Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Ermela kthehet tek ish i dashuri qė la para BB!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Ermela kthehet tek ish i dashuri qė la para BB! Empty
MesazhTitulli: Ermela kthehet tek ish i dashuri qė la para BB!   Ermela kthehet tek ish i dashuri qė la para BB! Icon_minitimeThu Oct 13, 2011 7:36 pm

Ermela kthehet tek ish i dashuri qė la para BB! Ermela\

Nė fakt, mjaftoi njė ritakim surprizė televiziv i Ermelės dhe Ervinit, nė studion e emisionit "Pasdite nė Top Channel”, qė pyetjeve tė shumta se si po vazhdonte jeta private e saj pas ndarjes gjithė zhurmė nga Ervini, t’u pėrgjigjej ky i fundit,

duke treguar nė njė farė mėnyre se ende nuk e kishte humbur interesin ndaj saj. Dhe pikėrisht pyetjes sė prezantueses sė re, Lira Burgia, pėr tė zbuluar mė tej nėse nė jetėn e Ermelės kishte hyrė ndonjė mashkull tjetėr, u duk se i hodhi pak benzinė zjarrit vetė Ervini.

Ai, ashtu si kalimthi por jo pa qėllim, tha se Ermela tashmė kishte jetėn e saj, dhe se ajo po bashkėjetonte me njė djalė tjetėr, madje apartamentin me qira, sipas tij, Ermela e kishte marrė shumė afėr apartamentit tė Ervinit, nė zonėn e Medresesė nė Tiranė. Vetė Ermela nuk e mohoi, por iu pėrgjigj me ironi, se nė fakt po bashkėjetonte me maēokun e saj. Por u duk ama se nuk e gjeti forcėn e duhur pėr ta kundėrshtuar plotėsisht, atė qė Ervini e tha hapur nė publik, ashtu siē ajo e ka zakon tė mos kursejė askėnd. Gjithsesi, si njė stratege e mirė e planeve tė saj, ajo i dha njė mesazh Ervinit qė ta mbyllte gojėn tani e tutje, ndėrsa i bėri njė ftesė publike pėr tė konsumuar njė kafe sė bashku, direkt pas emisionit. E, pavarėsisht flirteve tė Ervinit me disa vajza tė ndryshme, duket se ai asgjė serioze nuk ka nisur nė jetėn e tij private pas ndarjes nga Ermela, e cila nga ana e saj po pėrjeton njė histori tė vėrtetė dashurie. Ashtu siē e tha dhe Ervini, ajo vėrtet ka nisur bashkėjetėsėn e saj me njė djalė 27 vjeē, i cili nuk ėshtė njė njohje e re, por nė plot e kuptimin e fjalės mund tė quhet "fiksimi i vjetėr i Ermelės”.

Djali qė shihni nė foto quhet Joti dhe ėshtė pikėrisht ai djalė qė Ermela e ka pėrmendur brenda lojės sė "Big Brother 4”, ndėrsa u tregoi banorėve tė tjerėve se ajo histori dashurie e para shtatė viteve i kishte mbetur brengė nė zemėr, pasi nuk ishte konsumuar si lidhje, pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė familjarėve tė tij, qė nuk e kishin dashur Ermelėn nė atė kohė. Ata ishin bėrė shkak pėr ndarjen, dhe pas asaj qė ndodhi Joti u largua drejt Milanos (Itali), qyteti ku ka jetuar deri para njė muaji, kur me kėrkesėn e Ermelės vendosi tė rikthehet nė Shqipėri dhe ta riprovojnė edhe njė herė lidhjen. Ermela e ka bindur tė rikthehet, pasi e ka pėrjetuar si njė histori tė vėrtetė dashurie, qė ndoshta ndodh vetėm njė herė nė jetė. Ndaj, jo pa qėllim nuk e kurseu as pėr publikun qė tė shprehej pėr brengėn e saj, djalin me emrin Jotti, me tė cilin qė 7 vite mė parė ruante njė kujtim sa tė bukur, po aq edhe tė hidhur. Djali me sytė blu nga Lezha, i cili ka ndjekur studimet e larta nė Universitetin e Florencės si dhe nė Institutin SAE pėr kinema, i ėshtė rikthyer me shumė qejf lidhjes. Ka qenė ndoshta profili i shkollės sė tij, qė e ka vėnė Ermelėn nė lėvizje, qė ta mbajė nė Tiranė atė, duke menduar si opsion punėsimi televizionin. Kėshtu qė para plotėsimit tė ėndrrės sė saj pėr tė punuar nė televizion, ajo fillimisht ka punėsuar nė stafin e TCh tė dashurin e saj, nė pozicionin e operatorit nė spektaklin "Vokali”, qė ka nisur pėrgatitjet pėr t’u transmetuar nė sezonin e ri televiziv.

Ermela, 1 muaj bashkėjetesė me Jottin

Po fakti qė Ermela po pėrpiqet ta ruajė sekret bashkėjetesėn me ish tė dashurin e saj, ndoshta nėnkuptohet si njė mungesė sigurie, pasi pas shumė vitesh shpesh ndodh qė dy tė dashuruar nuk e njohin mė njėri-tjetrin. Megjithatė, ajo ka vendosur ta shijojė nė qetėsi privatėsinė e saj, kėsaj here derisa tė bindet se ėshtė zgjedhja e duhur pėr tė apo jo. Ajo jeton me Jottin qė nga data 20 gusht, afėrsisht kur vendosi tė shkėputet pėrfundimisht nga miqtė e saj tė «Big Brother», dhe po ashtu nga Ervini pėrfundimisht. Duket se interesi kėsaj here i kishte ikur pėr Ervinin, dhe se e kishte ndarė mendjen, qė nuk do tė kishte tjetėr rikthim. Po ashtu, vendosi tė krijojė njė mur komunikimi me shtypin, duke e menduar mė qetėsisht kėtė punėn e lidhjeve tani e tutje. Tashmė, Ermela ka menduar tė largohet nga familja e t’ia nisė nga e para, ndėrsa ka marrė njė shtėpi dhe jeton bashkė me Jottin nė Tiranė. Madje, dėshmitar i kėsaj bashkėjetese ėshtė dhe vetė Ervini, i cili pohoi nė program se e shihte ēdo mėngjes me tė dashurin e ri, pasi i kanė apartamentet afėr.

Ermela dhe Ervini; Pas puthjes te "Pasdite nė TCH”, pinė kafen e fundit

U duk se fillimi i sezonit tė ri tė «Pasdite nė Top Channel», me autore kėtė vit Dalina Buzin, ka nisur me njė "reality show” tė veēantė nė njė studio televizive. Autorja kishte ftuar Ermelėn nė panelin ku disktohej pėr lidhjet dhe ndarjet mė tė bujshme VIP, ndėrsa i kishte pėrgatitur njė kurth Ermelės, duke i sjellė papritur Ervinin nė studio. Reagimi i tyre ishte me tė qeshura, ngacmime, batuta e provokime, ndėrsa dukej qartė se i kishin harruar inatet. Publiku pa pėrqafimin dhe puthjen e fundit tė ēiftit para kamerave, duke rikujtuar kohėt e vjetra nė lojėn e tyre nė "BB4”, ku ata tė dy shkėmbenin pėrqafime pa fund. Pas programit "Pasdite nė TCH”, dy ish tė dashurit u ulėn nė njė kafe afėr studiove tė "Top Channel”, ndėrsa kanė biseduar pėr marrėdhėnien e tyre tani e tutje. Ata i kanė premtuar njėri-tjetrit se do i harrojnė mėritė, dhe pse jo, tė mbeten shokė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Ermela kthehet tek ish i dashuri qė la para BB!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ermela Mezuraj Pas BB4, Me e Pasur, e Lumtur dhe e Dashuruar
» F1, Bild: Do te kthehet edhe Ralf Schumacher
» Para Marteses
» I dashuri i J-Lo mbron lidhjen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Show Biz-
Kėrce tek: