazhdon me pėrparime progresive nė eksplorimin e sistemit nervor
qendror, falė mjeteve hetuese gjithnjė e mė tė sofistikuara.

22. Teletransporti (1998)

Kėrkuesit
austriakė tė universitetit tė Vjenės, arritėn tė transferojnė nė njė
distancė tė largėt njė foton, e cila ėshtė njė pjesėz e dritės.

23. Biologjia Evolutive e Zhvillimit “Evo Devo” (1999)

Lind
njė degė e re e biologjisė: “Evo-Devo”, shkurtimi i “Biologjia
Evolutive e Zhvillimit”, qė studion raportet mes zhvillimit embrional
dhe evolucionin e specieve. Nga njėra anė, strukturat e jetės
riformohen me ēdo lindje tė re organizmi me besnikėri tė lartė, por
disa mutacione kanė modifikuar kėto plane tė zhvillimit trupor, duke
prekur thellėsisht disa pėrparime tė rėndėsishme tė evolucionit.

24. Mosha e epokės sė astronomisė diellore (1996)

Fillon
aktiviteti i “International Solar and Heliospheric Observatory (SOHO)”.
Satelitėt vėzhgojnė yllin tonė, duke hapur erėn e sizmologjisė diellore
dhe parashikimeve tė kohės hapėsinore.

25. Zbulimi i “Hobbit” (2004)

Njė
skuadėr shkencėtarėsh indonezianė dhe australianė i habit
paleontologėt, duke pohuar se kanė zbuluar mbetjet e tė ashtuquajturit
“Homo floresiensis”, njė njeri i vogėl primitiv i 18 mijė viteve mė
parė, me trurin e reduktuar, por i aftė tė pėrdorė mjetet pėr tė
gjuajtur. Edhe sot, zbulimi mbetet mė i diskutuari.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
25 zbulimet me te medha shkencore ne histori
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Analistet: 10 rreziqet me te medha te ekonomise boterore ne 2012
» histori e shkuter :D

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Teknologji-
Kėrce tek: