Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Adelina Ismaili: Dikur kėrkoja drejtėsinė me grushte, tash p

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Adelina Ismaili: Dikur kėrkoja drejtėsinė me grushte, tash p Empty
MesazhTitulli: Adelina Ismaili: Dikur kėrkoja drejtėsinė me grushte, tash p   Adelina Ismaili: Dikur kėrkoja drejtėsinė me grushte, tash p Icon_minitimeSat Dec 11, 2010 6:49 pm

Adelina Ismaili: Dikur kėrkoja drejtėsinė me grushte, tash p Adelinaismaili


Nese ka ne shembull ku talenti nderthuret mrekullisht me bukurine,padyshim e ka emrin Adelina Ismaili.Mbi njezet vite kendon magjishem,mbi njezet vite dhuron performansa nga me adrenalizueset,mbi njezet vite rrefen histori te ndryshme me vargjet e saj dhe me te drejte ajo meriton te quhet « Dive e kenges shqiptare ».Pas pjesemarrjes se saj ne « Kenga Magjike » dhe pas suksesit te jashtezakonshem qe mori nga lancimi i klipit « Urdher i Ri Illyric »,kengetarja kosovare ne intervisten e meposhteme dhene per Game Over na tregon se kohet e fundit ka nenshkruar nje kontrate me « MediaMarkt » agjenci e cila kujdeset per shitjen e albumeve te yjeve me te medhenj te muzikes,duke bere qe ne kete menyre emri i saj te renditet ne mesin e ikonave te muzikes boterore.Nder te tjera Adelina na rrefen edhe per shume sekrete te pathena me pare per mediat.Shijet qe i kane lene fetivalet nder vite,kujtime rreth te kaluares profesionale,por edhe pesonale.Emocionet qe publiku i dhuron vazhdimisht.Raporti i saj i afert me te motren,Zanfinen,cmimet e fituara dhe trofete e prendesishme,por edhe mjaft detaje tjera…
Kanė kaluar vite qė nga dalja juaj e parė nė skenė dhe ju jeni pothuajse e njėjta Adelinė e bukur. Madje mė sharmante dhe elegante. Mendoni se diēka e tillė ėshtė gjenetike, apo ketu ka te beje kujdesi per veten?
Faleminderit shume per komplimentin.Ndjehesh mire kur nje femer te komplimenton dukjen.Natyrisht qe ka te beje me gjenetiken,por asnjehere nuk kam fshehur qe per nje kreme te mire,le edhe fustanin me te shtrenjte (qesh).Kujdesi per veten eshte domosdoshmeri.

Shume vite me kenge hite,me performanca adrenaline,shume vite ne skene.Me te drejte quheni « Dive e muzikes se lehte shqiptare ».Sa krenare ndiheni qe te gjithe dashamiresit e muzikes suaj te qujane keshtu?
Kam pasur fatin qe te jem e vleresuar nga gjiganti i kultures shqiptare,Ardit Gjebrea.Fjala « krenari » me tingellon disi e varfer.Eshte nje madheshti,me te cilen bie dhe zgjohem cdo mengjes.Kam menduar se pas nje vleresimi te tille,eshte normale te jesh prepotente.Me ndodhi e kunderta,ne fakt..Para madheshtise gjithkush dorezohet.Une u dorezova duke shperthyer ne lot gezimi dhe tani e ndjej veten si qenie e kompletuar e cila ka nevoje te dhuroje,dhuroje,dhuroje pa fund…
Paraqitja juaj nėpėr skenat shqiptare ka qenė gjithmonė shumė e veēantė. Kėtė e bėni ngaqė dėshironi qė tė mbeteni gjatė nė memorien e publikut, apo ehte pjee e karakterit qe te tregoni kujdes per look-un tuaj?
Te dyja. Me se shumti nevoja qe te mos i perkas mesatares.Ne asnje menyre.
Jo, rrallė herė shumė kėngėtare kanė “kopjuar” look-un tuaj. Si ndihet Adelina, kur i sheh ato me njė imitim tė veshjes tuaj?
Tashme jam indiferente ndaj ketyre gjerave.U mesova (qesh). Trendet jane te njejta ne tere boten,une kam fatin qe Zanfina gjithmone mi méson mua te pares (qesh).Zanfina eshte ikone e modes per mua.
A ju nervozojnė, apo ju behėt qejfi karshi kėtij fakti?
Dikur nervozohesha,me dukej sikur dikush te me kete plaqkitur dollapin dhe krenohet me « puplat » e huaja.Pastaj fillova te krenohesha qe nje muaj pas meje i shoh gjysmen e kengetareve me « body ».Tash e di.Nuk eshte kush cka mban ne trup.Eshte fakti si e mban ne trup,dhe cfare percjell me imazh.Edhepse,nuk eshte keq te jesh e para (qesh).
Kemi pare shume profile ne facebook dhe rrjete tjera interneti me emrin tend, madje edhe web-site te cilet shpesh kane dhene deklerata tuaja. Ka ndodhur qe pastaj zedhenesja juaj i ka demantuar. Mund te na sqaroni cila eshte e verteta ketu?
Nga zemra ju falenderoj per kete pyetje.Une nuk kam asnje profil as ne facebook,absolutisht askund,une nuk kam madje as web-site-in tim.Cdo faqe e hapur ne emrin tim eshte bere nga fansat,shpesh edhe nga njerez jo fansa,e perseris asnjehere nga une.Eshte shkuar aq larg saqe njerez te panjohur jane prononcuar edhe ne emrin e zedheneses sime.Eshte e qudtishme,joprofesionale,madje primitive kur gazetare te ndryshem shkrimet e tyre i bazojne ne keto lloj burime informacionesh, por se shpejti do te angazhohemi qe te vehet rregull ligjor edhe ne kete aspekt.Si duket do bej prap vizita ne gjyqet e Tiranes (qesh).
Adelina ju u vlerėsuat me ēmim tek “Video-festi” nė Kosovė dhe nuk u paraqitėt pėr ta marrė si ēmim. Mund tė na thoni se cila ishte arsyeja e vėrtetė?
Nuk di pse cdo vit behet nje « mini-senzacion » nga kjo gje.Une qe nga viti 2004 nuk jam pjese e atij festivali dhe kjo eshte e tera. Klipet e mia behen per fansa,ne asnje menyre per festivale.
Po nė spektaklin “Netėt e Klipit Shqiptar” ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė, duke qenė se ju ishit shumė pranė ēmimit tė publikut?
Nuk e kam ditur as qe me kane futur ne nominime.Nuk e kam ditur as qe isha me e votuara nga publiku.Naten e finales,me « bombarduan » telefonatata dhe e-mail-at e fansave qe ishin te indinjuar,per te mos thene dhe tejet agresiv qe pak minuta para mbylljes se votimit u nderruan votat.Une vetem dua te lus fansat te qetesohen,mua keto festivale nuk me interesojne.Cmimet me kane interesuar ne fillim te karrieres deri ne moshen 14 vjeqare,atehere kur me duheshin qe te ndertoja nje karriere me themel te forte,dhe atehere i kam marrur neper gjithe Ballkanin.Tash,festivalet e mia jane koncertet e mia solistike.
Sa transparente i duken Adelinės festivalet shqiptare?
Varet per cilin festival flasim,guxoj te krenohem qe aty-ketu shqiptaret kane festivale ku cmohen ata qe i do audienca. Pergjithesisht, festivalet ne tere boten jane te montuara .
A do jeni sėrish pjesė e kėtyre festivaleve dhe cili do tė jetė aktivizimi juaj i radhės?
Une kam braktisur festivalet qe ne adoleshence,kam marrur te gjitha cmimet qe me duheshin per te qene nje kengetare me biografi te lakmueshme.Nese me shihni ne ndoje festival,kete e bej per te reklamuar punen time para spektatorit,ne mungese informacionesh per mua.Garat nuk me kane pelqyer kurr,me kujtojne komunizmin.
Po nė “Top Fest” pėrse nuk keni konkurruar ndonjėherė, duke qenė se pjesa mė e madhe e kėngėtarėve e cilėsojnė si njė festival bashkėkohorė dhe mjaft tė arrirė?
Qeshtje kohe.Pajtohem ne cdo pike,madje duke shikuar festivalet eurpiane,mund te mburremi qe Top Fest sfidon evenimentet me te shquara europiane.Ne rastin tim,qeshtje kohe.Zgjat shume.Parapelqej ta shikoj.
Vitin e shkuar ju morėt pjesė tek “Kėnga Magjike” ku u vlersuat
me ēmimin e publikut. Po kėtė vit e keni nė plan qė tė konkurroni sėrish?
Nuk di,nuk besoj.Pas nje kenge aq te mrekullueshme qe vetem Adi Hila mund ta beje,parapelqej te konzumohet kjo kenge ende nga degjuesi.Dita dites po i rritet vlera dhe per asgje ne bote nuk do rrezikoja qe ate perle te repertoarit tim ta zevendesoja me tjeter.Fundja, »Kenga Magjike » me dha me shume se qe kam enderruar.Pas nje dekade u vleresova larg me shume sesa kur isha 19 vjeqare.Nuk dua ta sfidoj ate magji qe me ndodhi.
Ju aktualisht ndodheni nė Francė. Me ēfarė po merreni konkretisht aty?
Me punen qe di ta bej me se miri,me muzike (qesh). Asgje me shume nuk do t`ju tregoj (qesh) Ka kohe…
Adelina ju keni patur edhe kontratė me rrjetin “Media Markt” qė merret me shitjet e albumeve tė yjeve tė muzikės. Sa e kėnaqur ndiheni pėr kėtė arritje dhe sa ju ka ndihmuar kjo kontratė?
Me eshte realizuar nje enderr qe nuk kam guxuar ta enderroj kurr.Kjo kontrate beri qe DVD e imja te jeté ne te njejtin raft karshi emrave me te spikatur te muzikes boterore.Sa me ka ndihmuar,vleresojeni vet (qesh).
Duke qenė se kontrata juaj e parė ka pėrfunduar pasi tirazhi i parė ėshtė shitur, keni nė plan qė tė krijoni sėrish njė kontratė tė re?
Eshte qeshtje e labellingut dhe menaxhmentit tim…Ok,po (qesh).Kemi perterire kontraten per editimin e tirazhit te dyte.
Kemi dėgjuar qė do tė bėni njė editim tė albumit tuaj nė Europė .Sa e vėrtetė ėshtė kjo dhe ēfarė mendoni se do tė pėrfitoni ju nga kjo risi?
Nuk dua te komentoj asgje ne kete pike,para se te ndodhin gjerat. E tera qe guxoj te them eshte se une jam njeriu me i lumtur ne bote.
Dalim ne nje teme me te pergjitheshme,por duke qendruar serish te muzika. Adelina cili ėshtė opinioni juaj pėr kėngėn qė pėrfaqėsoi Shqiperine nė Eurovizion?
Perjashtuar cdo ndjenje,cdo sentiment,ishte kenge qe e dija per fituese te Eurosong-ut.Bindjen time e perforcuan dhe komentet e kritikeve franqeze dhe zvicrane qe po i percillja pa ndalur.Kaloja pultin nga nje kanal ne tjetrin dhe sa hčre qe paraqitej Shqiperia,komenti ishte i njejti « Oh la la,Shqiperia perseri i futi zjarrin Eurovisionit,Zhuljana Pasha do na beje te shohim Tiranen ne vitin 2011 ». Ju nuk e imagjinoni cfare ndjenje hyjnore eshte. Nje kenge dhe performanse qe u admirua. Zhgenjimi i politikave, kalkulimeve ekonomike,dreqi e di se cfare,i cili ndodhi me fitoren e asaj kenges kot gjermane,nuk ishte vetem imi.
Do dėshironit qė tė na pėrfaqėsonit ju vitin e ardhshėm?
Kurre,per jeté te jeteve ! Pas ketij edicioni,neveria ime per kete festival ka arritur kulmin.
A do kemi ndonjė hit tė ri kėtė sezon veror dhe nėse po, ēfarė rryme do tė jetė kėnga?
Ne Ballkan ende nuk e kam promovuar « Urdherin e Ri ILLYRIC ».Nuk do kete kenge tjeter,para se te degjohet dhe konsumohet hiti i fundit.
Cilat janė planet afatshkurtra tė Adelina Ismailit?
Koncerte ne Kosove,Mal te Zi,Maqedoni dhe Shqiperi,me ndihmen e Zotit.
Ndonjė duet tė Adelinės do tė kemi?
Asnje duet nuk kam ne plan.Po degjoj qe eshte duke ardhur nje « ekspanzion » i dueteve kete vere, besoj qe do te mjaftojne edhe pa mua (qesh).
Jeta e Adelinės:
Si fillon dhe si mbaron njė ditė e zakonshme pėr Adelinėn?
Zgjimi,kafja,shikoj agjenden,grabis pak kohe per te bere not,pasditja takime ose studio,mbremja ne kinema apo teater,para gjumit lexim (momenatlisht « Pesha e kryqit »-Ismail Kadare),.
Ku i kaloni fundjavat zakonisht?
Duke kenduar.Kur nuk kendoj,ndonje koncert i kengetareve boteror.Eshte fantastike te jesh spektator.(qesh)
Dita mė e mirė e javės qė ju preferoni ta bėni pushim?
Kurdo qe kam mundesi.
Po, pėr pushimet verore keni menduar kėtė vit?
Ndoshta nga shtatori.Ende asgje konkrete.
Pėrveē muzikės me ēfarė merret tjetėr Adelinė Ismaili?
Pregatitjet per te filluar studimet ne Fakultetin Juridik.
Adelina keni dhėnė koncerte nė shumė vende tė botės. Nė cilin prej tyre jeni ndjerė super e vlerėsuar?
Dy vitet e fundit,absolutisht kudo qe kam patur koncert nuk kam mundur te flas nga 5 deri ne 10 minuta nga duartrokitjet.Tingellon klishe,por nuk kam si ti ndaj.Ndoshta New York,kur pash Aurela Gace-n qe kishte ardhur dhe po kenaqej.
Sa e frekuenton jetėn e natės Adelina?
Hm…aspak.Perveq koncerteve,asgje nuk me lidh me jeten e nates.
Adelina me siguri ju keni marrė shumė komplimente nga fansat tuaj. Cili ėshtė ai mė i veēanti dhe qė ju kujtoni mė shpesh?
Secili ka peshen e vet,dhe eshte totalisht e pandershme te bej ndarje Guxoj te permend disa raste,kur nje femije 4 vjeqar para hyrjes ne salle operacioni kishte kerkuar te me shihte,nje nga momentet me te trishta ne jeten time,.Nje fans qe ka bere tatoo syrin tim.Klubi i fansave qe parapelqejne te quajne veten « armate » me te cilet ndjehem sikur nje familje.Nuk mund te bej krahasime komplimentesh,posaqerisht kur dikush te perjeton si moter apo idhull.
A keni shumė miq?
Nuk eshte sasia, por kualiteti (qesh).Ne keto kohera personat publik e kane te pamundur te kene shume miq te vertete.Kam miq aq sa duhet dhe falemnderit Zotit per kete gje.Natyrisht qe jane nje e mire e domosdoshme.
Sa e ka ndihmuar aparenca Adelina Ismailin?
Aq sa ka ndihmuar te gjitha kengetaret ne bote prej se femra doli para mikrofonit.Mjaftueshem (qesh).
Pėrveē kėsaj cili ėshtė ēelėsi i suksesit tuaj?
Aftesia per te kenduar cdo stil muzikor,temat réale dhe gershetimi spontan i endrres me realitetin ne paraqitje skenike.
Jeni besimtare dhe cila ėshtė motoja qė nisni ditėn?
Jam besimtare.Diten e nis me lutjen : « Zot me jep fatin ashtu si e kam shpirtin »
Sa kėrkuese ėshtė ndaj vetes Adelina?
Deri ne ate mase saqe nganjehere subkoshienca ime me deshire do me qellonte me grusht.Cdo dite marr sms nga me te dashurit : « Kenaqu pak ».
Nėse ju bėhen padrejtėsi si reagoni?
Dikur kerkoja drejtesine me grushte.Tash padrejtesine e ndeshkoj me suksese.
Besoni ne miqėsi?
Jam idéaliste e papermiresueshme.Besoj.
Po tek njerėzit nė pėrgjithėsi?
Jo.
Ēfarė ju tremb mė shumė nė jetė?
Nuk me vjen ndermend dicka qe mund te me tremb.
Tė qenit e famshme ėshtė njė bezdisje, apo sadisfaksion pėr ju?
Fama eshte satisfaksioni me i madh deri ne momentin kur fillojne te bezdisin. Kurre ne jeté nuk do nderrohesha me askend.
Adelina kemi parė qė nuk ju pėlqen tė bėni ndryshime drastike pėrsa i pėrket flokėve tuaja…
Nuk ndjehem si Adeline, ndryshimet drastike ne koke dhe mbi koke me bejne te pasigurt.Kam bere eksperimente te paimagjinueshme,qe faleminderit Zotit kane zgjatur shkurt dhe larg kamerave.
Adelina njiheni pėr njė trup perfekt. Si arrini qė t’i ruani kėto linja?
Uou faleminderit !Kam mamin qe peshon sa une,bej not dhe vallezim,por edhe nena natyre me zemergjeresi tere familjen na ka « shendoshur » vetem ne « ballkonet » e domosdoshme (qesh)
Mendimi juaj pėr ndėrhyrjet kirurgjikale?
Pas moshes 45 vjeqare,pse jo ?
A pėrbėjnė problem pėr Adelinėn thashethemet dhe pse?
»Mos shiko cka thote ,shiko kush ta thote ». Kur behen nga individe per shkaqe xhelozie,totalisht te pademshme, madje simpatike. Kur vijne nga sherbime te organizuara atehere shume te rrezikshme. Rrezikojne jetera njerezish, shkaterrojne te miren e pergjithshme, vrasin qelizen e identitetit.
Thashethemi mė i keq qė keni dėgjuar ndonjėherė pėr veten tuaj?
Qe kam grushtuar nje politikan.
Po, ai mė i miri?
Qe kam grushtuar nje tjeter politikan (qesh)
Cila ėshtė motoja qė ka Adelina Ismaili?
»Mos me pyet ku po bej dhe cka po bej.Me pyet me ke dhe per ke po bej»
Mesazhi, apo shprehja mė domethėnėse e njė filozofi qė ju pėlqen mė shumė?

«Kur ndegjoj qe vdes ne bote, Nje njeri i Vendit Tim, Jam ne zemer i piklluar, Vdes nje cope e shpirtit tim» -Ibrahim Rugova.


Adelina Ismaili: Dikur kėrkoja drejtėsinė me grushte, tash p Adelinaismaili2


Adelina Ismaili: Dikur kėrkoja drejtėsinė me grushte, tash p Adelina

Adelina Ismaili: Dikur kėrkoja drejtėsinė me grushte, tash p Adelinaismaili3
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Adelina Ismaili: Dikur kėrkoja drejtėsinė me grushte, tash p
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Adelina Ismaili dhe Genta Ismaili Nje puthje e pazakonte..
» DIKUR... .. ehh
»  Adelina Tahiri: Nuk kam kohe per dashurine

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: