Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliKėrkoRegjistrohuidentifikimi


Share | 
 

 Bagavat Gita ne shqip

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
avatar

Male
Postime : 403
Age : 26
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

MesazhTitulli: Bagavat Gita ne shqip    Mon Dec 05, 2011 5:20 pm


Mahabharata ėshtė njė nga 2 eposet e mėdha tė Indisė. Eposi tjetėr quhet Ramajana. Mahabharata nuk ėshtė njė vepėr homogjene, por njė pėrmbledhje nga tregime qė grumbullohen nė 18 libra. Tema e tyre kryesore , ashtu siē duket edhe nga titulli i saj, ėshtė historia e pasardhėsve tė Mbretit Bharata tė Indisė sė Lashtė, shteti nė tė cilin jetoi dhe mbretėroi dinastia e Bharata.

Bagavat Gita, qė ndodhet nė kapitujt 25 e deri tek 42 e librit tė gjashtė tė Mahabharata ėshtė njė nga veprat klasike mė tė rėndėsishme filozofiko-fetare tė letėrsisė sanskrite. Gita nė gjuhėn sanskrite do tė thotė , Kėngė. Bagavat ėshtė emri mė tė cilin njihej Krisna, mishėrimi mė i dashur i Perėndisė i Indianėve, dhe do tė thotė ‘’i Adhurueshmi’’. Pra etimologjikisht, Bagavat Gita do tė thotė ‘’Kėnga e tė Adhurueshmit’’.

Me formėn e njė dialogu midis Krisnės dhe shokut-mikut tė tij Arzuna, heroit tė Mahabharata, Bagavat Gita na mėson se si njeriu mund tė arrijė tė bashkohet me botėn shpirtėrore dhe Realitetin suprem duke ndjekur rrugėt e Dijes, Adhurimit, Veprave altruiste apo tė Pėrqėndrmit tė Mendimit sipas karakteristikave dhe aftėsive tė tij.

Krisna, mishėrimi hyjnor qė paraqitet si lideri i Jadavas (Yadavas), pėrfaqson tė pakufizueshmin brenda tė tejkalueshmes, Perėndinė brenda njeriut, i fshehur nė format e trupit dhe tė shqisave. Dhe Arzuna, nxėnės dhe mik, ėshtė njeriu karakteristik, as shenjtor dhe as mėkatar, por njė psikikė qė lufton pėr tju larguar dėshpėrimit dhe mjerimit tė jetės. Ėshtė njeriu qė jeton brenda botės, por ndodhet nė konfuzion pėr detyrėn e tij dhe pėr kuptimin dhe qėllimin e vėrtetė tė jetės dhe i kėrkon Mėsuesit tė tij ti tregojė rrugėn qė do ta udhėheqė drejt shpagimit dhe paqes shpirtėrore.

Pėrmbledhje e shkurtėr:


Mbreti i Hastinapurės (qyteti i elefantėve) kishte dy djem: Dritarashtrėn, qė kishte lindur i verbėr dhe Pandunė. Pas vdekjes sė tij, fronin e mori pėrsipėr djali i tij Pandu dhe pas vdekjes sė parakohshme tė tij, nė fron u ngjit vėllai i tij i verbėr.

Panduja kishte pesė fėmijė tė vegjėl, pesė djem: Judishtira, Bima, Arzuna dhe binjakėt Nakula dhe Sahadeva, qė Dritarashtra i verbėr i mori nė pallatin mbretėror dhe i rriti sė bashku me djemtė e tij. Djemtė e Pandu-sė u quajtėn Panadavas, dhe u bėnė luftėtarė tė mėdhenj, tė dhuntuar me shumė virtyte, dhe mbreti Dritarashtra, duke e ditur se djali i tij i madh, Durjodana, nuk ishte i denjė pėr tė mbretėruar me drejtėsi mbretėrinė, deklaroi si pasardhės tė fronit Judishtirėn, djalin mė tė madh nga Pandavas. Kjo gjė rriti jashtė mase urrejtjen dhe zilinė e Durjodanės pėr kushėrinjtė e tij dhe kėshtu vendosi ti eliminonte.

Pasi u mundua, tė krijonte vdekjen e tyre, por pa sukses, arriti pėrfundimisht me mashtrim dhe tradhėti, t’ju rrėmbejė fronin dhe ti detyrojė pesė vėllezėrit tė largohen nė njė arratisje shumėvjeēare.

Pasi kaluan shumė aventura, vėllezėrit Pandavas u kthyen nga arratisja e tyre dhe kėrkuan nga Durjodana pjesėn e tyre qė u takonte nga mbretėria, por ai refuzoi t’ju jepte edhe sendin mė tė vogėl pa luftė.

Kėshtu lufta u bė e pashmangshme. Tė gjithė prijėsit e Indisė vajtėn me njėrėn ose tjetrėn palė. Si Durjodana ashtu edhe Arzuna, i treti nga djemtė Pandavas, kėrkuan ndihmėn e Krisnės. Ai i sugjeroi tė zgjidhnin midis pranisė sė tij personale , por pa marrė pjesė nė luftė, dhe ushtrisė sė tij. Durjodana me nxitim zgjodhi ushtrinė e fuqishme tė Krisnės, ndėrsa Arzuna, qė ishte mik fėminor i Krisnės, kėrkoi praninė personale tė tij, jo si luftėtar, por si njė drejtues i thjeshtė i karrocės sė tij luftarake.

Dy ushtritė u rreshtuan nė fushėn e shenjtė tė Kuruve gati pėr tė filluar betejėn. Atėherė, i mėnēuri Viasa, i afėrt i tė dyja familjeve, i cili kishte dhuntinė e fuqive mbinatyrale, ju paraqit mbretit tė verbėr Dritarashtra, babait tė Kuravas, pasardhėsve tė Kuru, ashtu sic quheshin djemtė e tij, dhe e pyeti nėse dėshironte ta bėnte qė ta shihte me sytė e tij kėtė betejė qė pėrgaditej tė fillonte. Por ai refuzoi, duke mos dashur tė shikonte tė keqen e madhe qė do tė bėhej nga kjo luftė dhe atėherė Viasa i dhuroi shoqėruesit tė Dritarashtrės, Sanijės, fuqinė mbinatyrale tė shikojė dhe tė dėgjojė nga pallati ato qė ndodhnin nė fushėn e betejės, nė mėnyrė qė t’ja transmetonte mbretit tė verbėr.

Pasi tani njohim pak a shumė elementet kryesorė tė kėsaj historie, mund te mundohemi te imagjinojmė atė qė ndodh: nė fushėn e madhe ‘’Kurucetra’’( fusha e betejave tė Kurava) qė digjet nga dielli. Elefantėt dhe kuajt janė gati pėr tė filluar luftėn… Armėt qė luftėtarėt e zemėruar Kurava mbajnė nė duart e tyre shkėlqejnė, kuajt hingėllojnė, jehojnė trumbetat e bronxta – frikėsohet jeta, dhe vdekja buzėqesh me shpresė. Nė qėndėr tė fushės , i frikėsuar ndodhet Arzuna. Mbrapa tij ndodhet ushtria Pandava qė ėshtė gati, ashtu si edhe ushtria kundėrshtare, pėr tė dhėnė Betejėn e madhe…

Gjithēka do tė fillojė atėherė kur Arzuna do tė ngrejė Harkun e tij tė rėndė pėr tė hedhur shigjetėn e parė. Duhet tė shkėlqejė ndriēimi i vullnetit tė tij, qė tė thotė po, pėr tė filluar Beteja e Pėrjetshme e Njeriut – e ēdo njėrit nga ne, dhe e Njerėzimit nė totalin e tij.

Nė qiell mbizotėron heshtje, aspirata ekziston nė zemrėn e shpresės. Erėrat pushojnė dhe deti ndalon si i kristalizuar. Madje akoma dhe Toka dhe vėllezėrit e saj planetet rrotullohen me ngadalė nė qiell, sikur tė kėrkojnė tė shohin atė qė do tė ndodhė nė fushėn e Kurava, nė ‘’Kurucetra’’.

Arzuna i cili duhej tė jepte sinjalin e fillimit tė betejės ka frikė, zbret nga karroca e tij luftarake dhe hedh tutje mburojėn e tij. Ndjen keqardhje pėr tė gjithė ata qė do tė vdesin nga kjo betejė, ka frikė vdekjen dhe refuzon tė luftojė, nė mėnyrė qė tė shmangė zhdukjen e fisit tė tij.

Atėherė Krisna fillon t’i flasė pėr doktrinat brendėsore si: tė Veprimit tė Drejtė, 3 Gunas (gjendjeve tė Natyrės), pėr Avatarat. Pėrfundimisht pas dialogut madhėshtor me Krisnėn, Arzuna ndriēohet shpirtėrisht, ngrihet nė kėmbė dhe ngjitet pėrsėri mbi karrocėn e tij luftarake, vertikalizon Shpirtin e tij dhe jep sinjalin pėr fillimin e luftės.

Kjo betejė simbolizon luftėn ndėrmjet te Mirės dhe tė Keqes, ndėrmjet Dritės dhe Errėsirės, ndėrmjet Unit shpirtėror dhe atij material, ndėrmjet Ėngjėllit dhe kafshės qė ndodhen brenda Njeriut. Arzuna ėshtė ēdo njeri qė ndjen nevojėn e Veterealizimit ose Pėrmirėsimit Shpirtėror. Ėshtė njeriu qė ndodhet midis dy botėve. Midis botės Shpirtėrore dhe virtyteve tė saj por edhe botės materiale dhe veseve tė saj.

____________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Bagavat Gita ne shqip
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Kultura dhe Historia :: Filozofia-
Kėrce tek: